Në katër muajt Amerika ta merr rolin në dialog për të ndërmjetësuar, evropianët me Borellin dhe Lajçakun kanë dështuar

Në katër muajt  Amerika ta merr rolin  në dialog për të ndërmjetësuar, evropianët me Borellin dhe Lajçakun kanë dështuar
Në katër muajt  Amerika ta merr rolin  në dialog për të ndërmjetësuar, evropianët me Borellin dhe Lajçakun kanë dështuar

Blerim Burjani

  • 20 September 2023 - 07:57

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Dialogu aktual, me sjelljen e çuditshme të Lajçak dhe Borell, duke i dhënë përparësi vetëm themelimit të asociacionit serb në Kosovë për shkak të kohëzgjatjes së madhe të mos zbatimit të marrëveshjes së vitit 2013, e ka prishur tërësisht baraspeshën e zbatimit pa shqetësime të marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja e Ohrit nuk ka shpresë se do ti normalizon raportet në mes të shteteve, kur në këtë dokument është hequr paragrafi lidhur me njohjen reciproke në mes të dy shteteve.

-Me këto zhvillimet e fundit po shihet qartë se ky dialog ka marrë çahje herë tragjike, për raportet në mes vendeve, e herë kahe komik apo qesharake. Ndërmjetësimi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është jo serioz dhe jo me qëllim të përmbylljes së konfliktit në mes të dy vendeve. SHBA-të kanë gabuar kur janë ra në përafrim të BE-së. SHBA-ja do të detyrohet që sa më parë të rreshtohen kah Kosova në këtë dialog, sepse ndërmjetësuesit evropian nuk e kanë për qëllim zgjidhjen normale të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Në vend të zgjidhjes normale po ofrohet një lloj dialogu pa krye. Pra s’ka qëllim përfundimtar, e ky është dështim.

Mendoj që SHBA duhet të gjejnë solucion përfundimtar, urgjentisht duhet të mendojnë si ta zgjidhin problemin, duke vendosur së pari njohjen e kufijve reciprok në mes vendeve, demarkacioni, njohja reciproke dhe vendosja e marrëdhënie diplomatike. Pra janë tre elemente të rëndësishme për ti dhënë fund ,kësaj çështje. Kontestuese mbetet themelimi i asociacionit që me 4 % serb të mos themelojnë një Republikë srpska apo një lloj federalizmi të Kosovës. Me 4% serb në Kosovë nuk mundë të ketë ndarje administrative të Kosovës e as federalizmi të Kosovës dhe prishje të shtetit unitar aktual. Borell e Lajçak kanë dashtë ta bëjnë federalizmin e Kosovës duke përmend Tirolin Jugor, ku nuk ka ngjashmëri kurrfarë në mes Tirolit dhe rastit të Kosovës, për një territor ku jetojnë vetëm 4% të serbëve në Kosovë.

Pra ka pasur përplot absurde që kanë bërë Lajçak e Borell. Diplomacia e SHBA-ve nuk është “konsumuar” ende në këtë dialog derisa ajo e BE-së po. Është koha e fundit që SHBA-të duhet të marrin rolin kryesor në dialog për katër muaj të ardhshëm, për të provuar nëse do të mundë të ndodhë mrekullia, nëse do të arrijnë ta luajnë rolin e fuqishëm në dialog. Është koha e fundit që Kosova e Serbia të pajtohen me një opsion normal për normalizim të raporteve mes tyre, me një marrëveshje të qëndrueshme dhe zbatueshme nga të dy palët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".