Lobimi i fuqishëm për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO për interes të shtetit, pa ndërskamca politike mes opozitës dhe pushtetit

Lobimi i fuqishëm për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO për interes të shtetit, pa ndërskamca politike mes opozitës dhe pushtetit
Lobimi i fuqishëm për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO për interes të shtetit, pa ndërskamca politike mes opozitës dhe pushtetit

Gani Qarri

  • 21 September 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Qeveria e Kosovës, dhe i gjithë lidershipi politik pozitë dhe opozitë, përfundimisht duhet ta marr më seriozisht angazhimin për lobim, qoftë edhe na baza ditore, për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, një proces ky shumë esencial dhe me rëndësi strategjike për shtetin e ri të Kosovës, integritetin dhe stabilitetin e tij në rajonin e nxehtë të Ballkanit.

-Vetë ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, e sheh tepër urgjente çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO, i cili edhe është shprehur optimist për rrugën e Kosovës drejt NATO-s, nëse lidershipi kosovar, vërtet e merr më seriozitet dhe më, me prioritet lobimin ndërkombëtar të Kosovës për këtë proces, i cili ka thënë se Kosova medoemos duhet të bëj gjithçka për përshpejtimin e këtij procesi. “Kosova ka shumë miq që mund të ndihmojnë me këtë strategji të diplomacisë publike dhe unë personalisht jam i bindur se një ditë do të ketë lëvizje politike në Ballkanin Perëndimor dhe se Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s.

Detyra e Prishtinës është të bëjë gjithçka që mundet për ta përshpejtuar këtë proces” jetik për Kosovën, ka thënë Shea, i cili njihet edhe si mik i madh i shqiptarëve dhe i vet shtetit të pavarur të Kosovës. Për aq më tepër, sipas diplomatit dhe ushtarakut Shea, vetë fakti i prezencës së NATO-s, për 24 vite në Kosovë, e bënë natyrshëm edhe më të lehtë procesin e anëtarësimit të Kosovës, prandaj për këtë çështje duhet punuar seriozisht dhe pa asnjë vonesë në periudhën që kemi përpara. Shea ka thënë se pikërisht prezenca e vazhdueshme dhe e pa afatizuar e NATO-së në Kosovë tregon se Kosova ende ka punë për të bërë, prandaj nuk duhet vonuar për procesin e aplikimit dhe anëtarësimit për të qenë vend i barabartë me të tjerët, me të drejta të plota, aq më tepër kur Kosova ka një fqinjë sikur që është Serbia dhe dialogu për marrëveshje paqësore të normalizimit dhe njohjes nuk po shkon në mënyrën e dëshiruar dhe dinamikën e planifikuar. “Prania e qëndrueshme e ushtarëve të NATO-s/KFOR-it në territorin e Kosovës më shumë se 24 vjet pas përfundimit të luftës në vitin 1999 nënvizon gjithashtu se Kosova ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar kohezionin dhe stabilitetin e saj të brendshëm – edhe pse këtu është e vështirë të arrihet përparim përderisa Serbia nuk është treguar asnjëherë, partner kooperativ”, është shprehur Shea.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".