Kurti nuk mund të ja lejon vetes që firma e tij ta vulosë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin

Kurti nuk mund të ja lejon vetes që firma e tij ta vulosë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin
Kurti nuk mund të ja lejon vetes që firma e tij ta vulosë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin

Muhamet Kelmendi

  • 21 September 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Për shkak të kësaj gjendjeje dhe kërkesës eksplicite të SHBA-se dhe të BE-së për Asociacion, vendi mund të shkon në zgjedhje të reja. Z.Kurti nuk mund të mendon që të mbetet firma e tij në Marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo, është për z.Kurti, kundruall qëndrimeve të prera kundër "zajednicës" dhe angazhimit të tij politik dhe në terren, vdekjeprurëse. Këtë nuk e bënë z.Kurti. Mbeten opsion vetëm zgjedhjet e reja.

-Në dy konferencat e fundit të kreut te Qeverisë së Kosovës, z. Albin Kurti, u tregua qartë pozita e Kosovës në dialog dhe qëndrimet e ndërmjetësve. Z.Kurti akuzoi kryesisht z.Lajçak si ndërmjetës që e mbanë anën e shtetit serb dhe si mashtrues e gënjeshtar. Qëndrimet e tilla, duke treguar se më 14 shtetor, në Bruksel , doli z.Lajçak me qëndrimin serb në dialog, duke kërkuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është kërkesë e shtetit serb, në vend të respektimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksit të Ohrit, tregoi animin e drejtpërdrejtë të z.Lajçak nga ana e Beogradit. Z.Lajçak, thotë Kurti, gënjeu në takim në Bruksel. Ai tha se ka bërë Serbia kërkesë. Këtë e kërkova unë. E kërkoi dhe z.Borel. Tha, se e ka. ia kërkova. Vetëm pas përfundimit mu dha një shkresë e korrikut,e cila nuk ishte kërkesë.

Flitej vetëm për Asociacion. Ishte anglisht dhe në cirilisht. Z.Lajçak e morri qëndrimin serb për Asociacion, si vij të kuqe, dhe e paraqiti në dialogim si qëndrim të BE-së. Qëndrimi i tillë akuzues tregon se Qeveria e Kosovës me ndërmjetës z.Lajçak, madje edhe Borel, nuk sheh mundësi për të dialoguar dhe realizuar marrëveshjet. Çfarë do të bëhet? 1. BE mundë të paralizon në tërësi dialogimin deri në zgjedhjet e reja. 2. BE e vazhdon dialogimin, pa kontakte të drejtpërdrejtë në mes palëve, si dhe me a pa z.Lajçak. 3. SHBA-të e marrin rrolin udhëheqës. Në kuadër të gjendjes së krijuar është shumë vështirë të paramendohet ndonjë takim i z.Kurti me z.Lajçak. Në pozitë më të mirë nuk është as gjendja me z.Borel. Me të dytë ka vështirësi të takimit. Natyrisht se mund të kalon dialogimi te Presidentja. Kjo varet nga Qeveria Kurti II.

Po kështu, për shkak të kësaj gjendjeje dhe kërkesës eksplicite të SHBA-se dhe të BE-së për Asociacion, vendi mund të shkon në zgjedhje të reja. Z.Kurti nuk mund të mendon që të mbetet firma e tij në Marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo, është për z.Kurti, kundruall qëndrimeve të prera kundër "zajednicës" dhe angazhimit të tij politik dhe në terren, vdekjeprurëse. Këtë nuk e bënë z.Kurti. Mbeten opsion vetëm zgjedhjet e reja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".