Zgjedhjet serbe në vitit 2024 projekt i dizajnuar për bllokimin e dialogut dhe një marrëveshje të dështuar

Zgjedhjet serbe në vitit 2024 projekt i dizajnuar për bllokimin e dialogut dhe një marrëveshje të dështuar
Zgjedhjet serbe në vitit 2024 projekt i dizajnuar për bllokimin e dialogut dhe një marrëveshje të dështuar

Agim Bajrami

  • 21 September 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Serbia në Mars të vitit 2024 shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme , dhe dialogu ,Kosovë - Serbi shtyhet , kurse, marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit ,nuk do të mund të zbatohen,ngase,kjo është loja politike e Vuçiqit, për mos zbatimit e marrëveshjeve, dhe duke e fajësuar Kosovën!

Serbia , do ti mbaj zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në Mars të vitit 2024,dhe dialogu Kosovë-Serbi pezullohet,për shkak taktikës së Vuçiqit , të shpalljes së zgjedhjeve serbe,për në mars të vitit 2024 ,ndërsa, ndërmjetësit evropian, Borell e Lajçak e fajësojnë, Kosovën duke u bërë pjesë e lojës serbe, të shpalljes të zgjedhjeve parlamentare, për ti ikur zbatimit të marrëveshjeve të normalizimit, në mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb Vuçiq ,gjatë intervistës së dhënë për 'televizionin serb 'Pink' paralajmëron, se ka pranuar kërkesën e opozitës serbe, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe të Beogradit,dhe siç deklaroj presidenti serb Vuçiq , " se do të u'a plotësoj dëshirën opozitës, kur deri më 31 dhjetor, do ti shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ,dhe sipas rregullativës ligjore serbe,diku në mars të vitit 2024, qytetarët do të mund të dalin në votime". Viti 2024 ,është viti i fushatës zgjedhore, në Evropë,SHBA , edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas presidentit serb , ambasadori Kristofer Hill ka thënë ,se nuk ka "marrëveshje kompromisi" me Kosovën ,përderisa nuk ka 'marrëveshje imponuese kompromisi'.

Presidenti Vuçiq, pajtohet me deklaratën e ambasadorit Hill për 'zgjidhjen e marrëveshjes kompromisi' për çështjen e Kosovës,dhe sipas 'formulës serbe të kompromisit', aludohet , në mos pranimin e shtetit të Kosovës ,dhe Kosova të ketë statusin e Taivanit apo të një 'territori' që ka kontest ndërkombëtar. Për Kosovën ,nuk mund të diskutohet çështja e shtetësisë dë Kosovës, kur shtetësia e Kosovës e përfunduar me shpalljen e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008, dhe e njohur mbi njëqind shtete me fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake botërore. Kosova, e ka të deklarua kauzën e saj të së ardhmes së vetë,se punon dhe angazhohet për anëtarësimin në aleancën e NATO-s, në BE në strukturat e OKB-së , dhe strukturat tjera evropiane,Dhe shtetësia e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa,e deshi apo nuk e deshi Serbia, Lajqak, Borell.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".