NATO përmes KFOR-it, me paralajmërim serioz kundër Serbisë

NATO përmes KFOR-it, me paralajmërim serioz kundër Serbisë
NATO përmes KFOR-it, me paralajmërim serioz kundër Serbisë

Blerim Burjani

  • 22 September 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Mendoj që është dashur kaherë të ndalet Vuçiqi me një kërcënim të tillë, me të cilin nuk i kërcënohet vetëm Kosovës por edhe NATO-s. Kjo është dashtë të ndalet, po tash kjo sa është bërë dhe duhet të jetë paralajmërim akoma më real. Pra nuk mundë të ketë më kërcënim por vetëm dialog,i cili duhet ti zgjidhë problemet. Pra duhet të ketë vetëm zgjidhje të çështjeve të hapura e kontestuese në mes të dy vendeve, brenda këtyre katër muajve të mbetur të këtij viti.

-Pikërisht tash është koha e fundit që KFOR-i dhe NATO ti ia bëjnë të ditur Serbisë për ta ndalur budallallëkun, përmes cirkut të vazhdueshëm në raport me sigurinë në Kosovë, përmes kërcënimit të njëjtë kundër Kosovës me luftë. Ky ishte dhe është budallallëk i madh të merret Kosova me kërcënime të budallme nga Serbia ndaj Kosovës. Pra kjo kaherë është dashtë të ndalet një fushatë e tillë kërcënuese e “demonstrimit dhe “vringëllimit të armëve në drejtim të Kosovës. Pra nuk duhet lejuar me të atilla kërcënime, nuk ka dhe këtë nuk mundë ta durojë NATO apo KFOR-i. Mendoj që është dashur kaherë të ndalet Vuçiqi me një kërcënim të tillë, me të cilin nuk i kërcënohet vetëm Kosovës por edhe NATO-s.

Kjo është dashtë të ndalet, po tash kjo sa është bërë dhe duhet të jetë paralajmërim akoma më real. Pra nuk mundë të ketë më kërcënim por vetëm dialog,i cili duhet ti zgjidhë problemet. Pra duhet të ketë vetëm zgjidhje të çështjeve të hapura e kontestuese në mes të dy vendeve, brenda këtyre katër muajve të mbetur të këtij viti. politika e dialogut duhet mbizotëroj, dhe se duhet të ketë normalizim të plotë të relacioneve. Pra të shpresojmë se disi duhet të reformohet dialogu. Modeli duhet të rivlerësohet. Ndoshta marrëveshja e Ohrit, sepse ka të meta,dhe se pa njohje direkt reciproke nuk ka dhe nuk mund të ketë normalizim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".