Reformat në sistemin e drejtësisë kërkojnë guxim në veprim, jo arsyetim në dështim

 Reformat në sistemin e drejtësisë kërkojnë guxim në veprim, jo arsyetim në dështim
 Reformat në sistemin e drejtësisë kërkojnë guxim në veprim, jo arsyetim në dështim

Xhevat Meha

  • 22 September 2023 - 12:45

Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha

Reforma në sistemin e drejtësisë ka qenë zotim i marrë nga pozita në baze të të cilit e ka marrë besimin për të qeverisur. Jemi në vitin e tretë e Qeveria nuk është askund me reformën.

-Faji për këtë vonesë të reformës në sistemin e drejtësisë është te vetë qeveria, dhe është e kotë përpjekja për të fajësuar dikë tjetër për dështimet që bënë vetë. Unë nuk kam parë vullnetin e nevojshëm nga kjo qeveri për të kryer këtë proces siç kërkohet nga qytetarët e Kosovës. Në këtë pikë kisha bërë një dallim, Ministrja e Drejtësisë si individ e ka pasur vullnetin e duhur po ky nivel i vullnetit nuk ka qenë dhe as që po e shoh të jetë edhe tek Kryeministri, shefi i saj.

Akuza se vonesat nga Gjykata Kushtetuese në trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi janë neglizhim pune nga Gjykata, janë përpjekje për të fshehur vonesat në përgatitjen e dokumenteve ligjore nga Ministria. Akuza se kthimi ose rrëzimi i paragrafëve të caktuar nga Gjykata në ligje të caktuara është e organizuar nga dikush është përpjekje për të fshehur punën e dobët profesionalë të Ministrisë në përgatitjen e dokumenteve ligjore. Ky kabinet qeveritar duhet që në vend të fshehjes pas gishtit akuzues ndaj të tjerëve të punoj seriozisht pa hile në përmbushjen e zotimeve që ka marrë ndaj qytetareve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".