BE-ja është duke keqpërdorur përçarjen e thellë të skenës politike kosovare

BE-ja është duke keqpërdorur përçarjen e thellë të skenës politike kosovare
BE-ja është duke keqpërdorur përçarjen e thellë të skenës politike kosovare

Gani Qarri

  • 22 September 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Faktori ndërkombëtar, konkretisht Bashkimi Evropian, jo vetëm që është duke e shfrytëzuar por edhe duke e keqpërdorur maksimalisht përçarjen e thellë të skenës politike kosovare nga opozita e inkriminuar, për lakmi të pushtetit dhe interesave të ulëta politike, për ti bërë presion të pa drejtë qeverisë Kurti, e provuar, për ta nënshtruar dhe detyruar që doemos, qoftë edhe nën presion të pa përshkruar ta pranojë asociacionin kundër kushtetues, një etnik serb, pikërisht në mënyrën bizare, që është paraqitur nga Serbia në takimin e 14 shtatorit! Këtë mjerisht e dëshmojnë edhe zhvillimet e fundit jashtëzakonisht alarmante në BE dhe SHBA për Republikën e Kosovës, të cilat erdhën si pasojë e kooketimit të vazhdueshëm të opozitës së inkriminuar në Kosovë me Vuçiqin, dhe dalja e saj publike, gjithmonë në unison me kërkesat hegjemoniste të Serbisë, për bosnjëzimin e Kosovës me formimin e "zajednicës" kundërkushteuese një etnike serbe.

-Mjerisht përmes tendencës këmbëngulëse për formimin e "zajednicës" kundër kushtetuese një etnike serbe, si pikë të parë të zbatimit të marrëveshjes, që nga kërkesë e Vuçiqit dhe opozitës shqipfolëse, u shndërrua në ultimatum të BE-së dhe SHBA-ve, si dhe ligjit për kishat ortodokse, duket se qëllimi final i BE-së, është shkatërrimi përfundimtar i shtetit të Kosovës dhe shndërrimin e saj, nga shteti i pavarur, në një "asociacion" shqipfolës, nën shtetësinë e Serbisë! Faktori ndërkombëtar, konkretisht Bashkimi Evropian, jo vetëm që është duke e shfrytëzuar por edhe duke e keqpërdorur maksimalisht përçarjen e thellë të skenës politike kosovare nga opozita e inkriminuar, për lakmi të pushtetit dhe interesave të ulëta politike, për ti bërë presion të pa drejtë qeverisë Kurti, e provuar, për ta nënshtruar dhe detyruar që doemos, qoftë edhe nën presion të pa përshkruar ta pranojë asociacionin kundër kushtetues, një etnik serb, pikërisht në mënyrën bizare, që është paraqitur nga Serbia në takimin e 14 shtatorit! Këtë mjerisht e dëshmojnë edhe zhvillimet e fundit jashtëzakonisht alarmante në BE dhe SHBA për Republikën e Kosovës, të cilat erdhën si pasojë e kooketimit të vazhdueshëm të opozitës së inkriminuar në Kosovë me Vuçiqin, dhe dalja e saj publike, gjithmonë në unison me kërkesat hegjemoniste të Serbisë, për bosnjëzimin e Kosovës me formimin e "zajednicës" kundërkushteuese një etnike serbe.

Pra nuk është, vetëm Serbia dhe e ashtuquajtura “listë serbe” por vet partitë shqipfolëse opozitare, janë ato të cilat mjerisht me krijimin e qëllimshëm të përçarjeve të vazhdueshme në vend dhe kooketimin e pandërprerë me Vuçiqin, i dhanë mundësinë edhe Lajçakut e Borellit që, “Skenari Lajçak-Vuçiq” tanimë edhe zyrtarisht të kthehet në kërkesë zyrtare të BE-së dhe SHBA-ve, me të cilën Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti i kërkohet ta nisë “menjëherë” punën, për asociacionin, si hap i parë i veprimit në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Dhe çuditërisht, ky far lloj ultimatumi i papritur dhe tërësisht i habitshëm, vjen pikërisht, vetëm një ditë pasi Kryeministri i Qeverisë së Kosovës foli për një skenar të koordinuar të ndërmjetësit serbofil Mirosllav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sqaroi edhe për opinionin e gjerë, se në takimin e së enjtes me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pati “asimetri drastike” nga ndërmjetësit evropianë të cilën ai si kryeministër i Kosovës e ka refuzuar me 14 shtator. Por në fakt edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili e ndërmjetësoi takimin bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ishte i njëanshëm kur tha se Kurti nuk ishte i gatshëm të ecte përpara, pa përmendur se fjala ishte për formimin e "zajednicës" si pikë e parë e marrëveshjes, megjithëse sipas renditjes ajo ndodhet në pikat e fundit të marrëveshjes ndryshe nga Vuçiqi, për të cilin deklaroi me plot gojën, se “e ka pranuar propozimin” e BE-së, pasi që bëhej fjalë për asociacionin, që ishte kërkesë primare e Vuçiqit. Plan i cili siç sqaron edhe vet kryeministri Kurti, ka qenë paraprakisht i ndërtuar dhe ofruar nga Vuçiq, i harmonizuar me Borell e Lajçak njëanshëm dhe pa dijeninë e Kosovës.

Pra një propozimi i Vuçiqit, që kishte bazë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u prezantua si plan i BE-së dhe nisja e procesit negociues rreth statutit të tij, nga fundi, është vendosur në krye, të hapave për implementimin e marrëveshjes, që u tha se mbështetet edhe nga vendet e BE-së. Në fakt asociacioni ishte i vendosur nga fundi i marrëveshjes, ku parashihej që të niste puna për statutin e Asociacionit dhe Serbia të mos insistonte më në përdorimin e asteriksit dhe fusnotës në emrin e Kosovës në forumet rajonale, palët të mos ndërhynin në punët e brendshme të njëra-tjetrës dhe të përmbaheshin nga dhuna apo nxitja e saj. Strukturat ilegale që veprojnë në Kosovë, sipas propozimit të BE-së, do të ndërprisnin veprimin dhe do të transferoheshin në Asociacionin e komunave me shumicë serbe!?. Më pas parashihej njohja e dokumenteve dhe simboleve, formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe aranzhimet praktike për shkëmbimin e misioneve të përhershme ndërmjet dy vendeve.

Serbia, sipas propozimit, nuk do të kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe do të kompletohej procedura e brendshme në Kosovë për mbrojtjen e objekteve kulturore dhe fetare ortodokse "serbe". Në fund, propozimi i BE-së parasheh nisjen e negociatave për marrëveshjen finale për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, por Bashkimi Europian më 19 shtator, e lëshoi një deklaratë zyrtare, përmes të cilës krye diplomatit evropian, Josep Borrell i bën thirrje Kosovës që ta nisë pa asnjë parakusht punën për themelimin e Asociacionit. Për aq më tepër, aty shprehet edhe mbështetja e 27 vendeve anëtare të BE-së për Lajçak-un e Josep Borellin, dhe u kujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Deklarata e sotme e BE-së e pason një akuzën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të hënën në një konferencë për media bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi ndaj emisarit evropian, Miroslav Lajçak se ishte koordinuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për ta vënë atë përballë një skenari të cilin tha se “dukej se e kishte dizajnuar kohë më parë” të cilin si të tillë, e refuzoi Kosova.

Prandaj nëse Qeveria nuk arrin në asnjë mënyrë ta ofrojë opozitën e shantazhuar nga Serbia, për daljen unike të paktën në raport me Serbinë, as në këtë situatë kur gjërat, në dialog me këtë shtet fashist, jo vetëm janë ngushtuar, por edhe përkeqësuar tej mase në dëm të Kosovës, jo vetëm në BE por duket hapur, se as SHBA nuk do te jenë më në anën e shtetit tonë si dikur, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme të cilat duhet të shndërrohen në referendum mbarëpopullor për marrjen e vendimit plebishitar mbi "zajednicën" me votën e lirë të sovranit, e cila nuk do të mund të kundërshtohej më, nga BE, as nga SHBA. Shkuarja në zgjedhje të parakohshme, është detyrim i patejkalueshëm edhe për sqarimin përfundimtar të qëndrimeve të dyshimta politike të opozitës së shantazhuar nga Vuçiqi, e cila në unison me kërkesat e Serbisë fashiste, bashkëpunimin e vazhdueshëm mbi dy dekadësh të saj me bandat kriminale serbe në veri dhe koordinimin e përhershëm me presidentin kriminel serb Aleksandër Vuçiq, në fushatën e egër serbe kundër Kosovës, arriti që gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare ti kthejnë kundër Kosovës. Falë mbështetjes së “zajednicës” dhe kooketimit të vazhdueshëm të opozitës së inkriminuar me udhëheqjen serbe, kërkesat e Vuçiqit e të Mirosllav Lajçakut, arritën përfundimisht, të shndërrohen në kërkesa të BE-së dhe të SHBA-ve, të cilat tanimë po shihet publikisht se bashkë me ligjin për kishat ortodokse, do të qojnë në shkatërrimin përfundimtar të shtetit të Kosovës, në tryezën e bisedimeve, përmes të ashtuquajturit dialog dhe shndërrimin e saj nga shtet i pavarur, në një asociacion shqipfolës nën shtetësinë e Serbisë, akt trishtues i cili ,urojmë të mos e ketë marrë edhe bekimin e opozitës pro-serbe!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".