Kosova në Evropën e Bashkuar vetëm si shtet me sovranitet dhe integritet të plotë territorial të pa cenuar

Kosova në Evropën e Bashkuar vetëm si shtet me sovranitet dhe integritet të plotë territorial të pa cenuar
Kosova në Evropën e Bashkuar vetëm si shtet me sovranitet dhe integritet të plotë territorial të pa cenuar

Skender Mulliqi

  • 23 September 2023 - 08:57

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Nuk hapen dyert e Evropës për Kosovën, nëse ajo sakatohet me marrjen me vitale të territorit të saj, siç është veriu i Mitrovicës me pasuri të mëdha nëntokësore. Madje, kjo ka mundësi të mbetet vetëm karotë nga BE-ja , edhe pse Kosova moti është në krah të botës perëndimore dhe NATO-s. Serbia është ajo që nuk po reformohet nga logjika pushtuese të shekullit të kaluar. Serbia ka qenë dhe ka mbetur aleate besnike e Rusisë edhe kësaj të diktatorit Vladimir Putin. Nuk ju bashkëngjit masave ekonomike të BE-së.

-E dhëna se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur i pranuar ndërkombëtarisht mbi 100 shtete, nuk po paraqesin argument të mjaftueshëm për BE-në, e cila me ndërmjetësit e saj në bisedimet maratonike Kosovë-Serbi, nuk po rreshtin në takimet trilaterale të Brukselit, të ndajnë Kosovën mbi baza etnike. Me këtë qëndrim madje dolën hapur në takimin e fundit të Brukselit, Lajçak dhe Borrel, të cilët e fajësuan Kurtin, që nuk po e pranon kapitullimin e Kosovës në emër të do kauzave të rreme të faktorit ndërkombëtar. BE-ja nuk po shërbehet me politika parimore të demokracisë liberale, por po shërbehet me sofizma dhe paralogjizma , e jo me lojën e të vërtetave. Plani i Marti Ahtisarit ka qenë kompromisi më i dhembshëm për Kosovën, që na solli decentralizimin e pushtetit lokal deri te Asociacioni i cili po kërkohet me ngulm të implementohet nga pala serbe në bisedime.

BE-ja nuk po kërkon asgjë nga Serbia, e cila ishte dashur të pranon pavarësinë e Kosovës, si kushtin elementar të dialogimit për normalizim të marrëdhënieve siç po quhet. Nuk hapen dyert e Evropës për Kosovën, nëse ajo sakatohet me marrjen me vitale të territorit të saj, siç është veriu i Mitrovicës me pasuri të mëdha nëntokësore. Madje, kjo ka mundësi të mbetet vetëm karotë nga BE-ja , edhe pse Kosova moti është në krah të botës perëndimore dhe NATO-s. Serbia është ajo që nuk po reformohet nga logjika pushtuese të shekullit të kaluar. Serbia ka qenë dhe ka mbetur aleate besnike e Rusisë edhe kësaj të diktatorit Vladimir Putin. Nuk ju bashkëngjit masave ekonomike të BE-së. Vuçiq po bashkëpunon ngushtë me Putinin, të cilin po e sheh si personin kyç , i cili do ta ndihmon Vuçiqin për formimin e Serbisë së Madhe, apo të ndonjë mini Jugosllavie, e ku do të futeshin edhe Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnjës. BE-ja pos aleancave të vjetra me Serbinë, po e ka frikën e luftës në Ukrainë, dhe e ka gjetur pikën më të dobët Kosovën për ta viktimizuar.

Edhe nëse ndodhë që minoriteti serb ta fitojnë autonomi të zgjeruar, që është në fakt ndarje mbi baza etnike të Kosovës, Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen në synimet e tyre ekspansioniste për realizim e ideve të botës ruse dhe të botës serbe. Regjimi fashist i Putinit dhe regjimi fashit i Vuçiqit luftën në Ukrainë po e shohin si rast jetik për kthimin e hegjemonisë ruso serbo madhe në Evropë .BE por edhe Amerika nuk kanë mundësi me e ruajt paqen dhe demokracinë duke i përkëdhelur diktatorët, të cilët njohin vetëm gjuhen e forcës. Vuçiqi me besnikëri po e ndjek “babain” e tij çetnik, Vojisllav Sheshel, të cilët po krijojnë gjendje kaotike në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë. Evropa dashur apo pa dashur me politikat e saja në bisedime, është vu në shërbim të ultra nacionalizmit serbomadh të cilin po e përfaqëson, Aleksandër Vuçiq në pushtetin e Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".