KFOR-i të jetë më i ashpër kundër bandave serbe në veri të Kosovës, nga të cilat edhe ushtarët e tyre kanë pësuar duke u sulmuar, dhe po vazhdojnë të veprojnë e rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e shtetit

KFOR-i të jetë më i ashpër kundër bandave serbe në veri të Kosovës, nga të cilat edhe ushtarët e tyre kanë pësuar duke u sulmuar, dhe po vazhdojnë të veprojnë e rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e shtetit
KFOR-i të jetë më i ashpër kundër bandave serbe në veri të Kosovës, nga të cilat edhe ushtarët e tyre kanë pësuar duke u sulmuar, dhe po vazhdojnë të veprojnë e rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e shtetit

Dardan Grapci

  • 23 September 2023 - 09:07

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Duhet ta kemi shumë të qartë se pa angazhimin serioz dhe shumë të përkushtuar të KFOR-it, si forcë ushtarake e mandatar nga NATO për sigurinë e shtetit të Kosovës, tani më Serbia do të kishte ndërhyrë dhe aneksuar cilën do pjesë të territorit të Kosovës, në brez kufitar, për të cilën do të ishte e interesuar. Pra KFOR-i ka qenë dhe mbetet garanti numër një i mbrojtjes së kufijve të shtetit të Kosovës. Tani në këtë pjesë të mandatit që po vazhdon, ne duhet ta falënderojmë Gjeneral Majorin italian z.Angelo Michele Ristuccia për punën e tij që po benë me trupat në Kosovë, por nuk mendoj që është ndonjë devijim kur një gjeneral dhe major njëkohësisht përzihet edhe në punët e një shteti tjetër siç është Kosova rast specifik, sepse është detyrë që KFOR-it i është besuar për ta zbatuar pa u hamendësuar.

-Nuk duhet lejuar asnjë provokim që rrezikon paqen dhe stabilitetin e shtetit, e në këtë rast duhet vepruar me sy qeltësi dhe guxim kundër provokimeve që po inskenohen dhe po zbatohen nga grupet kriminale serbe. Prandaj këtu duhet qenë shumë më të ashpër, sepse si duket Gjeneral Majori Ristuccia ka harruar se çka kanë bërë Serbët me dekada në Kosovë, prandaj e vetmja mënyrë që Kosova të ketë stabilitet shtetërorë dhe rajonal, është ndikimi dhe bindja që Serbët e Kosovës ti kthehen realitetit, të ç’kapen përfundimisht nga Serbia, dhe Mitrovica në tërësi ti kthehet normalitetit, qytetarëve të saj dhe jo e ndarë siç është tani.



E dyta, derisa Aleksandër Vuçiq është në krye të shtetit së bashku me gjeneralët gjakpirës dhe të cilët e kanë shkatërruar Kosovën dhe së bashku me ushtarët kanë vra dhe dhunuar qytetarët e Kosovës, paqja mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk do të arrihet, pa marrë parasysh kush do jetë negociator. Ajo se çka duhet të ndodhë është se Kosova duhet ta mbylli kufirin me Serbinë , mos të pranoje as mallra nga Serbia, të fillohet me një hetim të plotë në Kosovë duke i kërkuar kush janë punëtorët e UDB-s që janë nga Kosova, dhe në fund të arrestohen dënohen sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjithashtu NATO duhet ta ketë të qartë se me Serbinë nuk duhet të bëhen negociata me fjalë, por me vepra, marrëveshje të nënshkruara dhe me monitorim në baza ditore për zbatim.

BE-ja nuk ishte dashur fare të kërkojë nga Kosova përsëritjen e zgjedhjeve në Veri të Kosovës, sepse katër komunat nuk gjinden në Serbi, por në Kosovë, dhe askush nuk i ndaluar qytetarët serb që janë në shumicë, për ta dalë në zgjedhje dhe votuar. Gjithashtu BE-ja nuk duhet ti bëjë presion Kosovës për krijimin e asociacionit, ndryshe mund të ndodhë që Kosova do të hyn në një konflikt të ri me Serbinë, që mund të zgjatë me vite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".