Lexoni edhe:
Draft-statuti i Asociacionit të bëhet me urgjencë nga qeveria dhe opozita
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Vepra penale për të cilën pranoi fajësinë zoti McGonigal në Uashington, parashikon një dënim deri në 5 vjet burg dhe kushtet e marrëveshjes parashikojnë që zoti McGonigal nuk ka të drejtën ta apelojë vendimin, i cili parashikohet të jepet në shkurt të vitit të ardhshëm. Në anën tjetër, drejtësia amerikane pritet që të kërkoj veprim të ngjashëm edhe me hapjen e procesit ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij për 225,000 dollarë e “dhuruar” nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj.
-Përfundimisht u vërtetua se McGonigal ka marrë 225,000 dollarë, nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumenteve në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri. Me pranimin e fajësisë së i sh-zyrtarit të FBI-së, në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit Charles McGonigal se kishte marrë aq shumë para nga agjenti i Edi Ramës do të goditet rëndë më në fund edhe piramida kriminale e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Draft-statuti i Asociacionit të bëhet me urgjencë nga qeveria dhe opozitaLexoni edhe:
Kjo për vet faktin se pas epilogut të suksesshëm të procesit gjyqësor në SHBA, McGonigal pranoi të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë, i cili akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga një shqiptaro-amerikan, njëri i afërt i kryeministrit Edi Rama. Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, si ajo për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera, e që siç dihet çdo pikë e aktpadisë përmban, jo një, por disa akuza. Zoti McGonigal pranoi akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Madje i pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal mbi një shtetas amerikan, të regjistruar më parë, për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj me “Po”! Në akt-padi nuk identifikohet, për publikun, lobuesi amerikan, as partia shqiptare, ani pse tani më dihet botërisht se bëhet fjalë për defaktorizimin e Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha.
Por ishte lobisti Nick Muzin, i cili më 14 nëntor të vitit 2017, vet depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë, i cili më pas u bë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave. Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime dhe gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se kishte krijuar lidhje dhe kontakte në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri. “Përpara se të largohesha nga FBI në shtator 2018, po planifikoja të hapja një biznes konsulencë për çështje sigurie me një mik dhe kontaktet e mia me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ishin të dobishme për mua kur më vonë të nisja biznesin”, tha ai në gjykatë duke iu referuar kontakteve me qeverinë e Shqipërisë.
Dhe ashtu siç ceket në aktpadi dhe në deklaratën e fajësisë, ai nuk i kishte deklaruar 220 mijë dollarët që tha se i kishte marrë "hua" nga miku i tij dhe partneri i mundshëm biznesit, duke iu referuar Nezës. Madje në seancë, zoti McGonigal pranoi faktin se ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama nga shtatori 2017, duke filluar takimin e parë më 9 shtator në prani të zotit Duçka që vazhdon të figurojë si personi B edhe në dokumentin ku ofrohet një akuzë e reduktuar. I pyetur nga gjykatësja nëse pas udhëtimit në shtator 2017, ai kishte mbajtur “një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe personin B”, zoti McGonigal u përgjigj me “Po”.
Po ashtu ai pohoi që gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar. Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë në një gjykatë në Nju Jork edhe lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Vepra penale për të cilën pranoi fajësinë zoti McGonigal në Uashington, parashikon një dënim deri në 5 vjet burg dhe kushtet e marrëveshjes parashikojnë që zoti McGonigal nuk ka të drejtën ta apelojë vendimin, i cili parashikohet të jepet në shkurt të vitit të ardhshëm.
Në anën tjetër, drejtësia amerikane pritet që të kërkoj veprim të ngjashëm edhe me hapjen e procesit ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij për 225,000 dollarë e “dhuruar” nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj. Kështu që, pasi ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi fajin për dosjen shqiptare, në këmbim të zbutjes së dënimit, kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi duke shkruar se Edi Rama dhe Charles McGonigal janë bashkëfajtorë dhe në shkurt do të përfundojnë të dy, në burg. Charles McGonigal dhe Edi Rama janë bashkëfajtorë, të cilët do ta ndajnë fatin, dhe meritojnë burgun njësoj, kurse në shkurt do të shkojnë të dy në burg, u shpreh Berisha. Të dashur miq, dje McGonigal pranoi të gjitha akuzat për veprat penale të kryera në bashkëpunim direkt me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën në Shqipëri, andaj në shkurt në rast se pranon marrëveshjen gjykatësja jep vendimin deri në 5 vjet burg. Kurse për Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Nezën sipas avokatëve amerikanë nuk do ketë marrëveshje, prandaj Berisha thotë se dënimet për ta, do shkojnë nga 7 deri në 15 vite, e kjo bëri që Edi Ramës ti dukej edhe salla e Këshillit të Sigurimit, si rreth i ferrit!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".