Shteti duhet të jetë i përgatitur, në veri të Kosovës priten veprime terroriste serbo sllave

Shteti duhet të jetë i përgatitur, në veri të Kosovës priten veprime terroriste serbo sllave
Shteti duhet të jetë i përgatitur, në veri të Kosovës priten veprime terroriste serbo sllave

Muhamet Kelmendi

  • 26 September 2023 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kosova është shtet sovran dhe asnjë shtet tjetër, as Serbia, nuk ka të drejtë të kryej veprime në shtetin e Kosovës. Pas dështimit të takimit më 14 shtator po duken edhe lëvizjet e ndryshme kriminale dhe veprimet terroriste në veri e në komunat e ndryshme në Kosovë. Tash e një kohë po kapen armë në veri të vendit. Ka të dhëna se armë kanë dërguar edhe në kisha e në manastire. Kanë krijuar edhe qendra të ndryshme terroriste.

-Flitet se po hyjnë në Kosove edhe shumë forca terroriste nga " Mbrojtja civile" dhe nga "Severna brigada". Edhe forcat e "Wrangelit" po veprojnë.

Dushan Janjic, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, tha:

"Në veri të Kosovës ka rreziqe të sigurisë, e cila është militarizuar dhe askush nuk mund të garantoje se nuk do të ndodhin incidente të armatosura. Në veri të Kosovës janë aktiv edhe person të trajnuar nga vullnetarët e "Wrangelit" të lidhur me Palestinën dhe me Rusinë". De-fakto shteti serb, nëpërmjet veprimeve politike dhe terroriste, po angazhohet kundër shtetit të Kosovës, me qëllim të shkatërrimit. Serbia, jo vetëm nuk e njeh shtetin e Kosovës, por edhe po vepron për ta rrënuar sovranitetin e shtetit të Kosovës. Dy qëllime i ka

1. Ndarjen e Kosovës ose

2. Ripushtimin e shtetit të Kosovës.

Për ti realizuar këto dy qëllime janë mirë të organizuar kriminelët serbë në veri e kudo në Kosovë. Politikisht udhëhiqen nga "Lista Serbe",e ushtarakisht nga grupet e armatosura, si "Severna Brigada" ,"Wrangeli" dhe "Mbrojtja civile", të përkrahur nga ushtria dhe policia serbe. Tërë kjo bëhet nën kontrollin dhe udhëheqjen e grupit kriminal të Vuçiqit. Këtej, po kryen aksione kriminale, që kanë për qëllim rrënimin e sovranitetit dhe të integritetit të shtetit të Kosovës. Nga grupet e organizuara kriminale priten aksione terroriste. Ndoshta pritet themelimi apo mos themelimi i Asociacionit serb në Kosovë, për të shkuar në aksione të gjëra luftarake, me një racizëm të egër serbomadh. Grupet e armatosura, si "Brigada e Veriut", "Wrangeli" dhe " Mbrojtja civile" janë në aksione. Nga këto priten veprime terroriste. Këtë nuk duhet lejuar. Kosova kërkohet të jetë e përgatitur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".