Qeveria të vepron bashkë me specialistët e fushës pa u vonuar, të bëhet version kushtetues për asociacionin

Qeveria të vepron bashkë me specialistët e fushës pa u vonuar, të bëhet version kushtetues për asociacionin
Qeveria të vepron bashkë me specialistët e fushës pa u vonuar, të bëhet version kushtetues për asociacionin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 28 September 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhurjani

Dua të them se duhet hartuar një mekanizëm i ngjashëm i Asociacionit që shkon vetëm në interesin e vendit e të qytetarit, sipas Kushtetutës së vendit dhe assesi për të kënaqur interesat e Serbisë fashiste që Kosova e ka paguar me gjak. Gradualisht janë zbutur edhe serbët e asaj anë dhe janë duke e parë që ata që i kanë të drejtat në Republikën e Kosovës në asnjë vend të botës demokratike nuk i kanë, ndaj, po e them që me mençuri duhet punuar në këtë drejtim ashtu si e parasheh Kushtetuta e vendit dhe jo të japim toka si më parë si plaçkë pazari si të ishte malli i huaj si vepruan ata qeveritë tjera vetëm për interesat e tyre personale që të mos i digjet bishti.

-Personalisht jam i mendimit se Albin Kurti, kryeministër i Republikës se Kosovës është duke qëndruar fortë dhe mirë në mbrojtje të vendit ashtu si thotë ligji dhe Kushtetuta e vendit. Ne mund t´i japim agresorit vetëm atë që i takon ndërkombëtarisht dhe asgjë më shume ose si ajo shtriga Serbi kërkon sipas orekseve djallëzore të veta.

Po ashtu jam i mendimit dhe plotësisht i qëndrimit, që Kryeministri më në fund duhet ta zbardhi propozimin e draft statusit dhe atë që të jetë shumë serioz dhe i përpiktë, dhe t´ia shpalos në tavolinë ndërkombëtarëve. Pra nuk duhet vonuar më tutje sepse po shkon koha në dëmin tonë. Dhe, në qoftë se nuk e ka ta zëmë atë dokument të gatshëm, duhet patjetër të ulemi bashkërisht dhe bashkë me specialistët e kësaj fushe, që të mos bëjmë gabim, dhe që neve më vone do të na kushton shtrenjtë, dhe që të mos ketë qetësi kurrë më në këtë rajon. Dua të them se duhet hartuar një mekanizëm i ngjashëm i Asociacionit që shkon vetëm në interesin e vendit e të qytetarit, sipas Kushtetutës së vendit dhe assesi për të kënaqur interesat e Serbisë fashiste që Kosova e ka paguar me gjak.

Gradualisht janë zbutur edhe serbët e asaj anë dhe janë duke e parë që ata që i kanë të drejtat në Republikën e Kosovës në asnjë vend të botës demokratike nuk i kanë, ndaj, po e them që me mençuri duhet punuar në këtë drejtim ashtu si e parasheh Kushtetuta e vendit dhe jo të japim toka si më parë si plaçkë pazari si të ishte malli i huaj si vepruan ata qeveritë tjera vetëm për interesat e tyre personale që të mos i digjet bishti.

Gjëja më e rëndësishme e jona është gjithçka që bëhet dhe zbardhet mbi të gjitha duhet pasur GARANCI nga ndërkombëtarët e sidomos nga miqtë tanë historikisht si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përndryshe pa këtë GARANCI asgjë nuk është e sigurt asgjë pasi si historikisht kanë treguar se janë bisht dredhur. Një gjë nuk mundë të kupton tani për tani se përse në këtë gjendje ajo opozitë faqezezë të rreshtohet dhe të kapet gisht për gisht në valle me Serbinë fashiste dhe me të gjithë ata ndërkombëtar që kanë qenë dhe janë në anën e Serbisë. Por për çdo ditë vjellin vrer dhe flasin zi e terr edhe para ndërkombëtarëve dhe i vënë në dilemë. Nuk kushton rrëzimi i qeverisë më tepër se interesi i vendit tonë,dua të them se duhet lënë inatet dhe duhet punuar në këtë draft Status që interesat personale dhe partiake të MOS i vënë mbi interesat shtetërore dhe kombëtare, kur them kombëtare e kam parasysh se ky problem pastaj deshëm apo nuk deshëm në do përhapet shpejt si vaji në lakra.

Pra të mos rrezikojmë asgjë sepse do vihet në lëvizja ndërhyrja e Serbisë fashiste bashke me Rusinë dhe të ndonjë shteti tjetër që mund të ndodhe edhe fqinj sepse Serbia gjakatare i ka si oreks këtë marifet. Për këtë punë po them se duhet të jemi bashkë , të kemi kujdes që të mos rrezikohet sovraniteti i Republikës së Kosovës që e kemi paguar shumë shtrenjtë dhe kjo bëhet vetëm me garanci të faktorit ndërkombëtar e sidomos nga Amerika, Gjermania, Anglia dhe ndonjë shtet mik që historikisht kanë qenë në anën tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".