Vrasja e policit në veri është alarmi i fundit për bashkim të politikës, për mbrojtje të Kosovës nga Serbia dhe Rusia

Vrasja e policit në veri është alarmi i fundit për bashkim të politikës, për mbrojtje të Kosovës nga Serbia dhe Rusia
Vrasja e policit në veri është alarmi i fundit për bashkim të politikës, për mbrojtje të Kosovës nga Serbia dhe Rusia

Skender Mulliqi

  • 28 September 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Pas këtij akti të fundit të vrasjes të policit të Kosovës, është krijuar gjendje alarmuese për politikën shqiptare , në përgjithësi , që të bëhet një mobilizim I përgjithshëm në mbrojtje të Kosovës, e cila seriozisht po rrezikohet nga Serbia dhe Rusia. Kjo e fundit shumë po e dëshiron zhvendosjen e një konflikti të ri ushtarak në rajon , e veçmas në Kosovë. Nga faji për gjendjen permanente eskaluese në veri, e kanë ish-pushtetet të cilat nuk e vunë kurrë kontrollin mbi këtë pjesë të vendit, dhe as nuk i shpërbën strukturat paralele kriminale serbe.

-Mendojë së përpos Vuçiqit , edhe deklaratat e Borrellit dhe Lajçakut ndikuan në depërshkallëzim të situatës , të cilat po rezultojnë më sulme të pareshtura terroriste në Veri të vendi , ndaj policisë të Kosovës. Para kësaj rishtazi u plagosën disa prestarë të policisë dhe pjesëtarë të KFOR-it, nga bandat terroriste serbe- ruse ne veri. Akti i fundit në orët e hershme te sotme të mëngjesit, rezultojë më vrasjen e rreshterit të policorë nga Ushtria, dhe plagosjen e një pjesëtari tjetër. Ky akt terroriste është vepër e Beogradit dhe e Moskës , me eksponentët e tyre ,Vulinin, Radojqiqin , Rakiqin, në bashkëpunim më grupin paramilitar terrorist rus, Wagner, qe po veprojnë në brendi të Kosovës, për ndarje mbi baza etnike.

Grupi terrorist i cili po vepron më sulme subverzive i armatosur deri në dhëmb, është përgjegjësi edhe e KFOR-it, si përgjegjës i ruajtjes të kufijve shtetëror të Kosovës që është. Organet tona të shtetit më plotë guxim dhe më plot integritet po e mbrojnë atë pjesë të vendit, i cili po rrezikohet nga Rusia dhe Serbia, për shkëputje, së dihet së çfarë pasurisë nëntokësore ekzistojnë në këtë pjesë të vendit. Unë mendoj së edhe nga ky kënd duhet shikuar situatën eskaluese deri në luftë të hapur nga fashistët e Beogradit dhe të Moskës. Një kumarim në këtë drejtim të veprimit të këtyre bandave , është duke ja bërë BE-ja e cila përmes dy përfaqësuesve të saj në bisedime po i përmbajnë qëndrimet politike të Vuçiqit.

Nëse po mendohet që në këtë mënyrë të ndëshkohet Kosova , për qëndrimin parimor të kryeministrit të Kosovës, i cili nuk po pranon implementim e një asociacioni serb në Kosovë, I cili do të ishte një Republika Srpska tjetër. Pas këtij akti të fundit të vrasjes të policit të Kosovës, është krijuar gjendje alarmuese për politikën shqiptare , në përgjithësi , që të bëhet një mobilizim I përgjithshëm në mbrojtje të Kosovës, e cila seriozisht po rrezikohet nga Serbia dhe Rusia. Kjo e fundit shumë po e dëshiron zhvendosjen e një konflikti të ri ushtarak në rajon , e veçmas në Kosovë. Nga faji për gjendjen permanente eskaluese në veri, e kanë ish-pushtetet të cilat nuk e vunë kurrë kontrollin mbi këtë pjesë të vendit, dhe as nuk i shpërbën strukturat paralele kriminale serbe. Ish pushtet madje nënshkruan marrëveshje shumë të dëmshme në Bruksel, atë të vitit 2013 dhe të vitit 2015, ku minoritetit serbe më këto marrëveshje ju jepen të drejta shtesë deri në shkëputje. Ishin reagimet e qëlluara të kryeministrit Kurti dhe madje ndoshta edhe për herë të parë edhe të liderëve të partive kryesore politike në vend, për ngjarjen tragjike që ndodhi në veri.

Duket së disa aleat të Serbisë në BE, po dëshirojnë më çdo kusht për ta viktimizuar Kosovën për interesa të tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike , madje edhe për mbajtjen e miqësisë të hershme më Serbinë. Ky akt është shpallje lufte nga ana e Serbisë, ne veri, e që kërkohet një vigjilencë e madhe, e të gjithëve , që të mos lejohet ndonjë blic aksion ushtarak nga ana e Serbisë e cila ka koncentruar shumë forca përgjatë brezit kufitar .Si çdo herë e instrumentalizuar në politikë kundër Kosovës mbetet Kisha Ortodokse Serbe, ku jo rastësisht kanë gjetur strehim kjo bandë ruso serbe në kishën e Banjskes në veri. Se deri kur BE-ja do të mbron politikat kriminale të Vuqiqit, mbetet të shihet, e që nuk japin shpresa për ndryshim , deri sa n ë krye të bisedimeve janë Lajçaku dhe Borreli. Zaten Vuçiqit bisedimet i kanë shërbyer si mbulesë e mirë për të vepruar në anën tjetër në terren më bandat e tija për ndarje të Kosovës. Një paralajmërim për eskalim të situatës në veri e bëri Vuçiqi në selinë e OKB-së. Bota demokratike ishte dashur me ne fund për birë të paqes dhe stabilitetit edhe të kësaj pjese të botës, të reagon ndaj Vuçiqit, I cili është nxitësi kryesor vrasjeve, edhe kësaj të fundit në veri të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".