Pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, të bëhet takimi urgjent i aktorëve kryesor ndërkombëtar

Pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, të bëhet takimi urgjent i aktorëve kryesor ndërkombëtar
Pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, të bëhet takimi urgjent i aktorëve kryesor ndërkombëtar

Xhevat Meha

  • 28 September 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Sulmi i fundit ka bërë të domosdoshëm që shtetet e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare të bëhen bashkë dhe në një takim të përbashkët me Kosovën dhe Serbinë të përcaktojnë zgjidhjen e vërtetë në mënyrë që të përfundohet me procesin që ofron marrëveshjet mashtruese siç ishin këto të sponsorizuara nga BE.

-Nuk mendoj se tani pas veprimeve terroriste të institucioneve të Serbisë në Kosovë dialogu i deritanishëm dhe marrëveshjet e arritura kanë vlerë. Sulmi i fundit ka hedh në ujë të gjitha kinse marrëveshjet e nënshkruara e të pa nënshkruara por të pranuara. Veprimet e Serbisë dolën edhe njëherë shpaluar se nuk janë për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Qysh kur Serbia pranoj por nuk nënshkroi marrëveshjet e sivjetme dhe dy ditë pas i shkeli duke përcaktuar se çka nuk do të zbatoj kurrë është bërë e nevojshme për një formë tjetër të ndërmjetësimit.

BE si ndërmjetësuese duhet të pranoj dhe marrë përsipër dështimin. Pas dekadave angazhim të BE-së, Serbia kaq lirshëm të kryej sulme terroriste në Kosovë dhe BE të vazhdoj me të njëjtën këngë nuk ka asnjë kuptim. Sulmi i fundit ka bërë të domosdoshëm që shtetet e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare të bëhen bashkë dhe në një takim të përbashkët me Kosovën dhe Serbinë të përcaktojnë zgjidhjen e vërtetë në mënyrë që të përfundohet me procesin që ofron marrëveshjet mashtruese siç ishin këto të sponsorizuara nga BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".