Të hetohet  urgjent, çka bisedoi Behgjet Pacolli me krye kriminelin dhe krye terroristin Radojçiq?

Të hetohet  urgjent, çka bisedoi Behgjet Pacolli me krye kriminelin dhe krye terroristin Radojçiq?
Të hetohet  urgjent, çka bisedoi Behgjet Pacolli me krye kriminelin dhe krye terroristin Radojçiq?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 29 September 2023 - 09:53

Shkruan:Reshat Badallaj-Zhuriani,gazetar hulumtues 

(Letër e hapur në publik Prokurorisë  së Republikës së Kosovës)

 A është marrur në pyetje Behgjet Pacolli nga Prokuroria Speciale, se kush e organizoi këtë takim që i përngjan „Jaltes“? A duhet besuar Behgjetit, kur e quan normale këtë bisedë? Prej kur datojn dhe nga e kanë origjinën kjo lidhje dhe përse ky takim me krye kriminel, krye terrorist, që janë futur edhe në listën e zezë Amerikane. Këta kryebanditë e shkuar kryebanditëve, këta krye terrorist të armatosur deri në dhëmbë nga Serbia fashiste bënë agresion në shtetin tonë dhe duke vrarë edhe policin Afrim Bunjaku. Nuk do të ishte vonë që të merrej sa më parë në pyetje Behgjet Pacolli, se cilat ishin lidhjet dhe bisedat me këta krye kriminel dhe shumëçka tjetër. Përse nuk treguan vetë këta për këtë takim, por  doli nga KRIK, kur i kapi me pelë për dore. Personi që i dha KRIK-ut foton e jahteve, tha se kapi një takim që ishte kyç për një zgjidhje eventuale të rrjetit. Ky pretendim ishte i pamundur të konfirmohej, pasi askush nga pjesëmarrësit nuk pranoi të bisedonte me gazetarët. 

I qoj fjalë Behgjet Pacollit që në qoftë se e zë veten pak burrë le të  del publikisht t´i lidh kijet me mua, po ashtu, le ta merr me veti edhe atë kalemxhiun që e ka rrotull dhe le ta kundërshtoj këtë foto në jahtin e Milan Radojçiqit, duke bërë dyzen ahengu dhe sevda. Tavolina shihej se kishte diçka për të ngrënë e për të pirë. Behgjet Pacolli, fshehurazi (?) në ujërat e Crna Gores (Malit të Zi) dhe atë në Budva në jahtin luksoz është takuar me krye kriminelin, krye banditin, krye terroristin, Milan Radojçiq.

Milan Radojçiq është i përfshirë në shumë vepra kriminale dhe trafiqe të paligjshme, por ka lidhje të fuqishme me politikanët e Kosovës. Ai është i lidhur edhe me multimilionerin e politikës kosovare, Behgjet Pacollin.

Insajderi ka siguruar një fotografi ekskluzive nga një takim që ky kriminel i veriut kishte edhe me Zëvendëskryeministrin dhe krye diplomatin kosovar në detyrë, Behgjet Pacollin që po ashtu është kryetar i Aleancës Kosova e Re.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se ky takim ishte zhvilluar vitin e kaluar në një jaht që e ka në pronësi Millan Radojçiq në Budva të Malit të Zi.

Në këtë fotografi, derisa Pacolli është i ulur në tavolinë me figurën e njohur të botës së krimit në Veri. Në shoqëri të tyre janë edhe një burrë dhe një grua e paidentifikuar. Pacolli në të kaluarën nuk e ka mohuar që mund ta ketë takuar Radojçiqin, por në prononcime publike ishte arsyetuar se ai takon shumë njerëz. Millan Radojçiq nga Prokuroria Speciale në Kosovë dyshohet si i përfshirë në vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Ivanoviç u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës më 11 janarit të vitit 2018 derisa urdhër arresti për Radojçiqin ishte lëshuar shtatë ditë më vonë. Nga ajo kohë ai ndodhet në arrati. Madje edhe një raport i shërbimit sekret serb, BIA që ishte pjesë e dosjes së Veselinoviçit e që e ka siguruar InDoks, thotë se ky shërbim ka fakte se Veselinoviq është lider i grupit kriminal në veri të Kosovës e që ka lidhje të fuqishme me shumë persona nga Serbia dhe bota e jashtme dhe për një periudhë të gjatë kohore ndërmerr aktivitete të tregtisë ilegale me narkotik, kontrabandë me armë, municion shpëlarje të parave.

Si anëtarë të grupit BIA e përshkruan edhe Millan Radojçiqin, për një kohë nënkryetar i partisë parlamentare në Kosovë, Lista Serbe.  

Pas publikimit të fotografisë ekskluzive  që ka siguruar Insajderi, nga një takim i kreut të Aleancës Kosova e Re, dhe Zëvendës kryeministrit në detyrë, Behgjet Pacollit me kriminelin e rrezikshëm të pjesës veriore të Kosovës, Millan Radojqiç, kjo fotografi po del të jetë nga një takim i cili ndryshoi historinë politike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi. Sot për këtë takim shkroi edhe OCCRP, një nga mediat më të besueshme dhe që ka ekipin më të mirë të gazetarëve hulumtues. Ky takim u zhvillua në një jaht luksoz në qytetin bregdetar malazez Budva, verën e vitit 2017-të. Të ulur me Behgjet Pacollin ishin dy figura të anës Veriore  të Mitrovicës. Njëri ishte Goran Rakiq, i cili në vitin 2017 ishte zgjedhur kryetar i Listës Serbe, partia më e madhe serbe në Kosovë. Tjetri ishte Milan Radoiçiq, një figurë e fuqishme e krimit të organizuar, që kishte ndikim të madh në këtë parti. Duke u nisur nga shkrimi i KRIK, qendra anëtare e Serbisë e OCCRP, ky takim ndodhi në një kohë të tensionuar. Sapo ishin mbajtur zgjedhjet parlamentare, por asnjë parti nuk fitoi shumicën, dhe negociatat për të formuar një qeveri ishin në proces. Personi që i dha KRIK-ut foton e jahteve, tha se kapi një takim që ishte kyç për një zgjidhje eventuale të rrjetit. Ky pretendim ishte i pamundur të konfirmohej, pasi askush nga pjesëmarrësit nuk pranoi të bisedonte me gazetarët.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".