Policia e Kosovës në mënyrë shembullore e kaloi provimin në përballjen më të rëndë me krimin-terrorizmin serb

Policia e Kosovës në mënyrë shembullore e kaloi provimin në përballjen më të rëndë me krimin-terrorizmin serb
Policia e Kosovës në mënyrë shembullore e kaloi provimin në përballjen më të rëndë me krimin-terrorizmin serb

Arsim Aziri

  • 30 September 2023 - 08:57

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Vendi në mënyrë shembullore e kaloj provimin! Edhe pse i vogël gjeografikisht, arriti të drejtoj suksesshëm njërin prej operacioneve më të mira policore në krejt vitet e pasluftës, pa e harruar aspak edhe strukturën e re politike e cila po menaxhon me nivelin ekzekutiv.

-Edhe më pare kah pjesa veriore e Kosovës, kishte këso gjendje të provokimit të bandave serbe, kishte edhe reagime, ama s'kishte aktualizim të normës të përcaktuar kushtetushmërisht. Po bëhen punët, ama vetëm kur nuk po mungon niveli i vetë njohjes si mision i qenies njerëzore. Zhvillimet dramatike të cilat ndodhën në Veri të Kosovës, ballafaqimi me grupin terrorist serb, është një fitore e madhe Republikës përballë agresionit të terroristëve serb! Meritat për menaxhim të shkëlqyeshëm të situatës,i shkojnë Policisë së Kosovës dhe lidershipit aktual ! Vendi në mënyrë shembullore e kaloj provimin!

Edhe pse i vogël gjeografikisht, arriti të drejtoj suksesshëm njërin prej operacioneve më të mira policore në krejt vitet e pasluftës, pa e harruar aspak edhe strukturën e re politike e cila po menaxhon me nivelin ekzekutiv.

Dikur e sotmja e thyer dhe e dërmuar në masë të madhe, ka qenë brenda zyrave të kryeministrisë sonë, dhe fale atij trajtimi dinjitoz, sikur ishin trashur shumë ata terroristë. Kurrë s'bon me mëndu vetëm pse jemi pak në numër e i ri si shtet, s'mujna me bo gjë e me mbrojt veten tonë! Kjo qasje dikur, e përfaqësuar prej tjetrës logjikë të politikë bërjes, ka qenë besnikërisht e përqafuar, ndërsa tani më rendi është thyer e dërmuar, dhe për më mirë edhe prodhoj rezultat të kënaqshëm dhe profitabil. Vetëm duke e parë veten serioz, dhe vullnet plotë, përfundimet dinë të jenë të shkëlqyera e të mbështetura fuqimisht!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".