Edi Rama e ka tepruar, duhet të shpallet person nongrata nga Qeveria e Kosovës

Edi Rama e ka tepruar, duhet të shpallet person nongrata nga Qeveria e Kosovës
Edi Rama e ka tepruar, duhet të shpallet person nongrata nga Qeveria e Kosovës

Dardan Grapci

  • 01 October 2023 - 08:00

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Edhe pse e flasim një gjuhe, nuk do thotë qe me Edi Ramen e kemi një karakter, moral dhe kulture te njëjtë. Prandaj nuk është për tu habitur nga Edi Rama për deklaratat e tij, është për tu habitur pse deri me sot Qeveria e Kosovës nuk e ka shpalle NONGRATA Edi Ramen.

 

Që nga fillimi, kur Edi Rama ka pranuar që të jetë pjesëmarrës dhe mbështetës i planit të Ballkanit të Hapur, ide kjo e cila e cila ka dështuar, gjithmonë e ka favorizuar Serbinë, kurse e ka sulmuar Kosovën dhe politikanët në Kosovë. Prandaj Kosova duhet të distancohet nga Edi Rama, por edhe Edi Rama duhet të distancohet nga Kosova, mos të merret me problemet e Kosovës, si dhe mos ti fut hundët në ideologjinë e Kosovës, sepse Kosova ka President, ka Kryeministër, e ka KUSHTETUTEN dhe Ligjet e veta. Kështu që Policia e Kosovës e ka për detyre dhe obligim për ta mbrojtur çdo pjesë të Kosovës, në këtë rast edhe Mitrovicën Veriore. Nëse Edi Rama mendon që Serbia nuk është agresore atëherë le ti bashkon kufijtë me Serbinë dhe le ta len rehat Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".