Lexoni edhe:
Një polic në veri kërcënohet në rrjetet sociale
Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku
Mos të harrojmë se opozita serbe dhe shoqëria civile serbe është duke ushtruar presion për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, diku më 17 dhjetor. Policia dhe Prokuroria Speciale Kosovare, po bë mirë që po mbledh argumente e dëshmi të fuqishme e të pakontestuara para Gjykatës ndërkombëtare krime, për implikimin dhe organizimin i sulmit që e organizoj, financoj dhe realizoj vet Serbia me Aleksandër Vuqiçin.
Një polic në veri kërcënohet në rrjetet sociale Lexoni edhe:
Nëse me një analizë të përmbajtjes, i bëjmë një interpretim më të sofistikuar të letrës së krye terroristit Mila Radojçić, kuptojmë se i gjithë operacioni terrorist, tani ka tendenca të relativizohet dhe të personalizohet e adresohet jo aty ku e ka burimin e vërtetë, te Serbia, por, te bartësi dhe ekzekutuesi vendor,sepse Milan Radojqiç ishte banor i Kosovës, ishte pronar i patundshmërive marramendëse që i bëri publike edhe policia jonë; ishte politikisht i angazhuar; ishte edhe karizëm e pa kontestuar politike, në mënyrë që i gjithë skenari të marr përmasat e një kryengritje, të përgjithshme e banorëve serb, ku KFOR-i pa asnjë dyshim do implikohej shkaku i rrezikimit të sigurisë rajonale. Vetë armët e konfiskuara, më së miri e dëshmojnë këtë fakt. Alibia e një kryengritje eventuale, pa asnjë dyshim u “ushqye dhe u mirëmbajt” gjatë gjithë këtij viti, ai në “viktimizimin” permanent të Presidentit serb nëpër gjitha kontaktet që pati si me Uashingtonin ashtu edhe me Brukselin, për çka u krijua një klimë konfuzioni po edhe një “pistë” e re e fajësisë që iu adresua qeverisë kosovare, ashtu edhe me qytetarët e rëndomtë serb në veri. Këtë ai e arriti, përmes dy metodave; frikësimit. Nuk ishin të rastësishme kallja e makinave të qytetarëve serb në veri, presioni dhe shantazhimi i gjithë atyre që dilnin nga kjo skemë kërcënuese, dhe; homogjenitetit politik, nuk është e rastësishme mos pjesëmarrja e komplet serbëve në zgjedhjet për Kryetar komunash, që u nisë me largimin e pjesëtarëve serb nga policia e Kosovës përmes direktivave dhe vullnetit të Presidentit serb. Narracioni, mirë i përpunuar nga ana e ekspertëve serb, padyshim me lejen e A. Vuçiqit, për gjëja “kërcënimin dhe, siç shkruan kryekrimineli Radojçiq, e që u lexua nga avokati i tij, “për terrorin e Kurtit” , që kinse i është bërë qytetarëve serb të veriut, për mendimin tim ka mundur në bisedimet që u zhvilluan përmes shatll diplomacisë, të evitohej dhe kontestohej me një milion argumente; duke filluar me barazinë gjuhësore (gjuha serbe është gjuhë zyrtare); me super diskriminimin pozitiv (nuk ka askund në botë që një minoritet pre2/3% të gëzoj të drejta si serbët e veriut); me të drejtat civile (ku nuk ka asnjë pakënaqësi të shfaqur tek serbët këndej veriut). Andaj shfajësimi i sotëm që e u mundua ta bëjë krye terorristi Radojçiq në Media Center, përmes (avokatit) përveç që ishte një manipulim i qartë me opinionin ndërkombëtar, pra, një parapërgatitje dhe tentativë e Serbisë për t’u ikur si qortimeve ndërkombëtare! Natyrisht, ky prononcim meditativ ishte edhe për konsum të brendshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".