Kosova i ka të gatshëm të gjithë mekanizmat vendor e ndërkombëtar për ta hetuar përfshirjen e Serbisë në organizimin e grupit terrorist për sulm, ato vetëm duhet autorizuar

Muhamet Kelmendi

  • 01 October 2023 - 08:06

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në Kosovë janë organet kompetente të Republikës, të EULEX-it dhe të vetë KFOR-it, që mundë të nxjerrin prova mbi rastin e krimit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Kompetenca për nxjerrjen e provave mbi rastin kriminalo-terrorist në Banjsk të Zveçanit është në kuadër të organeve të rendit dhe të sigurisë së Kosovës. Organ tjetër ndihmës për të nxjerrë prova dhe dëshmi është dhe i takon EULEX-t, që ky vjen nga Bashkimi Evropian dhe është hetim ndërkombëtar. Natyrisht se edhe KFOR-i ka organet e veta hetuese dhe që merren me hetime mbi rastin terrorist serb në veri të Kosovës.

Nëpërmjet këtyre hetimeve vërtetohet rasti, vepra penale e terrorizmit dhe e sulmit kriminalo-diverziv ndaj sovranitetit dhe të integritetit territorial të Republikës. Kështu dalin në shesh edhe autorët e veprës, sikundër edhe përfshirja e Serbisë në rastin terrorist. Duke i shikuar këto kompetenca del se Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është e panevojshme dhe ripërsëritje e hetimeve që i bëjnë organet e Kosovës, EULEX dhe KFOR. BE, NATO, SHBA etj. Kërkohet dhe duhet të mbështeten në rezultatet e hetimeve të organeve kompetente. Ato janë të vendit dhe ndërkombëtare. Nuk ka fare nevojë që të mos besohen hetimet e organeve të Republikës, të EULEX-it dhe të NATO-s. Megjithatë, vendimi për Rezolutën u nxor. Çështja kështu nuk emetohet. Duket se Kuvendi i Kosovës nuk ka ditur që te merret me tjetër punë dhe të nxjerr tjetër vendim. Dhe, për të treguar se po bëjnë punë, e nxorën Rezolutën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".