Hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm për ta zbuluar dhe dokumentuar përfshirjen organizative të qeverisë së Serbisë në përgatitjen e grupit terrorist dhe zhvillimin e sulmit kundër shtetit të Kosovës, një aksionin i dështuar

Hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm për ta zbuluar dhe dokumentuar përfshirjen organizative të qeverisë së Serbisë në përgatitjen e grupit terrorist dhe zhvillimin e sulmit kundër shtetit të Kosovës, një aksionin i dështuar
Hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm për ta zbuluar dhe dokumentuar përfshirjen organizative të qeverisë së Serbisë në përgatitjen e grupit terrorist dhe zhvillimin e sulmit kundër shtetit të Kosovës, një aksionin i dështuar

Hajrullah Ternava

  • 01 October 2023 - 08:08

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Kosova në situatën në të cilën gjendet tani, mbas agresionit terrorist që iu bë shtetit tonë nga Serbia, duhet të bëjë çmos qe ta aktualizoj këtë çështje edhe në qarqet ndërkombëtare, prandaj nëse i ndërmerr të gjitha veprimet e duhura, mund të quhet si veprim i qëlluar i Kuvendit të Kosovës, dhe miratimi i rezolutës për një hetim ndërkombëtar të sulmit terroristë nga territori i Serbisë me grupet kriminale e paramilitare, të cilat suksesshëm u eliminuan, u ndoqën dhe larguan andej nga kishin ardhur, përsëri në territorin e Serbisë, duke ju dështuar plani të cilin e kishin dizajnuar, ndërhyrjen me forcë në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, Okupimin dhe shpalljen autonomisë së territorit të caktuar në veri të vendit.

 

Në bazë të fakteve që do ti posedoj faktori ndërkombëtar për sulmin që ju bë sovranitetit të Kosovës, gjithsesi dhe në bazë të hetimeve që do ti ndërmarrin ndërkombëtarët, besohet se do të arrin ta zbardh hetimi ndërkombëtar përfshirjen drejtpërdrejtë të shtetit serb në këtë skenar të aksionit terrorist, me grupin e trajnuar brenda territorit të Serbisë, të financuar dhe të armatosur me një arsenal armatimi i cili në kushte normale, sipas vlerësimit të ekspertëve ishte i mjaftueshëm dhe efektiv për një ushtri mesatare, e modelit të Republikës Srpska në Bosnje. Gjithsesi se duhet të shërben pikërisht raporti i hetimit ndërkombëtar, konstatimi i përfshirjes së shtetit serb në aksionin terrorist, për ta ndëshkuar dhe sanksionuar regjimin e Aleksandër Vuçiqit, i cili tashmë për ta luajtur lojën e ikjes nga përgjegjësia, ka vendosur që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në fund të këtij viti. Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, në seancën e fundit të Qeverisë së Serbisë ka kërkuar nga ministrat dhe sekretarët e shtetit që deri në mes të tetorit të miratohen të gjitha dekretet dhe rregulloret që janë në proces, sepse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 17 dhjetor. Një ditë më parë, ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,i cili paralajmëroi po ashtu se zgjedhjet parlamentare, provinciale dhe ato të Beogradit mund të mbahen më 17 dhjetor. Krejt këto plane të Vuçiqit mund të konstatohen si të shpikura qëllimshëm për kalendarin e parakohshëm të shkuarjes në zgjedhje për ta bllokuar vazhdimin e dialogut me Kosovën, dhe eventualisht imponimin e një marrëveshje detyruese nga ndërkombëtar të cilën Vuçiq nuk është i gatshëm për ta pranuar, prandaj në mënyrë taktike ka zgjedhur prodhimin e krizës së brendshme politike, duke krijuar vakum institucional me shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe përpjekjen për largimin e përgjegjësisë për marrëveshjet që ai parimisht i ka pranuar dhe tani nuk është i gatshëm për ti zbatuar. Në bazë të krejt kësaj situate të krijuar nga ana serbe sikur u spjegua, tani ndërkombëtarët duhet të sillen shumë më ashpër ndaj Serbisë dhe të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj këtij shteti q edhe pas kaq shumë viteve që ishte i bombarduar nga NATO-ja, prapë se prapë vazhdojnë me sjellje agresive luftarake ndaj shtetit fqinj, sikur që është tani Kosova, prandaj ndërkombëtarët në krye me Amerikën duhet që të bëjnë çmos që Kosova të përkrahet të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare sikur në BE, NATO, dhe të tjera institucione, pavarësisht sjelljeve armiqësore që i tregon Serbia. Sikur të veprohej kështu, besohet se Serbia në të ardhmen do të shkëputej nga përkrahja e Rusisë dhe do ti përkrahte politikat e saja ndaj shteteve demokratike duke u anëtarësuar edhe ky shtet në ato institucione ndërkombëtare ku gjenden shumica e shteteve të BE-së s’bashku me disa shtete të Ballkanit që presin së shpejti me u anëtarësuar në po këto institucione ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"