Kjo është loja e rrezikshme e Vuçiqit, për ta shfajësuar veten pas dështimit të tij të turpshëm me grupin e tij terrorist

Kjo është loja e rrezikshme e Vuçiqit, për ta shfajësuar veten pas dështimit të tij të turpshëm me grupin e tij terrorist
Kjo është loja e rrezikshme e Vuçiqit, për ta shfajësuar veten pas dështimit të tij të turpshëm me grupin e tij terrorist

Naim Miftari

  • 02 October 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Nga Qeveria e Kosovës, por sidomos tani nga policja e Kosovës në veriun e Kosovës (në Banjska) u mund Sarosi, u mund Serbia, ushtria, Policia, BIA,Vagneri ,SAJ, Xhandërmerija, Cobrat, KOS- i, Vuqiçi, Vulini, Radojçiçi...deri edhe në Moskë u mund Putini, u mundën Gereasimovi e Sergej Llavrovi ! Jo vetëm ka. Me këtë dështim të grupit në sulmin terrorist kundër Kosovës u mund edhe Edi Rama me Baton Haxhiun dhe zagarët e mercenarët e tyre mediatik që i kanë në Tiran dhe Prishtinë. Deri në Hagë shkon fitorja e Qeveris ton dhe tani e organeve të sigurisë të Kosovës!

-Aleksandër Vulin shefi i BIA- s do të mundë të shkarkohet shumë shpejt pasi ai do të akuzohet tash për dështim në veriun e Kosovës, dhe sidomos pas presionit ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiçit i duhet urgjent një apo më shumë koka Turku, që në fakt është barrë e rëndë e varur në qafen e Aleksandër Vuçiçit, pasi ai është edhe në listën e zezë Amerikane. Por edhe fati i Milan Radojçiçi ka marr fund sepse ky dështim e ka varrosur edhe politikisht edhe fizikisht pikërisht me këtë aksion terrorist në Kosovë! Qeveria e Kosovës duke vepruar politikisht, por edhe fizikisht snajperistët e policisë së Kosovës, i vranë planet e Vulinit, Radojçiçit edhe Aleksander Vuçiçin e Vlladimir Vulinit për Serverna Srpska Republika! Janë pra ato 10 orë të organeve të sigurisë së shtetit, orë të rënda të ballafaqimit me terroristët serb që pamundësuan pushtimin e një pjese të veriut nga shteti Serb!

Vuçiqi, vëllai i tij shef i VBA Andrea Vuçiqi, dhe Aleksandër Vulini (Vulin ishte në Rashkë) ishin në dijeni të plot çka po ndodh në Kosovë, në veriun e Kosovës. Dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiqi për ta shfajësuar vetën nga ndonjë dështim eventual si alibi do ta kishte përdorur se kinse gjendej mbi 14-16 orë në aeroplan gjersa vinte nga Nju Jorku, nga OKB dhe nuk kishte lidhje kinse me Beogradin dhe çdo dalje nga kontrolli i gjendjes do të fajësonte në fund sekserët e tij në ushtri, polici dhe BIA!

Vetëm 10 orë e ndanin Kosovën nga një skenar serb, një katastrofë e madhe në veri ku do të kishte qindra të vrarë edhe manastiri në Banjskë do të hidhej në erë me të gjithë pelegrinazhin e priftërinjtë ku ambasadori Rus në OKB ishte informuar pjesërisht nga Vuçiqi për planin. Rusia e kishte gati kërkesën për konferencë të jashtëzakonshme në OKB, pasi në Kosovë nga forcat e Kosovës kinse po vriteshin qindra qytetarë të pafajshëm serb, gra, fëmijë, pleq nga komuniteti serb, prandaj ushtria dhe xhandarmëria Serbe ishte në gatishmëri të luftës! Por planin e terroristëve të Beogradit ua prishi koha e konfliktit, prisnin mëngjesin dhe lufta e orëve të mëngjesit të dielën në orën 2:30 ua prishi planin sidomos rezistenca e fort e mëngjesit e dy patrullave tona, (serbët mundësisht donin t’i kapin rob policët tanë) por planet jua prishi lëvizja e shpejt e policisë speciale nga bazat e tyre në veri të Kosovës dhe pak ma vonë edhe lëvizja e shpejt forcave nga baza në Mitrovicë! Sigurt se kishte informata! Qeveria e Kosovës kishin informata dhe dijeni së pakut 7 ditë më herët por edhe ishte paralajmëruar sipërfaqësisht nga dy shtete mike se një stuhi e keqe po vjen drejt veriut të Kosovës.

Po pastaj sulmet në veri do të ndodhin, prapë terroristët e Vuçiqit pas fiaskos në Banjskë në veri do të ndërrojnë taktikat, nuk do të gabojnë më të mblidhen shumë persona, por do të veprojnë dy ose tre terroristë dhe minat me telekomandë do të paraqesin rrezik të lart për policët dhe qytetarët tanë në veri, problematike do të jenë edhe rrethinat e Brezovicës, Shtërpcës dhe sidomos trekëndëshi i Istogut..!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".