Lexoni edhe:
Është e vonuar, por duhet që Policia të trajtohet ligjërisht me të gjitha benefitet e një institucioni të lartë të sigurisë dhe çmimit të rrezikshmërisë
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Tani gjithsesi që duhet të shfrytëzohet ky moment kthese i krijuar nga e gjithë politika kosovare pa dallim, për tu bashkuar në një qëndrim dhe kërkuar ndëshkimin dhe izolimin politikës së Aleksandër Vuçiqit, politikë kjo e cila u dekonspirua në aksionin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku me fakte u zbulua skenari i sjelljes së armatimit dhe grumbullimit nëpër objektet fetare, ashtu sikur kishte paralajmëruar deputetja britaneze muaj më parë, por dëshmia e saj ishte injoruar nga qendrat më të mëdha diplomatike ishte demantuar.
Aksioni i fundit terrorist në veri të vendit bëri që pothuajse e gjithë diplomacia ndërkombëtare ta dënon atë, dhe ti jep të drejtë legjitime ndërhyrjes së policisë së Kosovës për ndjekjen likuidim dhe neutralizim të grupit terrorist të kontrolluar dhe financuar nga Serbia.
-Sulmi terrorist i përgatitur që nga moti, nga shteti i Serbisë, duhet tani te vlerësohet si invazion ndaj shtetit të pavarur të Kosovës, dhe shtetet mike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të ndërmarrin masa të rrepta ndaj Serbisë, e kur dihet që sovranitetin e Kosovës e garanton qysh nga viti 1999 KFOR-i që është pjesë e NATO-se, sepse ky akt me përmasa të mëdha që e ndërmarr Serbia ndaj Kosovës, është një veprim luftarak armiqësor ndaj Kosovës, edhe që shtetet mike që një kohë të gjatë janë duke i ndërmjetësua këto dy shtete për me i pajtua, prandaj kjo situatë e krijuar tani duhet të ju shërben BE-së dhe SHBA-ve që sulmi i bandave terroriste serbe në veri të Kosovës, dhe vrasja e një polici kosovar, plagosja e të tjerëve, si argument më i fuqishëm pse duhet ndryshuar qëndrimet dhe masat në raportet Kosovë Serbi, dhe menjëherë dhe urgjentisht duhen të ndërmerren masat ndëshkuese ndaj Serbisë dhe suspendimin e tyre ndaj Kosovës, pasi që më nuk mundë të heshtet as të fshihet në asnjë mënyrë roli i Serbisë në destabilizimin e Kosovës, organizimin dhe mbështetjen e bandave të cilat po veprojnë në veri, që vijnë të organizuara nga brendia e territorit serb dhe provokojnë e terrorizojnë jo vetëm qytetarët serb por kanë plane për sulme me qëllim të pushtimit të zonave të caktuara dhe krijimin e celulave të terroriste për luftë të hapur kundër shtetit të Kosovës.
Tani gjithsesi që duhet të shfrytëzohet ky moment kthese i krijuar nga e gjithë politika kosovare pa dallim, për tu bashkuar në një qëndrim dhe kërkuar ndëshkimin dhe izolimin politikës së Aleksandër Vuçiqit, politikë kjo e cila u dekonspirua në aksionin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku me fakte u zbulua skenari i sjelljes së armatimit dhe grumbullimit nëpër objektet fetare, ashtu sikur kishte paralajmëruar deputetja britaneze muaj më parë, por dëshmia e saj ishte injoruar nga qendrat më të mëdha diplomatike ishte demantuar. Aksioni i fundit terrorist në veri të vendit bëri që pothuajse e gjithë diplomacia ndërkombëtare ta dënon atë, dhe ti jep të drejtë legjitime ndërhyrjes së policisë së Kosovës për ndjekjen likuidim dhe neutralizim të grupit terrorist të kontrolluar dhe financuar nga Serbia. Edhe avokati i njohur Serb Çedomir Stojkoviq i është bashkuar reagimeve pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor ka humbur jetën dhe është plagosur një tjetër. Stojkoviq me anë të një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se këta persona, të armatosur, janë nën komandën e Vuçiqit dhe Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), dhe shërbimeve ruse.
“Nuk ka dyshim se këta persona janë nën komandën e FSB-së dhe GRU-së ruse dhe nuk ka dyshim se agjencitë e inteligjencës së Serbisë duhet ta kenë ditur këtë! Aleksandër Vulin, kreu i BIA-s, bashkëpunëtori më i afërt i Aleksandër Vuçiqit, instrumentalizoi shërbimin serb për t’i shërbyer interesave të pushtetarëve aziatikë, kështu që tani BIA ‘nuk e di dhe habitet’ papritur se nga ka ardhur banda e armatosur në manastirin serb”, shkruan avokati serb Stojkoviq. Madje ai shton se shërbimet ruse të sigurisë kanë përgatitur edhe strategjinë për të shtyrë serbët një konflikt me shqiptarët.
“Nuk ka dyshim se FSB-ja dhe GRU-ja kanë përgatitur një strategji me anë të propagandës për të nxitur serbët në konflikt me fjalët ‘shqiptarët vrasin serbët në manastiret serbe’. Kjo është arsyeja e vetme pse ata janë në manastir – për të provokuar Policinë e Kosovës që ata ta sulmojë manastirin”, përfundon ai. Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Në këto kohe duhet të shfrytëzohen tash reagimet mbështetëse ndaj policisë së Kosovës, nga spektri i gjerë politik, për të kërkuar çlirimin e Kosovës nga mbajtja nën thumbin kritik. Diplomacia evropiane, perëndimorë tashmë e ka vënë në shënjestër të kritikës dhe mbajtjes përgjegjës për eskalimin në veri të dhunës, Serbinë dhe bandat që po vijnë nga territori i Serbisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Ata thënë se autorët e krimit duhet të mbahen përgjegjës nëpërmjet një procesi hetimor transparent. Blinken u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit dhe për t’iu kthyer dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje. “Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë së Kosovës si reaguese të parë në situata emergjente dhe krize.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të koordinohemi me të gjithë të përfshirët”, thuhet në deklaratë. Një emërues të përbashkët të reagimeve mbështetëse ndaj policisë së Kosovës në këtë ngjarje kanë edhe të gjitha ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë. Kjo mënyre e sulmit ndaj sovranitetit të Kosovës, duhet të na shërbej si argument dhe dëshmi, se edhe asociacioni për të cilin po angazhohet Serbia ta realizoj, parlamenti i Kosovës, duhet ti ketë parasysh këto rrethana që mos të pranoj një asociacion të tillë, sepse në Kosovë kërkojnë që të krijohet një „Srpska Republike“si në Bosnje, si dhe qeveria e Kosovës ti ketë parasysh statusin e objekteve fetare-kultit, që kurrsesi mos ta gëzon ekstoritorialitetin e tyre, sepse me këto sulme të fundit, u konfirmua qe institucionet fetare serbe iu shërbejnë si magazina të armatimit popullatës serbe si në rastin e Manastirit Banjska dhe kisha tjera serbe në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".