Kujdes, historia nuk guxon të na përsëritët për të keq

Kujdes, historia nuk guxon të na përsëritët për të keq
Kujdes, historia nuk guxon të na përsëritët për të keq

Skender Mulliqi

  • 02 October 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Edhe kjo Serbi e Vuçiqit nuk është më e mirë së e kohës të Millosheviqit. Por, shqiptarët tash janë në një pozitë krejt tjetër, shumë më të volitshme në përballjen eventuale të luftës më armikun serb.

-Sulmi terrorist serbo-rus u mposhte turpshëm nga forcat tona policore, të cilat na bënë që të mburremi. Kjo ngjarje në veri shpërfaqi domosdonë e unitetit, jo vetëm të faktorëve politikë, por edhe të gjithë shqiptarëve në trojet etnike dhe kudo tjetër në botë. U mposhte më luftë kryekrimineli i luftës Sllobodan Millosheviq në vitin 1999. U thye turpshëm një tjetër sulm terrorist më tendencë të pushtimit të veriut të Kosovës, i sponzorizuar nga Vuçiqi. Ju bë më dije përfundimisht Serbisë fashiste, së do të dalin humbës në çdo luftë tjetër më shqiptarët. Pse?…Ti shërbesh popullit tënd , dhe të mbrosh tokën tënde është patriotizmi më i lartë, është diçka fisnike dhe është ndjesi e bukur në zemër dhe në shpirt, për çdo njeri liridashës.

As për një qime të flokut nuk guxon askush prej nesh , të lëshon nga shikimi gjendjen politike dhe te sigurisë në të cilën gjendemi më Serbinë …Të jesh më popullin dhe për popullin është ide e njerëzve të mençur. Nuk guxojmë të zgjedhin rrugë të dyshimta që na dërgojnë në mashtrime dhe ne fiksione politike. Këtë gjë duhet ta dinë edhe ndërkombëtarët. Shumë gjatë shqiptarët e Kosovës ishin të okupuar . Shumë gjatë përjetuan tortura të rënda deri në vdekje në ish sistemin komunist jugosllav, dhe së fundi u ndamë pas shumë viktimash më njerëz dhe të mira materiale, nga Serbia fashiste e Millosheviqit…Edhe kjo Serbi e Vuçiqit nuk është më e mirë së e kohës të Millosheviqit. Por, shqiptarët tash janë në një pozitë krejt tjetër, shumë më të volitshme në përballjen eventuale të luftës më armikun serb. Historia nuk guxon të na përsëritët për të keq!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".