Serbofili i djegur Rama mos të guxoj ta përmend emrin e shtetit të Kosovës

Serbofili i djegur Rama mos të guxoj ta përmend emrin e shtetit të Kosovës
Serbofili i djegur Rama mos të guxoj ta përmend emrin e shtetit të Kosovës

Gani Qarri

  • 03 October 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Por në vend se ti gëzohej operacionit të suksesshëm të Policisë së Kosovës, pas presidentit serb Vuçiq, i cili nga dëshpërimi për dështimin e sulmit të terroristëve serb, kërkoi tërheqjen e plotë të Policisë së Kosovës, nga veriu dhe marrjen e kontrollit vetëm nga KFOR-i, nuk vonoi shumë dhe mbështetja e parë që i erdhi kriminelit Vuçiq ishte ajo nga vllaho-greku Edvin Kristaq Rama, i cili njëjtë si Vuçiqi, përsëriti fjalë për fjalë kërkesën e presidentit serb, duke kërkuar edhe Rama largimin e plotë të Policisë së Kosovës dhe marrjen e tërësishëm të kontrollit nga ana e KFOR-it, në veri.

Pas aksionit terroristë të këtyre ditëve nga grupi paramilitar i kriminelëve serb në veri të Kosovës, është momenti i fundit dhe rasti vendimtar që Kosova ta shfrytëzojë situatën e rrezikshmërisë së lartë që aktualisht është krijuar, dhe të kërkoi me këmbëngulje hap të përshpejtuar dhe shkurtimin e rrugës për anëtarësim sa më të shpejtë të saj në NATO! Kjo kërkesë bëhet edhe më e domosdoshme, kur dihet se përveç rrezikut permanent për përsëritjen e sulmeve të kriminelëve serb në veri, nuk mundë të përjashtohet as përsëritja e implikimeve të drejtpërdrejta të Serbisë hegjemoniste në aktet tjera terroriste, ndaj siç shprehet edhe zonja Alicia Kearns, në mënyrë që, njëherë e mirë tu jepet fund situatave të tilla konfuze si dhe Serbia të vihet para përgjegjësisë, Kosova përfundimisht duhet të anëtarësohet në NATO!

Përndryshe Kosova ballafaqohet në vijimësi me rreziqe të ndryshme, e për aq më tepër, vërtetë është shumë e habitshme se si edhe Edvin Kristaq Rama, përpiqet kaq fort, që ta rehabilitojë dhe amnistojë në çdo mënyrë, presidentin serb Vuçiq, madje edhe pas sulmit të fundit terrorist serb në veri të Kosovës, nga i cili fatkeqësisht humbi jetën rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku duke kryer detyrën zyrtare të tij, Rama vazhdon me mbështetjen e pareshtur të Serbisë dhe kriminelit Vuçiq. Vetëm fal profesionalizmit dhe gjeturisë së pashoqe të Policisë së Kosovës, përveç demolimit të terroristëve serb, me ç`rast u vranë 4, plagosën disa të tjerë dhe arrestuan rreth 8 prej tyre, njëkohësisht përveçse nuk u lejua të përdorej fare nga terroristë, u konfiskua edhe i gjithë arsenali i madh i armatimit dhe municioneve të llojeve të ndryshme deri te makineritë e blinduara ushtarake të destinuara për të zhvilluar luftime të gjata disa mujore dhe shpallur të pushtuar territorin tonë në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. Por në vend se ti gëzohej operacionit të suksesshëm të Policisë së Kosovës, pas presidentit serb Vuçiq, i cili nga dëshpërimi për dështimin e sulmit të terroristëve serb, kërkoi tërheqjen e plotë të Policisë së Kosovës, nga veriu dhe marrjen e kontrollit vetëm nga KFOR-i, nuk vonoi shumë dhe mbështetja e parë që i erdhi kriminelit Vuçiq ishte ajo nga vllaho-greku Edvin Kristaq Rama, i cili njëjtë si Vuçiqi, përsëriti fjalë për fjalë kërkesën e presidentit serb, duke kërkuar edhe Rama largimin e plotë të Policisë së Kosovës dhe marrjen e tërësishëm të kontrollit nga ana e KFOR-it, në veri!? Kjo nuk ishte tradhtia e parë as e fundit, me të cilat Edi Rama, sa here i vije mundësia, godet pabesisht, prapa shpine me tërë fuqinë e shumëfishuar renegate, popullin dhe shtetin e Kosovës, por edhe një përpjeke e studiuar hollësisht për goditjen sa më të rëndë të mundshme ndaj rregullimit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ishte pra një kërkesë indirekte, për hiq më pak, se sa heqjen dorë edhe nga sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, me qëllimin kobzi të shndërrimit të veriut, nga pjesë integrale e patjetërsueshme e vendit tonë, në një zonë asnjanëse dhe kontestuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën do të mund të shpërthenin konflikte të përgjakshme dhe do duhej biseduar e negociuar me vite, për rivendosjen e kufijve, siç thotë Rama, "në një konferencë ndërkombëtare", dhe atë vetëm sipas apetiteve të Serbisë fashiste! Prandaj duke parë pabesitë e pareshtura dhe goditjet e rënda e të vazhdueshme, prapa shpine në kurriz të Kosovës nga Edvin Kristaq Ram, është koha e fundit që nga Qeveria e Kosovës, përfundimisht ti tërhiqet vërejtja që një kryeministër i shitur shqipfolës te Serbia, si Rama të mos guxojë më ta përmend emrin e Kosovës dhe as të mos provojë të merret me çështjet e brendshme të vendit tonë, madje as të prononcohet fare për Republikën e Kosovës. Rrëshqitje kaq të madhe politike dhe shkarje të tilla kaq të paturpshme diplomatike, nuk ka kryeministër, ministër as udhëheqës në botë, madje qoftë edhe prijës i fiseve "zulu", që mund të bëjë, e veçanërisht të lëshoj thirrje publike, që në një pjesë të një shteti tjetër, jo policia legjitime e atij vendi, por KFOR të merret me kontrollin e territorit, siç kërkon serbofili i djegur Edvin Kristaq Rama pa fije turpi, që veriun e Kosovës, ta nxjerr nga kontrolli i Policisë së Kosovës e cila pas më tepër se dy dekadash, për herë të parë ka arrit ta shtrijë sovranitetin në tërësi dhe rivendos ligjin dhe kushtetutshmërinë në të gjithë cepat e territorit të vendit tonë.

Thirrja e tillë skizofrenike e Edvin Kristaq Ramës, jo vetëm që është gabim shumë i madh politik, por edhe një nga gabimet më të rënda strategjike me përmasa rajonale, kur dihet mirëfilli se Kosova, ka mbi 15 vite që është shtet më vete dhe i pavarur, pavarësia e të cilës është vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i vet Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i janë mekanizma përgjegjës në bashkëveprim dhe bashkë koordinim për ruajtjen e tërë territorit të Kosovës, pra edhe veriun e jugun, njëjtë si të gjithë territorin e shtetit të Kosovës. Kosova duhet ta thërras urgjentisht përfaqësuesin e Shqipërisë dhe të kërkoj sqarim zyrtar se pse Edvin Kristaq Rama pranon dhe merr mbi vete, pa asnjë autorizim dhe me kaq lehtësi, të bëhet publikisht zëdhënës i interesave të Serbisë fashiste, me ide dhe deklarime ogurzeza, të orientuara me kaq shumë ashpërsi, dhe drejtpërsëdrejti në dëm të popullit dhe të shtetit të Kosovës!? Madje sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, përderisa shumica e diplomatëve të huaj dhe politikan të shquar amerikan, evropian dhe ndërkombëtar, përgjegjëse direkt për sulmin e fundit në veri, e konsideruan Serbinë, dhe sulmin e quajtën me emër të vërtetë, si atak terrorist në Kosovë, Edvin Kristaq Rama shkoi edhe më larg, në perversitetin e çmendurive të tij, bipolare, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar, që Serbia të mos konsiderohet as, si agresore?!

E megjithëse Policia e Kosovës u dëshmua e denjë dhe mjaft profesionale, duke marrë edhe lëvdata nga më të mirat, për efikasitetin dhe aftësinë e veçantë, që tregoi me këtë rast për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, Edvin Kristaq Rama u lajmërua serish, pa e thirrur as pyetur kush fare, duke quar edhe më tej çmenduritë e tij prej narkodileri, dhe pa u hamendur dy herë, kërkoj nga NATO, që ajo e vetme, të marrë kontrollin në 4 komunat veriore të Kosovës. Angazhimi kaq i pa turp i Kryeministrit Rama për dorëzimin e sovranitetit të veriut të vendit tonë, vetëm në duar të faktorit ndërkombëtar, është edhe një tjetër plan djallëzor, të cilin ai duket ta ketë pranuar si të tillë nga vet krimineli Vuçiq që përfundimisht të përligjet ndarja e Kosovës. Këtë e vërteton më së miri edhe insistimi i sëmurë i psikopatit Edvin Kristaq Rama, që pikërisht në këto momente të rënda tensionimi maksimal, të pas sulmit terrorist serb, kundër Policisë së Kosovës, qëllimisht të kërkojë një Konferencë të dëmshme ndërkombëtare, për reduktimin përfundimtar të sovranitetit të shtetësisë së Kosovës, të arritur me aq shumë gjak e mundi dhe gjithë këto sakrifica të disa gjeneratave, për çlirimin e vendit tonë nga Serbia fashiste dhe krijimin e shtetit të pavarur- të Republikës së Kosovës, si vendim i pakthyeshëm dhe akt i përjetshëm i qytetarëve të saj të lirë.

Aventurat renegate të Edvin Kristaq Ramës dhe ambiciet territoriale të Serbisë fashiste, flasin hapur për rreziqet permanente që i kanosen shtetit të Kosovës nga skenarët e rinj të agresionit serb, siç paralajmëron në vijimësi edhe deputetja e Parlamentit dhe njëkohësisht Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që situata në Kosovë ti kthehet normalitetit, duke kritikuar publikisht Bashkësinë Ndërkombëtare për 'përkëdheljen' që në vijimësi ia bëjnë edhe sot Serbisë. Prandaj pas aksionit terroristë të këtyre ditëve nga grupi paramilitar i kriminelëve serb në veri të Kosovës, është momenti i fundit dhe rasti vendimtar që Kosova ta shfrytëzojë situatën e rrezikshmërisë së lartë që aktualisht është krijuar, dhe të kërkoi me këmbëngulje hap të përshpejtuar dhe shkurtimin e rrugës për anëtarësim të shpejtë të saj në NATO, sepse përveç rrezikut dhe argumenteve që tanimë janë bërë të ditura publikisht për të gjithë, nuk mundë të mohohet as fakti i implikimeve të drejtpërdrejta të Serbisë hegjemoniste në aktin terrorist dhe siç shprehet zonja Alicia Kearns, në mënyrë që, njëherë e mirë tu jepet fund situatave të tilla si dhe Serbia të vihet para përgjegjësisë, Kosova përfundimisht duhet të anëtarësohet në NATO!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".