U sulmua shteti i Kosovës, Serbia duhet të dënohet dhe të sanksionohet për akte terroriste

U sulmua shteti i Kosovës, Serbia duhet të dënohet dhe të sanksionohet për akte terroriste
U sulmua shteti i Kosovës, Serbia duhet të dënohet dhe të sanksionohet për akte terroriste

Muhamet Kelmendi

  • 03 October 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Aksioni diverzivo-terrorist i qeverisë së Beogradit ndaj Kosovës është akt i rëndë dhe i ndaluar me aktet normative të së drejtës ndërkombëtare. U sulmua shtetin i Kosovës. U vra një police dhe dy u plagosën. Forcat terroristë me mbi 100 kriminelo-terrorist hynë në shtetin e Kosovës dhe bënë sulm të armatosur terrorist duke rrezikuar rendin kushtetues, objektet shoqërore, jetën dhe objektet fetare. U rrezikua rendi politiko - juridik dhe shoqëroro - kushtetues i Kosovës.

-Ky akt agresivo-terrorist tregon se klika e Beogradit nuk ka ndërruar dhe nuk ka hequr dorë nga e kaluara e errtë neo shoviniste dhe raciste. Serbia synon ripushtimin e Kosovës, qoftë edhe me mjete të dhunës terroriste e fashiste. Për okupim mbështetet kryesisht në dhunën raciste. Natyrisht se akti terrorist ka ndryshuar gjithçka në raport me Kosovën. Kërkohet të kemi ndryshime edhe në raport me BE dhe me SHBA-të. Masat dënuese kërkohet të jenë të ashpra. Konkretisht mendoj:

1. ShBA do të analizojnë qëndrimin ndaj klikën se Vuçiqit, sepse kjo klikë raciste tregoi se është e papërmirësueshme dhe pro-ruse, dhe se Beogradi e njeh vëren forcën.

2. UE kërkohet të ndërron qëndrimet përkëdhelëse ndaj shtetit serb e kriminelit terrorist Vuçiq dhe ta dënon Serbinë, duke i vërë sanksione, në mënyrë që të vihet ky shtet nën kontroll.

3. NATO kërkohet ti shton radhët e veta në kufirin Kosovë-Serbi dhe së bashku me organet e Kosovës ta kontrollon kufirin me shtetin terrorist serb. 4. Kosova si shtet duhet të kërkoj sqarime adekuate të aktit terrorist, ekstradimin e terroristëve në Kosovë dhe vendosjen e masave sanksionuese ndaj Serbisë.

Pa këto masa nuk kërkohet të dialogohet. Serbia duhet të dënohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".