Rama e keqja e madhe e kombit shqiptar, personalitet pa kredibilitet moral dhe personal

Rama e keqja e madhe e kombit shqiptar, personalitet pa kredibilitet moral dhe personal
  • 03 October 2023 - 07:46

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Për ata që njohin psikologjinë e njeriut i lus ta krahasojnë Edi Ramen në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd, në Bruksel, në seancën e fundit të OKB-së, në KE, në Berlin e gjetiu, dhe nëpërmes këtij krahasimi do ta kuptoni që në aspektin e dinjitetit dhe identitetit është me tepër një këpucë elastike për këmbë më madhësi të ndryshme sesa një çorapë këmbë, Të udhëheq kombi nga një njeri me identitet e dinjitet të një çorape bebe, është gjëja më e keqe që mundë ti ndodhë kombit.

Është vështirë të realizohet në praktike ajo fjalia ” dy shtete një komb” ”apo një komb dy shtete” , e siç po duket e pa mundshme te realizohet ajo thënia ”një komb një shtet”. Unë personalisht jam ithtarë i mos ndërrimit të kufijve fizik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë sikurse gjithkund në Ballkan dhe Evropë, por jam ithtarë i një bashkimi shpirtërore si një trup i vetëm ku si dora e djathtë ashtu e majta dhëmbin dhe të dhimbsen njëjtë dhe dirigjohen nga i njëjti tru e furnizohen me gjak nga e njëjta zemër. Një mënyrë e tillë e të menduarit do ta bënte Kosovën dhe Shqipërinë një trup të pathyeshëm, dhe aq të organizuar, psikologjikisht, shpirtërisht e fizikisht sa që do ishte trup konkurrent edhe në Ballkan edhe në Botë.

Por sikurse gjetiu në botë paraja e krimit dhe ideologjitë e sëmura i qojnë njerëzit dhe shtetet në një vetë shkatërrim, se pari pa vetëdije por si rrjedhojë e lakmisë, e pastaj me vetëdije, si rrjedhojë manisë dhe varësisë e në fund si rrjedhojë e gjendjes pa rrugëdalje ku çdo hap mbrapa do ishte fatal e çdo hap përpara ose qëndrim në vende do ishte një zgjatje e jetës edhe pse kemi të bëjmë me një jetesë të pa dinjitetshme. Unë jam shumë i shqetësua qe dora jonë e djathtë, pra Shqipëria, nuk është pjesë e cila dirigjohet nga truri i përbashkët i kombit, Kur them Shqipëria gabohem, do të duhej të them kreu i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama, i cili si pasojë e mungesës së një identiteti individual e rrjedhimisht edhe kombëtare, është duke vepruar në një mënyrë shumë antikombëtare, jo stabile, mashtruese, dhe të ç’kordinuar në raport me veten dhe rrethin.

Mjekra e ti që pakëz i ngjan asaj të Ismail Qemailit, nganjëherë më nxit ndjenjën e pozitivitetit dhe mallit për Ismail Qemailin në Vlorë, por kur i shoh veprat dhe i dëgjoj fjalët e qitura nja goja e z. Edi Rama, më kaplon dëshpërimi, e sikur nuk e dua as Ismail Qemailin sepse më ngjan Rama me të, me atë mjekrën e Babait të Kombit. Të jesh një baba, është gjëja më e shenjtë e më e shtrenjtë në këtë botë, por të jesh një baba i kombit është edhe mijëra herë më shumë se kaq.

Siç duket z. Edi Rama, si rrjedhojë e psikopatologjive të ti, ka hyrë në rrugën pa kthim duke ju përmbajtur këtij roli vetëm pjesërisht në mënyrë deklarative ndërsa praktikisht është duke vepruar si një çorapë e cila i përshtatet formës së këmbës. Kur i dëgjon deklaratat e tij, duke filluar nga koha e Ramush Haradinajt e Mogerinit, e pastaj koha e asaj ”ngrehinës Ballkani i hapur” me Vuçiqin e cila ju rrëzua si kasolle prej letre, e deri tek ngutja për sanksione ndaj Kosovës, madje e para në Evropë, edhe para Serbisë, e deri tek kërkesa që praktikisht ti plotësohet ëndrra e Vuçiqit për ndarjen e veriut duke futur atë pjesë nën protektorat të NATOS e OKB së, vjen shumë lehtë në konkluzion që mungesa e dinjitetit dhe identitetit në veçanti na qenka dënimi më i madh për njeriun e shkatërrues për kombin nëse ky njeri ose individ rastisë të jetë në krye të shtetit.

Për ata që njohin psikologjinë e njeriut i lus ta krahasojnë Edi Ramen në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd, në Bruksel, në seancën e fundit të OKB-së, në KE, në Berlin e gjetiu, dhe nëpërmes këtij krahasimi do ta kuptoni që në aspektin e dinjitetit dhe identitetit është me tepër një këpucë elastike për këmbë më madhësi të ndryshme sesa një çorapë këmbë, të udhëheq kombi nga një njeri me identitet e dinjitet të një çorape bebe, është gjëja më e keqe që mundë ti ndodhë kombit.

Psikologjikisht, këtyre personaliteteve pa identitet , nëse nuk mundesh ti trajtosh , mënyra më e mirë për ti lënë pa ushqim është injorimi total, si rrjedhojë unë ftoj institucionet e Kosovës që ta injorojnë totalisht një njeri të tillë edhe në rastin e pyetjeve të gazetarëve, pore edhe duke mos komentuar asgjë që del nga një njeri që me veprat e veta më shumë i ngjanë çorapes, e këpucës se sa një njeriu të dinjitetshëm e me identitet personal, e mos të flasim për identitet kombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".