Lexoni edhe:
Kosovës së atakuar nga sulmet terroriste i nevojitet veprim i matur me unitet dhe mençuri të madhe politike e strategjike
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Përkrahja politike regjimit shovinist të Vuçiqit, ishte katërçipërisht kundër vlerave transatlantike dhe demokratike. Kur të tërhiqet linja politike , shihet së një taktikë e tillë,ishte qasje e gabuar , që nuk dha asnjë rezultat. Serbia nuk i vuri embargo Rusisë, dhe kurrë nuk u diferencua nga agresioni ushtarak mbi Ukrainën. Shoqëria serbe është shumë larg perëndimit dhe BE-së. Vuçiq më direktivat e Putinit, tentojë të bën faktike ndarjen e Kosovës, përmes aktit të fundit terroristë në veri. Ky skenarë ogurzi moti i hartuar ruso-serb u asgjësua shpejt falë intervenimit të fortë të Policisë të Kosovës, të cilët shpartalluan folën e terrorizmit në Kishën Ortodoske të fshatit Banjsk .
-Shumë analistë , njerëz të politikës dhe ekspertë ushtarak, kishin adresuar kritika botës perëndimore , për qëndrimin e tyre të “butë” karshi politikës të Aleksandër Vuqiqit. Vetvetiu ishte imponuar analogjia e Vuçiqit më Vlladimir Putinin para luftës në Gruzi dhe Ukrainë. Të rrallë ishin ata që kuptuan apo dëshiruan të kuptojnë faktin së Putin dhe Vuçiq njohin politikat e dorës të fortë. Qëndrimet e tjera politike vetëm sa i nxisin edhe më shumë në veprimet e politikave agresive. Diktatori Vladimir Putin para së më sulmuar ushtarakishtë Ukrainën, në kufij më këtë shtet kishte koncentruar forca të mëdha ushtarake. Edhe përkundër këtij veprimi apo kërcënimi për luftë totale, bota perëndimore nuk ishte shumë e bindur së Putin do të bën invazion ushtarak mbi një shtet sovran.
Nëse BE-ja dhe Amerika nuk u ballafaquan më Putinin ushtarakisht për të ndalë, sigurisht së kishin hartuar plane të tjera strategjike për ta dobësuar Rusinë bërthamore deri në kapitullim. Por , ajo që ishte jo shumë e pa kuptueshme, ishte sjellja e tyre ndaj regjimit luftënxitës në Ballkan , të Aleksandër Vuçiqit, i cili nxiti jo stabilitet në Bosnjë përmes Dodikut të Republika Srpska, në Mal të Zi, së pari më agjentet rus të cilët tentuan të përmbysin nga pushteti presidentin, Millo Gjukanoviq, pastaj ngjarjet në Cetinjë më popat serbe, ku faji më të drejtë ju adresua, kryeministrit Dritan Abazoviq, dhe në Kosovë, të cilën krejt pas luftën Serbia po e kërcënon më luftë në veri. Ky indeferentizëm ndaj këtyre veprimeve subversive të politikave të Moskës dhe të Beogradit, kishin krijuar bukur shumë mos besim te miqtë tradicional të BE-së dhe Amerikës në rajon. Përkrahja politike regjimit shovinist të Vuçiqit, ishte katërçipërisht kundër vlerave transatlantike dhe demokratike.
Kur të tërhiqet linja politike , shihet së një taktikë e tillë,ishte qasje e gabuar , që nuk dha asnjë rezultat. Serbia nuk i vuri embargo Rusisë, dhe kurrë nuk u diferencua nga agresioni ushtarak mbi Ukrainën. Shoqëria serbe është shumë larg perëndimit dhe BE-së. Vuçiq më direktivat e Putinit, tentojë të bën faktike ndarjen e Kosovës, përmes aktit të fundit terroristë në veri. Ky skenarë ogurzi moti i hartuar ruso-serb u asgjësua shpejt falë intervenimit të fortë të Policisë të Kosovës, të cilët shpartalluan folën e terrorizmit në Kishën Ortodoske të fshatit Banjsk . Sulmi terrorist ndryshoje gjithçka, së në veri u cenuan nga Putin dhe Vuçiqi edhe interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të botës perëndimore. Kjo ngjarje si duket e ka këndellur shumë bashkësinë ndërkombëtare, e cila fuqishëm e dënojë aktin tragjik terroristë për ndarje të Kosovës, dhe i bindi përfundimisht së Vuçiqi është partner i rremë ne bisedime.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".