Millan Radojçiq i pa prekshëm nën ombrellën mbrojtëse të Aleksandër Vuçiqit

Millan Radojçiq i pa prekshëm  nën ombrellën mbrojtëse të Aleksandër Vuçiqit
Millan Radojçiq i pa prekshëm  nën ombrellën mbrojtëse të Aleksandër Vuçiqit

Blerim Burjani

  • 05 October 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Të gjitha këto lidhje, dhe ndikimet direkt e indirekte të Aleksandër Vuçiqit në zhvillimet e dhunshme e destabilizuese në veri bëjnë që ai të ketë një arsye ta mbaj të heshtur Rajdojçiqin. Pra ideja është që përmes heshtjes së dyanshme dhe amnistimit në proces gjyqësor të shpëtoj edhe për një kohë regjimi i Vuçiqit në Serbi.

Arrestimi i Millan Radojçiqit nuk është asgjë tjetër veç se një tentativë për të shpëtuar dhe zgjatur edhe për një kohë në serbi sundimi i regjimit të instaluar nga Aleksandër Vuçiqi. Vendimi eventual për ekstradimin e Radojçiqit, për gjykim në Kosovë, do të ishte hapi më i mirë i Vuçiqit, por ai këtë nuk do ta bëjë sepse ai dëshiron që ta shpëton atë nga dënimi, pavarësisht se është arrestuar dhe mundë të ngritët edhe ndonjë kallëzim penal për tu gjykuar, duke improvizuar. Shpëtimi i tij nga dënimi do ta ketë qëllimin e paramenduar që të shpëtohet e mot të zbulohet fakti që dihet se pashmangshëm në këtë aksion terroristë kundër Kosovës, në të gjitha ngjarjet e deritashme të destabilizimit është i përfshirë direkt edhe Aleksandër Vuçiq.

Pra ai është ideator dhe iniciatori kryesor i cili qëndron prapa ngjarjes tragjike të Banjskos. Të gjitha këto lidhje, dhe ndikimet direkt e indirekte të Aleksandër Vuçiqit në zhvillimet e dhunshme e destabilizuese në veri bëjnë që ai të ketë një arsye ta mbaj të heshtur Rajdojçiqin. Pra ideja është që përmes heshtjes së dyanshme dhe amnistimit në proces gjyqësor të shpëtoj edhe për një kohë regjimi i Vuçiqit në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".