Kosova tash e ka shansin historik për ta fituar betejën kundër Serbisë dhe mbështetjen e BE-së në planin e sigurisë dhe rrafshin diplomatik

Kosova tash e ka shansin historik për ta fituar betejën kundër Serbisë dhe mbështetjen e BE-së në planin e sigurisë dhe rrafshin diplomatik
Kosova tash e ka shansin historik për ta fituar betejën kundër Serbisë dhe mbështetjen e BE-së në planin e sigurisë dhe rrafshin diplomatik

Gani Qarri

  • 05 October 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Megjithëse ngadalë, dhe me shumë rezerva, tanimë edhe brenda Bashkimit Evropian, kanë nisur të ndizen sinjalet e para, për ri-pozicionim të politikës së BE-së në raport me Kosovën dhe Serbinë. Madje raportuesit për Kosovën e Serbinë në Parlamentin Evropian, euro deputetja gjermane Viola von Cramon dhe eurodeputeti sllovak Vladimír Bilçik, që të dy, kanë folur, në mënyrën e tyre, mbi situatën e fundit, për gazetën britanike "The Guardian" pas sulmit terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Partitë politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, në situatën e krijuar duhet, që të unifikuar të lobojnë sa më tepër dha ta ngritin zërin sa më shumë me kërkesën drejtuar veçanërisht BE-së, për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga ndëshkimi i pa drejtë, me masa kufizuese, politike e ekonomike me të cilat ishte ngarkuar për përshkallëzimet e shkaktuara para pak muajve, jo nga ne, por nga Serbia hegjemoniste në veri të Kosovës. Sepse si rezultat i eskalimit pikërisht nga po të njëjtat banda serbe të krimit të organizuar, të cilat para pak ditësh ndërmorën edhe një sulm terrorist, me ç`rast edhe u vra një polic i Kosovës dhe 3 apo 4 terrorist serb, e që për fat të mirë të Kosovës dhe popullit të saj, terroristët serb, vërtet u mundën keq, nga policia e Kosovës, u neutralizuan dhe u dekonspiruan katërçipërisht se ishin instrumente paraushtarake dhe degë të shërbimit sekret serb me projekt të mirë-përgatitur, për ta destabilizuar vendin, shkatërruar rendin kushtetues dhe okupuar veriun e Kosovës, të cilat që të gjitha, falë shkathtësisë dhe profesionalitetit të lart të Policisë tonë, terroristëve serb, u shkuan huq.

Madje terroristët serb me në krye krye terroristin Milan Radojçiq, të trimëruar nga sulmet pa përgjigje, që vetëm para pak muajsh ushtruan ndaj KFOR-it, ku lanë të plagosur rëndë e lehtë, më se 93 ushtar paqeruajtës ndërkombëtar, nga vende të ndryshme, anëtare të NATO-s, nuk ngurruan të organizonin sulm terrorist edhe kundër Policisë së Kosovës, por që u demoluan shpejt dhe ikën brenda pak orësh, me bishtin nën vegë, në Serbi, në vendin kriminal prej nga edhe kishin ardhur për të kryer sulmin terrorist në Kosovë. Prandaj megjithëse ngadalë, dhe me shumë rezerva, tanimë edhe brenda Bashkimit Evropian, kanë nisur të ndizen sinjalet e para, për ri-pozicionim të politikës së BE-së në raport me Kosovën dhe Serbinë. Madje raportuesit për Kosovën e Serbinë në Parlamentin Evropian, euro deputetja gjermane Viola von Cramon dhe eurodeputeti sllovak Vladimír Bilçik, që të dy, kanë folur, në mënyrën e tyre, mbi situatën e fundit, për gazetën britanike "The Guardian" pas sulmit terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Dhe përderisa zyrtarët ushtarakë serbë thanë dje se Beogradi shkurtoi numrin e trupave serbe në kufi me Kosovën, duke pasur parasysh mashtrimet e Serbisë, shqetësimet në kryeqytetet perëndimores, vazhdojnë. E meqenëse vet terroristi Milan Radojiçiq, ka pranuar publikisht se kishte marrë pjesë në sulmin terrorist, Viola von Cramon kërkoj që të dihet saktësisht edhe se kush qëndron prapa këtij sulmi terrorist dhe se në çfarë mase dhe me ndihmën e kujt, është kryer ai sulm i paprecedent, duke pasur parasysh sasinë e madhe të municioneve, armatimeve të llojllojshme dhe automjeteve të blinduara”, tha Von Cramon-Taubadel. Kështu që ajo kërkoj një rishikim urgjent të qasjes së Brukselit, nga BE, e cila pas këtij sulmi terrorist, duhet medoemos ta rivlerësojë strategjinë e saj të përgjithshme të bisedimeve Serbi-Kosovë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”! Përndryshe nëse nuk ndryshon qasja ndaj Kosovës dhe nuk vazhdojnë bisedimet, me një trajtim më të drejtë dhe të barabartë të të dy vendeve dialoguese, ne do të shohim më shumë përshkallëzim e konflikt, më shumë nacionalizëm dhe më shumë tërheqje nga bota”, kur dihet se pikërisht qasja e deritanishme e padrejtë, e cila aktualisht fokusohet në stabilitetin ekonomik dhe politik çoi në sulmin terrorist në Banjska.

Ndaj në vend të kësaj, tani e tutje, ne duhet t’i japim përparësi, sundimit të ligjit e demokracisë dhe të angazhohemi më shumë me zërat përparimtarë nga i gjithë rajoni”, tha zonja von Cramon. Kurse eurodeputeti sllovak Vladimír Bilçík, u deklarua jo si raportues profesionist për Serbinë, por foli sikur të ishte edhe vet serb, kërkoj nga të dyja palët të nagazhohen për rikthim të normalitetit e stabilitetit dhe madje nuk ngurroi të shkonte deri atje, sa njëjtë si Serbia hegjemoniste edhe ai ta akuzonte, pa fije turpi qeverinë Kurti për ngecjen e deritashme dhe mungesën e rezultateve pozitive në dialog, duke mos përmendur me asnjë fjalë, veprimet e njëanshme proserbe të emisarit po ashtu sllovak, Miroslav Lajçak, të cilat quan dialogun në këtë pikë kritike, nëse jo edhe në dështim total.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".