Arrestimi i kryebanditit Milan Radojçiq do të krijon tërmet shkatërrues për shembjen e kullës kriminale të ndërtuar nga vetë Aleksandër Vuçiq

Arrestimi i kryebanditit Milan Radojçiq do të krijon tërmet shkatërrues për shembjen e kullës kriminale të ndërtuar nga vetë Aleksandër Vuçiq
Arrestimi i kryebanditit Milan Radojçiq do të krijon tërmet shkatërrues për shembjen e kullës kriminale të ndërtuar nga vetë Aleksandër Vuçiq

Hajrullah Ternava

  • 05 October 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Pavarësisht se cili do të jetë epilogu të cilin do ta merr në fund arrestimi i Radojçiqit nga drejtësia e shtetit serbe, që lë shumë pak për të shpresuar në drejtësi profesionale dhe të pa varur, për ta ekstraduar Radojçiqin dhe gjykuar në Kosovë, vetë ndalimi i tij nga organet e ndjekjes e vërteton përgjegjësinë të cilën vetë Aleksandër Vuçiq e ka mohuar, duke i dhënë mbështetje publike dhe institucionale aksionit të grupit kriminal, kinse ishte një organizim dhe rebelim qytetar i serbëve lokal të cilët ndiheshin të keq trajtuar e të rrezikuar nga institucionet e shtetit të Kosovës, sipas tij nga regjimi i Albin Kurtit.

-Agresioni serb ndaj territorit të sovranitetit të Kosovës nga njerëz të ushtruar paramilitar, me armatim luftarak modern dhe të barrikaduar në kishën ortodokse, në objektin fetar në fshatin Banjska, me porosi dhe organizim nga ana e Serbisë, është një akt terrorist armiqësor i një shteti fqinj. Ky akt u ekzekutua nga paramilitarët të cilët janë stërvitur një kohë të gjatë për të qenë sa më efikas në kryerjen e sulmit ndaj sovranitetit të Kosovës, prandaj arrestimi i kryebanditit Milan Radojçiq nga autoritetet e Serbisë, për sulmin në veri të Kosovës, është fillimi i shembjes së kupolës kriminale të vetë Aleksandër Vuçiqit, si efekt i presionit ndërkombëtar me paralajmërime dhe kërcënime politike e diplomatikë për ndëshkim me izolim të Serbisë, dhe ndërprerje të procesit të anëtarësimit në BE.

Pavarësisht se cili do të jetë epilogu të cilin do ta merr në fund arrestimi i Radojçiqit nga drejtësia e shtetit serbe, që lë shumë pak për të shpresuar në drejtësi profesionale dhe të pa varur, për ta ekstraduar Radojçiqin dhe gjykuar në Kosovë, vetë ndalimi i tij nga organet e ndjekjes e vërteton përgjegjësinë të cilën vetë Aleksandër Vuçiq e ka mohuar, duke i dhënë mbështetje publike dhe institucionale aksionit të grupit kriminal, kinse ishte një organizim dhe rebelim qytetar i serbëve lokal të cilët ndiheshin të keq trajtuar e të rrezikuar nga institucionet e shtetit të Kosovës, sipas tij nga regjimi i Albin Kurtit. Madje së fundi Vuçiq ka dalë edhe me një arsyetim qesharak për terroristët serbë duke thënë se ata donin vetëm t’u shpërndanin armë qytetarëve për t’u mbrojtur.

Tani pikërisht ky moment është momentum i krijuar si një rast të cilin qeveria e Kosovës duhet shfrytëzuar duke kërkuar pikërisht ekstradimin e këtij krimineli në Republikën e Kosovës, duke zhvilluar edhe një hetim të zgjeruar, për ta zbardhur bashkëpunimin e tij me ish politikanët e qeverisjes së kaluar të cilët indirekt dhe në heshtje ja kanë mundësuar zhvillimin e krimit të organizuar në veri të vendit, për tu pasuruar deri në atë masë dhe duke marr rolin e krye liderit të bandave të krimit të organizuar deri në tendencën përpjekjen e armatosur për ta pushtuar territorin të cilin me ndihëm e shërbimeve sekrete serbe e ka kontrolluar dhe menaxhuar. Milan Radojçiqi edhe të kaluarën e tij e ka të dyshimtë, sepse edhe tani dëshmitarët dalin me dëshmi se po ky person gjatë luftës ka vrarë shqiptare pa u përgjigjur asnjëherë për ato vrasje, kurse ish udhëheqës të shtetit tonë në shumë raste janë shoqëruar me të, si nëpër lokale apo edhe shtëpi me të, edhe që ky person me një të kaluar kriminale të tillë sikur tani që po dihet, nuk është dashur ti lejohet emërimi i tij si zëvendës kryetar i Listës Serbe si parti e serbëve të Kosovës, me një të kaluar kriminale që ka vra shqiptar gjatë luftës, e kur dihet se po ky person është në listë të zezë të Amerikës, dhe pranë gjithë kësaj situate të agresionit ndaj sovranitetit të Kosovës, zyrtarisht duhet që shteti i Kosovës të kërkoj ekstradimin e Radojçiqit në institucionet e Kosovës dhe të përgjigjet para institucioneve të drejtësisë të Kosovës, për veprën terroriste të kryer në territorin e Kosovës, që të gjykohet pranë institucioneve të Kosovës, aty ku është krye vepra kriminale, vrasja e policit dhe plagosja e dy të tjerëve si akt terrorist nga njësitet paramilitare të Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".