Opozitarët varrmihës të shtetit të Kosovës, në lidhje me Vuçiqin dhe Radojçiqin

Opozitarët varrmihës të shtetit të Kosovës, në lidhje me Vuçiqin dhe Radojçiqin
Opozitarët varrmihës të shtetit të Kosovës, në lidhje me Vuçiqin dhe Radojçiqin

Dr. Hysni Aliu

  • 06 October 2023 - 07:49

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, nuk ishte seance turpi, por seancë ku doli në fushë se kujt i dhemb ndryshimi i gjendjes në veri të Kosovës në favor të shtetit të Kosovës. Opozita tregoj edhe njëherë se sa dashakeqe është në raport me shtetin e vet dhe sa e lidhur është me Vuçiqin e Radojçiqin financiarisht e nëpërmes saj edhe detyrimi politik që ju nënshtrohen.

-Në kohen kur faktet e zbuluan fytyrën e Serbisë, nëpërmes sulmit të Serbisë në integritetin territorial të Kosovës, dhe në kohën kur sanksionet kundër Kosovës e humbën arsyen, dhe po vijnë në rend sanksionet kundër Serbisë, bash ama bash si e kam parashikuar unë kur thosha; ( sanksionet kundër Kosovës janë rrugë e shtruar për sanksione kundër Serbisë, dhe këto sanksione nuk do hiqen ndaj Kosovës derisa Serbisë ti vihen sanksionet, këta nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, duke kërkuar datën për zgjedhjet e reja parlamentare. Për çka pë kërkohen zgjedhjet?

Për të ndalë shtrirjen e sovranitetit në veri?

Për të ndihmuar Radojçiqin e Vuçiqin me grupet e veta paramilitare?

Për të ndalur zbulimin e rrënjëve të krimit që shtrihen nga veriu e deri në Tiranë tek Edi Çorapa?

Për të ndal zbulimin e fakteve të përfshirjes së Serbisë në vrasjen e policit tonë Hero?

Për ti ndal sanksionet ndaj Serbisë?

Për ta hequr fletarrestim ndaj Radojçiqit?

Për të ja kthyer villen e Radojçiqit në Ujman?

Për të vazhduar regëtinë me kompaninë Rad?

Apo për të i dal në krah Putinit në këto dit të vështira?

Apo për të i dal në krah aleancës së dreqit Trump, Grenell, Rama e aj spiuni i CIA-s që bashkëpunoj edhe me juve?

Apo sepse ju kanë nis me ju shterë qeshmet e parasë prej tenderëve e prej veriut e sa edhe prej Serbisë.

Apo sepse po doni të merrni hak për vrasjen e disa sulmuesve paramilitar serb në Banjskë? Për ta përfunduar, sjellja e opozitës i ngjan një tradhtie shtetërore moderne, apo një përkrahje në mënyre të sofistikuar indirekte e terrorizmit. Faktet e mundin gënjeshtrën, e gënjeshtra e mundur shkrihet si akulli para diellit. Sa i përket deklaratës së z. Konjufca, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, unë besoj që si rrallë herë është deklaratë e gabuar, sepse parlamenti e humb vlerën dhe detyrën e qëllimin për të cilin ekziston, vetëm kur ai parlament voton vendime antishtetërore, siç ishte miratimi i asociacionit dhe i Gjykatës Speciale, apo humbja e tokës me Malin e Zi. Tani parlamenti i Kosovës ka shumicën për çështjet kryesore, e për këto gjërat që kërkojnë 2/3 tat, munden të presin deri në parlamentin e ri ku këta që po punojnë si Lista Serbe nuk do hyjnë më në atë vend sepse populli do i gjykoj me votën e vet. Kjo që ka than z. Konjufca është dorëzim para krimit, dhe me këtë logjikë edhe atë botë kur lista serbe nuk e votoj ligjin për ushtrinë na qenka dashtë të shpërbëhet parlamenti!.

Po frikësohem që kjo që e ka thënë Konjufca nuk është e pa menduar e as impulsive, pore është diçka e menduar mirë dhe që besoj thellësisht që është gabim. Nëse dikush mendon që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në mënyrë që të largohet Lista serbe nga parlamenti apo të mbahen edhe zgjedhjet komunale në tërë Kosovën në mënyrë që të largohen disi me fytyrë këta kryetarët në veri, serish besoj që është gabim. Qeveria Kurti duhet te vazhdon misionin e vet te shenjet ashtu siç e ka filluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".