Shteti i Kosovës duhet ti forcoj maksimalisht organet për mbrojtjen e rendi juridiko-kushtetues të Republikës

Shteti i Kosovës duhet ti forcoj maksimalisht organet për mbrojtjen e rendi juridiko-kushtetues të Republikës
Shteti i Kosovës duhet ti forcoj maksimalisht organet për mbrojtjen e rendi juridiko-kushtetues të Republikës

Muhamet Kelmendi

  • 06 October 2023 - 08:02

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Lëshimi i kriminelit terrorist Milan Radojçiqit nga gjoja paraburgimi në Serbi është akt që tregon se shteti serb, ai dhe kryesisht Aleksandër Vuçiq, është organizatori, udhëheqësi dhe ideatori i agresionit terrorist në Banjsk të Zvecanit. Veprimi i tillë është i qartë dhe shumë i pritshëm i shtetit serb. Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi jo vetëm i veriut të Kosovës, por të tërë Kosovës.

- Serbia e konsideron Kosovën në një vend serb dhe çdo aksion e organizon në emër të mbrojtjes së tokës serbe. Për Serbinë është akti terrorist i bërë në Kosovë akt shtetëror dhe i lejuar dhe përgjegjës e konsideron vetëm veten e vetë si shtet. Faktet që flasin se grupi diverzivo-terrorist serb ka vepruar nën komandën e kompetenteve nga BIA, nga ushtria serbe dhe nga vetë Vuçiqi janë të shumtë: 1. Vlerësimi aktit të Milan Radoçiqit në akt historik në Serbi. 2. Krahasimi i kriminelit serb dhe terrorist Millan Radojçiq me heroin kombëtar të Kosovës, Adem Jasharin, si mënyrë e glorifikimit të terroristëve serbomëdhenj. 3. Vlerësimi i tre të rënëve terrorist në ndeshjen e bërë më 24 shtator, në Banjsk, me forcat e policisë së Kosovës, në hero të shtetit dhe të kombit serb. 4. Shpallja e ditës së zisë në Serbi dhe të tri ditëve të zisë në Kosovë nga ana shtetit serb dhe të Listës Serbe. 5. Mos kthimi i terroristeve në Kosovë, në vendin e krimit dhe të terrorit. 6. Vërja në lëvizje drejtë Kosovës të ushtrisë serbe, duke synuar frikësimin e Kosovës, me pretendim të ripushtimit. 7. Përcaktimi juridiko-kushtetues i Kosovës në territor të shtetit serb. Faktet e tilla tregojnë se Serbia nuk donë paqe me shtetin e Kosovën.

Për këtë shtet është Kosova territor serb dhe çdo aksion, pavarësisht natyrës, është i kapshëm. Me rëndësi është për shtetin serb ripushtimi i Kosovës. Për të realizuar këtë priten edhe aksione diverzive e terroriste tjera ndaj Kosovës. Pas këtij akti do të pasojnë aktet tjera diverzive me karakter terrorist ndaj Republikës së Kosovës. Beogradi nuk do të ndalet kurrë. Në konferencën për shtyp të terroristit Vuçiq, në Beograd, u tha: "Serbia nuk do ta njehe kurrë shtetin e Kosovës. Për ne është Kosova dhe " Metohia" territor historik dhe kushtetues i Serbisë". Qartë. Kjo thënie e kriminelit terrorist Vuçiq është në vijën e terroristëve që u futën në Kosovë.

Natyrisht se BE, qendrat vendosësh dhe SHBA kërkohet të veprojnë kundër këtij shteti terrorist. Këto subjekte nuk duhet të lejojnë këtë shtet të futet në aventura terroriste kundër Kosovës. Mirëpo kjo tregon se nga Republika e Kosovës kërkohet që në çdo kohë të jetë aktive dhe e përgatitur për çfarëdo lloj të aventurave terroriste të Serbisë. Kosovës i duhen organet policore, FSK-ja dhe shumë shërbime tjera për ta mbrojtur rendin dhe sistemin politiko-kushtetues. Raportet me shtetin serb kurrë nuk do të rregullohen, sa herë që Serbia ka pretendime territoriale dhe mbanë pjesë dhe territore të kombit shqiptar të pushtuara. Kjo është në logjikën dialektike të zhvillimit shoqëror.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".