Propaganda e Beogradit Kundër Kosovës është shfaqje turpi, rrenë e madhe nga Aleksandër Vuçiq për ta mbrojtur krimin e “Pablo Eskobarit” të tij serb Milan Radojçiq

Propaganda e Beogradit Kundër Kosovës është shfaqje turpi, rrenë e madhe nga Aleksandër Vuçiq për ta mbrojtur krimin e “Pablo Eskobarit” të tij serb Milan Radojçiq
Propaganda e Beogradit Kundër Kosovës është shfaqje turpi, rrenë e madhe nga Aleksandër Vuçiq për ta mbrojtur krimin e “Pablo Eskobarit” të tij serb Milan Radojçiq

Radomir Dimiç

  • 06 October 2023 - 10:26

 

Nga: Radomir Dimiç

Ne i ftojmë të gjithë serbët e Kosovës, që të heqin dorë nga politika paternaliste e Aleksandër Vuçiqit dhe gjoja mbrojtësit të madh Milan Radojçiq, Eskobarit serb. Ne po ashtu mendojmë se garancia më e fortë për serbët dhe qytetarët e tjerë në Kosovë është Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj. Qytetarët në Kosovë duhet të mbrohen nga terrori i Radojçicit, i udhëhequr nga propaganda e Beogradit, dhe vetë Vuçiq.

-Edhe OJQ “Multietnika” me kujdes po e përcjell rastin e Milan Radojçiqit, dhe mendon se tensionet duhet të ulen, ndërsa përgjegjësit duhet të përgjigjen. Lirimi i Radojçiqit pas pranimit të gjithë aktit terrorist, paraqet edhe një farsë, ndryshe nuk mundë të kuptohet vendimi i Gjyqit të lartë në Beograd për lirimin nga paraburgimi i Pabllo Eskobarit serb, dhe kinse masat e marra për pasaportën, dhe gjoja ndalimin e largimit nga Serbia. Mendojmë se kjo është edhe një lojë tjetër e Serbisë me Radojçicin, është i pa tolerueshëm terri informativ mediatik, që po ju servohet qytetarëve të Serbisë, duke i keq informuar ata se gjoja po ushtrohet terror nga regjimi i Qeverisë së Kurtit, çka nuk është e vërtetë dhe gjithë kjo është një shfaqje e rreme e Beogradit.

Lidhur me frikën që ju bënë Beogradi serbëve në Kosovë është prononcuar edhe ministri Rashiq kur thotë se serbët në Kosovë janë më të sigurt se në Serbi. Ne ftojmë të gjithë serbët e Kosovës, që të heqin dorë nga politika paternaliste e Aleksandër Vuçiqit dhe gjoja mbrojtësit të madhe Milan Radojçiq, Eskobarit serb. Ne po ashtu mendojmë se garancioni më i fortë për serbët dhe qytetarët e tjerë në Kosovë është Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj. Qytetarët në Kosovë duhet të mbrohen nga terrori i Radojçicit, e udhëhequr nga propaganda e Beogradit, dhe vetë Vuçiq. Po ashtu mendojmë që Sigurisë në Kosovë ti shtohet numri i prestarëve të KFOR-it, dhe të zbatohen sanksionet ndaj Aleksandër Vuçiqit dhe bashkëmendimtarëve të tij, të cilët janë të implikuar në gjithë sulmin terrorist në Banjskë, dhe po ashtu ne mendojmë se zgjidhja e vetme në mes Serbisë e Kosovës, është dialogu i ndihmuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Autori është president i OJQ-s “Multietnika”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".