Tandemi kriminal terrorist me përmasa rajonale, Putin në Ukrainë dhe Vuçiq në Serbi, po kërcënojnë më luftë bërthamore

Tandemi kriminal terrorist me përmasa rajonale, Putin në Ukrainë dhe Vuçiq në Serbi, po kërcënojnë më luftë bërthamore
Tandemi kriminal terrorist me përmasa rajonale, Putin në Ukrainë dhe Vuçiq në Serbi, po kërcënojnë më luftë bërthamore

Skender Mulliqi

  • 07 October 2023 - 09:18

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Psikopatët në pushtet janë bërë problem botëror. Më ta nuk ka zhvillim të dialogut, dhe nuk ke as për çka të bisedosh .Nuk iu intereson asgjë vetëm pushteti i tyre absolut. Egoja e tyre është e sëmur rëndë, nga një sëmundje e pa shërueshme. Njerëzit normal nuk rezonojnë në mënyrë shkatërrimtare. Pak kush ka besuar që tirani Putin do të bënte një invazion ushtarak pushtues mbi një vend sovran në shekullin 21. Nëse njerëzve të tillë iu lëshohet shumë terren për pushtim, ata nuk ndalën në apetitet për pushtime të reja. Kështu ka ndodhur në Luftën e Parë dhe në Luftën e Dytë Botërore. Të tillët më çdo kusht duhet mposhtur në frontin e luftës.

-Na kujtohet të gjithëve mirë së çka dëshirojë Millosheviqi më rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, dëshirojë që më çdo kusht ti arrin objektivat pushtuese për formimin e Serbisë të Madhe, që të njëjtin synim e ka edhe sot presidenti Aleksandër Vuçiq përmes akteve terroriste në veri. U thye turpshëm siç do të thyhet çdo tentim tjetër ushtarak siç po kërcënon . Psikopati Putin më psikopatin e vogël serb, Vuçiq, ushqehen mbi vuajtjet e popujve të tjerë. Në luftën agresive nuk ka asgjë racionale. Putin në Ukrainë dhe Vuçiq në rajon po kërcënojnë më luftë bërthamore, dhe më ndërhyrje ushtarake në Ballkan.

Këta njerëz dhe përkrahësit e tyre irracional e agresiv , i ndalë vetëm forca .Këta as që mendojnë racionalisht të gjejnë ndonjë dalje paqësore nga lufta .Më këta është vështirë të zhvillohen bisedime për paqen. Edhe procesi maratonik i dialogut është futur në qorrsokak dhe zor së do të këtë përfundim të mirë më një kriminel lufte. Idetë e tilla arrogante e psikopatike duhet asgjësuar sa më parë bota përparimtare. Putin duhet ndëshkuar e izoluar siç kishte ndodhë në Luftën e Dytë Botërore, dhe më rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, ku u intervenua për të ndalë ;luftën. Nëse dorëzohet Ukraina, është dorëzuar Evropa. Nëse Ukraina fiton , Evropa është e sigurt. Edhe Putin dhe Vuçiq duhet të përfundojnë si Millosheviqi në Hagë. Kur Millosheviqi shkojë në Hagë gjithë rajoni u qetësua.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".