Diplomacia e udhëhequr nga BE tani u dëshmua e dështuar në dialogun e ndërmjetësuar

Diplomacia e udhëhequr nga BE tani u dëshmua e dështuar në dialogun e ndërmjetësuar
Diplomacia e udhëhequr nga BE tani u dëshmua e dështuar në dialogun e ndërmjetësuar

Xhevat Meha

  • 08 October 2023 - 08:52

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Më e mira do të ishte të gjendej zgjidhje e përhershme. Edhe Serbia edhe Kosova kanë nevojë të lirohen nga marrëdhënia e rënduar, kanë nevojë të fillojnë rrugë të re përpara duke lënë mbrapa konfliktualitetin dhe të përqendrohen në zhvillim si dy shtete fqinjë, zhvillim që dërgon në një marrëdhënie miqësore mes tyre.

 

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi kaherë kanë pasur nevojë për një diplomaci parandaluese që do të kishte qenë tjetër fare nga diplomacia e negociatave për normalizim të marrëdhënieve. Vet koncepti "normalizim" nuk ka synim parandalimin por arnimin e gjendjes në terren. Diplomacia e udhëhequr nga BE tani u dëshmua e dështuar. Ne mendimin tim, diplomaci parandaluese ne rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të ishte një takim i shteteve të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën dhe Serbinë ku do të gjendej zgjidhje që minimum do të ishte zgjidhje afatgjatë. Më e mira do të ishte të gjendej zgjidhje e përhershme. Edhe Serbia edhe Kosova kanë nevojë të lirohen nga marrëdhënia e rënduar, kanë nevojë të fillojnë rrugë të re përpara duke lënë mbrapa konfliktualitetin dhe të përqendrohen në zhvillim si dy shtete fqinjë, zhvillim që dërgon në një marrëdhënie miqësore mes tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".