Edhe Aleksandër Vuçiq së bashku me Radojçqin në listën e zezë amerikane

Edhe Aleksandër Vuçiq së bashku me Radojçqin në listën e zezë amerikane
Edhe Aleksandër Vuçiq së bashku me Radojçqin në listën e zezë amerikane

Skender Mulliqi

  • 08 October 2023 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Nuk është tashmë asgjë e re, nëse themi se akti terrorist në veri të Kosovës, është vepër e presidentit serb,Aleksandër Vuçiqi, i cili ishte dashur të hynë në listën e zezë të DASH-it. Krimineli i luftës Vuçiq, është mik dhe përkrahës I vëllezërve Veselinoviq, Radojçiqit, Vulinit, Rakiq dhe të tjerëve .Shtrohet pyetje, si ka pasur mundësi që vëllezërit Veselinoviq , Radojqiq, Vulin të ngjiteshin në njerëzit më të pasur në Serbi, po mos të ishin lidhur më kreun e shtetit serb?

 

Këtyre ditëve mendohet së do të këtë sanksione të reja dhe ndaj disa individëve në Serbi, që shpresojmë të jetë në këtë listë edhe Vuçiq. Këta jo vetëm që janë terroristë, por janë edhe bartës të drogave, shvercit të armëve, të cigareve dhe të kontrabandave të ndryshme. Dyshohet së këta kriminelë, kanë pasur edhe bashkëpunëtorët e tyre të komuniteteve tjera , të cilët për shumë vite kanë zhvatë miliona euro nga burimet e kontrabandave të ndryshme në veri. Kjo lidhje e ngushtë ka funksionuar më presidentin serb, dhe më krerët e tjerë të Serbisë. Dhe, nuk ka asnjë dyshim së edhe armatimi i kapur nga organet tona policore të aktit terrorist e ka prejardhjen nga Serbia zyrtare. Dhe, kjo lidhje e ngushtë më presidentin serb, beri që terroristi Radojçiq të lirohet nga gjykata , madje ai nga Vuçiqi i cili po përpiqet që të fshehë dorën në aktin terrorist të Banjskes, ka shpallur Radojçiqin hero!Dihet pse është liruar Radojçiq, pse vëlla i tij dinë shumë për lojërat e tyre të përbashkëta. Si heronj po trajtohen edhe kriminelet e luftës Karagjiq, Mlladiq, Lazareviq, Shlivançanin, kapiteni Dragan, Shainoviq, Arkan etj. Ky është tregues së Vuçiqi nuk është liruar nga logjika e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kur edhe ndodhi lufta në ish-Jugosllavi. Serbia është shtet që historikisht ju ka pa sherri në Ballkan, dhe tagrin më të shtrenjtë e kanë paguar shqiptarët. Në shtetet ku nuk sundon e drejta lartësohen gjithmonë kriminelet, se zaten shtet kriminal fund e krye është edhe kjo Serbia e Aleksandër Vuçiqit, i cili nuk po i ndalë kërcënimet më luftë ndaj Kosovës së pavarur. Janë këto fakte , dhe një mori faktesh të tjera pse pala jonë duhet të mos pranon të ulët në tryezën e bisedimeve më njëri më biografi kriminale si Aleksandër Vuçiqi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".