Fushata e hapur kritike e shoqërisë së lirë civile në serbi, dhe botës akademike, do të ja shembin presidentit serb Vuçiqi karrierën e tij kriminale politike

Fushata e hapur kritike e shoqërisë së lirë civile në serbi, dhe botës akademike, do të ja shembin presidentit serb Vuçiqi karrierën e tij kriminale politike
Fushata e hapur kritike e shoqërisë së lirë civile në serbi, dhe botës akademike, do të ja shembin presidentit serb Vuçiqi karrierën e tij kriminale politike

Gani Qarri

  • 08 October 2023 - 08:56

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Denoncimet e hapura publike që po bëhen në vijimësi, si nga shoqëria civile serbe, ashtu edhe nga bota akademike, kundër kriminelit Vuçiq, për përfshirjen e tij direkt në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist në veri të Kosovës, në manastirin e Banjskës dhe qëllim zgjerimin me përmasa edhe më të mëdha të aksionit terrorist, duhet të ndikojnë që faktori ndërkombëtar, përfundimisht ti marr ato deklarime si fakte për ta ndëshkuar presidentin Vuçiqi për sulmin e organizuar terrorist kundër Policisë së Kosovës, me ç ‘rast u vra polici i Kosovës, tani hero, Afrim Bunjaku.

 

Numri i figurave publike në serbi që e drejtojnë gishtin e përgjegjësisë tek presidenti Vuçiqi po vazhdon të shtohet. madje së fundi, edhe historiani serb Nikolla Samarxhiq ka thënë se përpjekja e Vuçiqit, për okupimin e veriut të Kosovës është një kopje e pushtimit të Putinit në Ukrainë. Kështu që duket se të shënjestruarit e parë për ekzekutim nga bandat terroriste serbe, ishin vet pelegrinët serb në manastir, në mënyrë që pastaj të akuzohet Kosova për krimin dhe krijohet arsyetimi për agresion të ushtrisë serbe për okupimin e veriut, në emër të shpëtimit të “civilëve” dhe mbrojtjes së serbëve lokal. Në fakt deputetja britanike Alicia Kearns, me plot të drejtë dhe në mënyrën më të ashpër të mundshme, ka kritikuar ndërkombëtarët për qëndrimin që ata janë duke mbajtur në raport me çështjen e Kosovës, duke mos marrë asnjë masë sanksionues kundër Serbisë nga SHBA, Britania e Madhe, as BE pavarësisht vrasjes së oficerit të Policisë së Kosovës, armatosjes së paraushtarakëve terrorist serb, kidnapimit të policëve brenda territorit të Kosovës, plagosjes së rëndë e të lehtë të mese 93 ushtarëve të KFORit, pavarësisht fakteve që implikojnë Serbinë si agresore në sulmin terrorist të kryer me 24 shtator në Kosovë! Madje, as krye terroristi Milan Radojçiq nuk është mbajtur në arrest dhe vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përderisa Kosova edhe pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit mbetet nën masat shtrënguese (sanksionet) të BE-së!?. Megjithëse nuk është hera e parë që zonja Kearns reagon dhe kërkon që të mbahet një qëndrim më i drejtë ndaj Kosovës, duke bërë përgjegjëse Serbinë edhe për konfliktet e mëparshme, në fakt megjithëse nuk dihet saktësisht, mendohet se qëllimi i aksionit në Banjska ishte, një inskenim agjenturor i BIA-së së Serbisë, për likuidimin e pelegrinëve nga Novi Sadi, njëjtë si me rastin e vrasjes së të rinjve serb në restorantin "Panda", që më pas, të bëhet akuzimi i palës kosovare, për terrorizëm. Dhe likuidimin e pelegrinëve nga terroristët serb, Vuçiqi, pastaj do ta përdorte për agresionin e forcave të ushtrisë serbe, në Kosovë, të cilat ishin vendosur paraprakisht, rreth kufirit me Kosovën, aksion të cilit krimineli Vuçiq i parapriu, botërisht me sloganin; “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, i cili parashikonte përsëritjen e inskenimit të kryer nga Putini në Ukrainë në vitin 2014 kur Rusia pushtoi Dombasin dhe Krimenë. Historiani serb Nikolla Samarxhiq, i cili është profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd, ka thënë se tezat për praninë ruse kishin rolin e shfuqizimit të përgjegjësisë së Vuçiqit, kurse aksioni në veri të Kosovës ishte i ngathët dhe amator” dhe se pikërisht presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq qëndron vet, prapa sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Edhe sipas historianit Samarxhiq, ajo që ka ndodhur në Banjskë është kopje e pushtimit që Rusia ka kryer, para rreth 9 vitesh në Ukrainë, i cili në një intervistë për gazetën “Pobjeda” ka sqaruar se me përsëritjen e përditshme dhe në vazhdimësi të sloganit “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, Vuçiqi i ka paraprirë veprimit që edhe ndodhi me 24 shtator në veri, akt i cili megjithëse ishte i ngathët dhe amator u ngjan veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin më 2014 në Ukrainë, kur ai pushtoi Dombasin dhe Krimenë. Sipas tij, këtë e konfirmon pjesëmarrja në sulm e truprojës së kreut të BIA-s, Aleksandër Vulin, që është edhe një konfirmim i amatorizmit të gjithë aksionit, kur dihet se truprojat janë banditë pasivë, të paaftë për të marrë pjesë në aksione guerile”, është shprehur Samarxhiq. Ai ka thënë se tezat për praninë ruse në këtë aksion kishin rolin e shfuqizimit të përgjegjësisë së Vuçiqit, kështu që çdo perspektivë evropiane dhe jetike e Serbisë, serish u rrezikua nga Vuçiqi”, është shprehur Samarxhiq, ndaj dhe Vuçiq, po mundohet të relativizojë përgjegjësinë e vet personale, me ndihmën e “zëdhënësve të tij liberalë”, të cilët sipas Samarxhiqit, në media “sqarojnë se si, kinse Vuçiqi nuk paska qenë i informuar, nuk paska ditur për sulmin terrorist, e madje paska qenë edhe i befasuar”?!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".