Dekonspirimi i përfshirjes së Serbisë në aksionin terroristë në veri të dëshmohet e argumentohet, të sanksionohet nga BE dhe SHBA

Dekonspirimi i përfshirjes së Serbisë në aksionin terroristë në veri të dëshmohet e argumentohet, të sanksionohet nga BE dhe SHBA
Dekonspirimi i përfshirjes së Serbisë në aksionin terroristë në veri të dëshmohet e argumentohet, të sanksionohet nga BE dhe SHBA

Blerim Burjani

  • 09 October 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Pra duhet ta kuptojnë drejt se kush është Serbia dhe çka donë. Presioni duhet të jetë vendimtar për të detyruar Serbin të njoh Kosovën.

-BE dhe SHBA ende nuk kanë reagim të përbashkët dhe adresë unike se Serbia është përgjegjëse për aktin terrorist në veri. Kjo çështje sa më parë që është e mundur duhet të verifikohet, sepse edhe që të kenë fakte qarta, është aq më mirë për ti dhënë kahe të nevojshme dialogut përfundimtar. Pra duhet ta kuptojnë drejt se kush është Serbia dhe çka donë. Presioni duhet të jetë vendimtar për të detyruar Serbin të njoh Kosovën. Pra duhet të ndodh një kthesë aktive dhe vendimtare. Në këtë drejtim nuk duhet humbur kohë, deri në janar të arrihet zbatimi i marrëveshjes. Qëllimi i destabilizimit është i qartë, që të shpejtohet zgjidhja për asociacionin dhe zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në veri nuk është për tu befasuar, ajo erdhi nga trimërimi i Serbisë nga ana faktorëve të ndryshëm të jashtëm politik, kështu që edhe qëllimi i destabilizimit është i qartë, shpejtimi i themelimit të asociacionit serb dhe rritjen pazarit për modalitete të zgjidhjes. Ky është qëllimi pse Serbia donë destabilizim të shumëfishët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".