Banda kriminal e Radojçiqit u trajnua dhe armatos për sulmin terrorist në veri me urdhër special nga Vuçiqi

Banda kriminal e Radojçiqit u trajnua dhe armatos për sulmin terrorist në veri me urdhër special nga Vuçiqi
Banda kriminal e Radojçiqit u trajnua dhe armatos për sulmin terrorist në veri me urdhër special nga Vuçiqi

Dardan Grapci

  • 09 October 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Nëse INTERPOLI e vërteton që krejt ky organizim nga Serbia e ka pas për qëllim për ti frikësuar Serbët që jetojnë në Kosovë, dhe për të bërë trazira, atëherë duhet urgjentisht të aktivizohet CIA për ta arrestuar Vuçiqin dhe Vulinin, si dhe Millan Radojçiqin dhe grupin e tij.

-Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin janë njerëzit kryesore që e kanë armatosur Millan Radojçiqin dhe grupin e tij për të hyrë në Veri të Kosovës për të bërë trazira duke filluar në Zveçan nga Manastiri i Banjskës. A e kanë ditur autoritetet e KFORIT për këtë skenar kriminal? - PO e kanë ditur prandaj nuk kanë marrë asnjë mase për ti ndaluar si dhe i kanë ndihmuar të hyjnë dhe të dalin nga Kosova pa asnjë therë në këmbë. Si ka mundësi që tërë ai grup i përbërë nga 30 persona të hyjnë në Manastire të Zveçanit me automjete ushtarake, me vetura të mbushura me armë dhe raketa anti-tank?.

Nëse INTERPOLI e vërteton që krejt ky organizim nga Serbia e ka pas për qëllim për ti frikësuar Serbët që jetojnë në Kosovë, dhe për të bërë trazira, atëherë duhet urgjentisht të aktivizohet CIA për ta arrestuar Vuçicin dhe Vulinin, si dhe Millan Radojçicin dhe grupin e tij. Shërbimit sekret Serbe nuk duhet ti besohet në këto situata duke e ditur që do të gënjejnë dhe të bëjnë kurthe për Policët e Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në aksionin kundër grupit terrorist në krye me Radojçiqin. Pas këtyre zhvillimeve të fundit, kapjes dhe ndjekjes të grupit terroristë nga Serbia në veri të Kosovës, BE dhe SHBA duhen që ta anulojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ta ndërpresin presionin ndaj Qeverisë së Kosovës për ta krijuar asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".