'Bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita, turp'

'Bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita, turp'
'Bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita, turp'

Gani Qarri

  • 09 October 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Partitë opozitare me sjelljet e tyre të paturp, në vijimësi po dëshmojnë se me veprimet e orkestruara, nuk janë më opozitë e partisë në pushtet, por janë shndërruar në armikun më të egër të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, të cilat nuk mëtojnë as kryerjen e obligimeve ligjore si participuese në Kuvendin e Kosovës, duke mos-votuar as marrëveshjet ndërkombëtare dhe bllokuar e humbur rreth 200 milion euro, mbështetje për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

-Në fakt veprimi i opozitës, është një goditje aq e rëndë pas shpine, dhe akt tradhtie e nivelit më të lartë, pikërisht në momentet më të vështira që po kalon vendi ynë Kosova, sa që me qëndrimin kundërshtues në union të opozitës pro serbe, siç i pamë në seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës ku nuk u votuan marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat kërkohet shumica e kualifikuar e dy të tretave të votave të deputetëve të Kuvendit dhe bllokoi mbi 200 milion euro mbështetje për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, akt i cili, i bënë të vuajnë qytetarët e Kosovës dhe gëzon Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë fashiste. Kjo për faktin e ditur nga të gjithë se marrëveshjet ndërkombëtare, nuk kanë qenë, nuk janë, dhe nuk lidhen asnjëherë me interesin e ngushtë të Qeverisë dhe partisë në pushtet, por gjithmonë janë pasqyrë e njëmendtë e funksionimit të mirëfilltë të Kuvendit dhe qëndrueshmërinë e shtetit.

Kurse mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, përveç papjekurisë së madhe politike, dëshmon katërçipërisht, qëllimet puro tradhtare të opozitës ndaj popullit dhje shtetit të Kosovës, që për pasojë kanë dëmtimin e pa riparueshëm të interesave diplomatike, politike dhe atyre madhore strategjike, qoftë në planin e perspektivës së avancimit politik e diplomatik të shtetit, qoftë edhe në perspektivën e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik të shtetit të Kosovës. Për turpin e tyre të pa fund, kundërshtimi dhe mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita e shitur, është kushtëzuar me kërkesa shumë absurde, si dorëheqja e qeverisë, pra me egon e pistë, për ti ardhur në ndihmë Vuçiqit në këto momente të vështira për te, si dhe quar në vend, porositë e Vuçiqit, që mu në këto momente vendimtare për të ardhmen e vendit, opozita të bëj luftë për pushtet, me shpresën se do t`ia luhatin sadopak qëndrueshmërinë dhe prishin ekuilibrin Qeverisë Kurti, për ti hy në qejf presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq!

Madje i ashtuquajturi shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, debili Abelard Tahiri, tha publikisht se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, me të cilat, vetëm duan me çdo kusht, t`ia lehtësojnë punët Vuçiqit, aktualisht të zënë ngushtë nga sulmi terrorist serb i sponsorizuar prej tij, kundër Policisë së Kosovës, sepse ata edhe vet e dinë, se në zgjedhjet eventuale, do të humbin edhe më thellë, se në ato parapraket, e ndonjëra nga to, mund të bjerë edhe nën pragun zgjedhor, vendin që vërtetë e meritojnë., Kështu që deputetët e partive të inkriminuara të cilët e kanë votuar me aklamacion “zajednicën” serbe, nuk votuan edhe marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm për ta pamundësuar pranimin e mbështetjes, që BE ofron për qytetarët e Kosovës. Madje, marrëveshjet që kanë dështuar të votohen për shkak të bojkotit nga opozita e inkriminuar, nuk janë një e dy, por fatkeqësisht rrafsh katër sosh, si: 1-Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, 2– Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, 3– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, 4– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Prandaj pas dështimit të këtij votimi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk kishte rrugëdalje tjetër përveçse, marrëveshjet ndërkombëtare të pa votuara nga opozita e turpit, ti shtynte për seancën e radhës për shkak të mungesës së kuorumit dhe largimit të deputetëve opozitar, nga seanca. Për aq më tepër, i dëshpëruar me sjelljet antishtetërore dhe anti qytetare të opozitës së inkriminuar, Konjufca ka paralajmëruar se nëse vazhdohet me këtë mënyrë bojkoti, atëherë shpërbërja e kuvendit edhe nuk mundë të përjashtohet si zgjidhje e fundit. Dhe pas kësaj situate mizerabël, ai me plot të drejtë, e arsyetoj shprehjen e tij, me faktin se një kuvend që nuk e ka kapacitetin t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk ia vlen, as të ekzistojë! “Me thanë të drejtën, unë si kryetar i Kuvendit të Kosovës mendoj që një kuvend, i cili nuk e ka kapacitetin objektiv me kaluar marrëveshje ndërkombëtare, nuk ia vlen me ekzistua një legjislaturë e tillë fare”, tha ai.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".