Politikat ekonomike të Qeverisë Rama dhe Kurti II janë shkaktarët e eksodit të shqiptarëve nga vendi

Politikat ekonomike të Qeverisë Rama dhe Kurti II janë shkaktarët e eksodit të shqiptarëve nga vendi
Politikat ekonomike të Qeverisë Rama dhe Kurti II janë shkaktarët e eksodit të shqiptarëve nga vendi

Muhamet Kelmendi

  • 09 October 2023 - 12:00

 

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Si në Shqipëri, ashtu edh në Kosovë, kemi një politikë ekonomike shumë negative dhe kjo është shkaktar i drejtpërdrejtë i eksodit të madh të kombit shqiptar nga vendlindja për në botën e jashtme.Është bërë temë në Tiranë dhe në Prishtine qëndrimi se pushteti nuk mund të ndikon në ndërtimin e një ekonomie që ndalon eksodin dhe mundëson qëndrimin në atdhe. Kjo politikë është bërë dhe po ndërtohet me ngulm.

Të ardhurat minimale në Shqipëri janë rreth 300 euro e në Kosovë 260 euro në muaj. Vetë ky fakt kundruall çmimeve dhe shpenzimeve tjera shumë të larta është shumë produktiv në lëvizje të njerëzve jashtë vendit. Rreziku i zbrazjes po rritet. Në Shqipëri kemi një zbrazje në përmasa të larta. Nga janari, diskutohet në Kosovë, një ikje në masë. Lëvizjet pa viza, me gjendjen e të ardhurave personale minimale, sikundër edhe sigurimet e të punësuarve dhe të qytetarëve, është keqësuar. Sigurimet sociale dhe pensionet, sikurse është pensioni i pleqërisë dhe i familjes janë rrethe 100 euro në muaj. Në Kosovë këto sigurime janë edhe më të këqija. As në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk ka sigurime shëndetësore. Ndërsa, për sigurime tjera shoqërore e sociale, as që mendohet. Mbetja në vend e investimeve në fushat e përmirësimit të jetës dhe të kushteve për punësim është zero. Nuk kemi fare investime në sigurimet shëndetësore, në përmirësimin e sigurimeve sociale në pension dhe në arsim. Mbrojtja në punë është e dobët. Pas vdekjes në punë nuk ka familja pension të familjes. Invaliditeti në punë nuk sigurohet nga shoqëria. Gjendja në këto fusha është e rëndë. Ka mbetur vetëm rruga e migrimit. Shqipëria është zbrazur shumë. Prej janarit, nuk ka qytetar në Kosovë, nga mosha 18 e deri në 60,që nuk mendon më ikur nga Kosova. Tash është krijuar gjendja e tillë e emigrimit që ia kalon çdo migrimi të rëndë gjatë historisë së bërë me dhunë mbi kombin. Nuk ka mundur asnjë kohë dhe pushtim të arrij emigrimin si kjo kohë. Gjendja ekonomike e sociale e krijuar me politikën ekomomike të pushtetarëve është shkaku i emigrimit. Me politikën e ndërtuar është rritur krimi dhe korrupsioni. Një klase e re e krijuar është pasuruar shumë. Ndërsa, masat e gjera, mbi 70% është varfëruar. Ky varfërim ka vënë në lëvizje emigrime të mëdha. Ka mendime se në Shqipëri kemi mbi 60% të të rinjve të emigruar. Në Kosovë rreth 40% kanë ikur jashtë. Tendenca është në rritje nga janari i vitit 2024. Kjo gjendje duhet ndalur. Tirana dhe Prishtina kërkohet të veprojnë. Fushat dhe mënyrat e masave që duhet ndërmarrë dihen. I takon pushtetit të veproj në rregullim. Mos veprimi sjell ikje nga vendi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".