Vuçiq deklaron publikisht lidhjen e ngushtë miqësore terroristin Radojçiq, nuk ka çmim për ekstradim në Republikën e Kosovës

Vuçiq deklaron publikisht lidhjen e ngushtë miqësore terroristin Radojçiq, nuk ka çmim për ekstradim në Republikën e Kosovës
Vuçiq deklaron publikisht lidhjen e ngushtë miqësore terroristin Radojçiq, nuk ka çmim për ekstradim në Republikën e Kosovës

Gani Qarri

  • 10 October 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Refuzimi kategorik i Vuçiqit për ta ekstraduar në Kosovë krye terroristin Milan Radojçiq, dëshmon edhe më fuqishëm faktin se gjithçka që ka vepruar ky kryekriminel me grupin e tij terrorist ne veri të Kosovës, ka qenë projekt i ndërtuar dhe strategji e orkestruar nga vetë presidenti kriminel serb Aleksandër Vuçiqi me të gjithë aparatin shtetëror që posedon dhe kontrollon, që nga viti 2012 ai vet personalisht, në mënyrë autokratike.

Tani më Vuçiq e ka hequr tërësisht maskën duke deklaruar se nuk mund ta ekstradojë Radoiçiqin në Kosovë, përderisa ka pranuar edhe vet pjesërisht se grupi terrorist është furnizuar me armë nga Serbia, kurse një pjesë e kontingjentit të tyre, sipas tij, janë siguruar edhe nga Kroacia! Pra krimineli Vuçiq pas demantit të shpifjes kinse armët janë siguruar nga Bosnja dhe Hercegovina, ai tani përpiqet që ta involvojë, qëllimisht edhe Kroacinë në këtë lojë të pistë, pasi që duke pasur parasysh se Serbia hegjemoniste, qysh para por edhe pas përfundimit të luftës, ka vendosë një numër të kriminelëve më ekstremist serb nga Bosnja e Kroacia, si kolonisë në veri të Kosovës, ai i fajëson ata, ngase kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë, por edhe për t`ia lehtësuar sadopak, barrën vetes dhe terroristit Radojçiq.

Në anën tjetër, përderisa Vuçiq deklaron publikisht se lidhja e tij me krye terroristin Radojçiq është një lloj aleance dhe megjithëse nuk e konsideron si mik shumë të ngushtë, nuk do ta ekstradoj në Kosovë për hetim dhe gjykim, ai bie në kundërshtim të plotë edhe me vetveten, vetëm me arsyetimin, se nuk e njohin Kosovën, kur dihet se ka edhe kanale e rrugë të tjera të ekstradimit,për vendosjen e tij, para drejtësisë. Vuçiq, nëse mbetet edhe më tej, për ti besuar, këtij matrapazi politik, në një intervistë për Sky Njuz ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, krye terroristit Radojçiq, se kinse një pjesë të armëve përveç Bosnje-Hercegovinës i ka blerë edhe në Serbi dhe Kroaci, duke shpërndarë hapësirën e furnizimit në tri shtete, me qëllim për ta pamundësuar dhe komplikuar një hetim të përqendruar, që do ta zbulonte lakuriq përfshirjen e institucioneve të Serbisë në aferën kriminale me terroristët serb, të cilët sulmuan Policinë e Kosovës!

Përderisa Vuçiq pranon publikisht se Radoiçiq është aleati i tij i ngushtë, pikërisht me këtë fakt, zbulon hapur edhe lidhjen kriminale dhe institucionale me të gjitha veprimet subversive dhe aksionet terroriste që janë kryer nga kriminelët serb, në komunat e veriut të Kosovës, nga Lista serbe dhe grupi terrorist i Radojçiqit, se të gjitha ato janë dirigjuar nën telekomandën e drejtpërdrejtë dhe të mirë menduar, për kohë të gjatë, nga kabineti i vet Aleksandër Vuçiqit në Serbi. Kështu që, ky argument tanimë i faktuar pothuajse edhe në mënyrë autentike, nga vet krimineli Vuçiq, duhet tu shërbejë edhe SHBA-ve, BE-së dhe faktorit ndërkombëtar në hetimin dhe konstatimin e përgjegjësisë institucionale të Serbisë hegjemoniste dhe asaj personale të Aleksandër Vuçiqit, për të gjitha krimet dhe aksionet terroriste, të kryera tash e sa kohë, nga terroristët e grupit të Milan Radojçiqit, në veri të Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".