24 shtatori në Kosovë dhe 7 tetori 2023 në Izrael janë të shkaktuara nga Serbia dhe Irani nën diktatin e Rusisë

24 shtatori në Kosovë dhe 7 tetori 2023 në Izrael janë të shkaktuara nga Serbia dhe Irani nën diktatin e Rusisë
24 shtatori në Kosovë dhe 7 tetori 2023 në Izrael janë të shkaktuara nga Serbia dhe Irani nën diktatin e Rusisë

Muhamet Kelmendi

  • 10 October 2023 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia sulmoi më 24 .09.23 Kosovën me përkrahjen e Rusisë dhe të Putinit, i futen me qindra terroristë të armatosur në veri të Kosovës. Vranë një police dhe plagosën të tjerë. U barrikaduan në Banjskë, në një manastir. Falë aftësisë luftarake të Policisë së Kosovës, sigurisht të përkrahur nga SHBA, ky agresion u ndalë. U likuiduan disa terrorist dhe u kapë një arsenal i shumtë armësh. Terrori u mënjanua. Mu kjo politikë është sot në Izrael.

Pas dështimit të ngritjes dhe të formimit të një fronti të luftës në Kosovë, që u bë me 24.9.23, nga Serbia e organizuar nga Rusia, nëpërmjet Iranit, hapi luftë në Izrael. Forca e Hamasit sulmuan me mijëra raketa Izraelin dhe u futën brenda, duke vrarë, masakruar e terrorizuar me mijëra veta. Askush nuk e mohon të drejtën e palestinezëve për liri e për pavarësi, për shtet, por jo të një shteti terrorist islamik. Serbia sulmoi më 24 .09.23 Kosovën me përkrahjen e Rusisë dhe të Putinit, i futen me qindra terroristë të armatosur në veri të Kosovës. Vranë një police dhe plagosën të tjerë. U barrikaduan në Banjskë, në një manastir. Falë aftësisë luftarake të Policisë së Kosovës, sigurisht të përkrahur nga SHBA, ky agresion u ndalë. U likuiduan disa terrorist dhe u kapë një arsenal i shumtë armësh. Terrori u mënjanua. Mu kjo politikë është sot në Izrael. Qëllimi është i njëjtë, ai frontit të luftës, për interesa ruse.

Rusia, nëpërmjet Serbisë dhe Iranit, po përpiqet për të krijuar luftë në Ballkan, pikërisht në Kosovë, si dhe në Izrael, duke vënë në veprim terroristët e Hamasit. Kjo çështje vjen për faktin, se kështu ndahen forcat përkrahëse të luftës çlirimtare në Ukrainë, sidomos NATO dhe SHBA, largohen nga ndihmat ushtarake për luftëtarët e Ukrainës. Në këtë mënyrë, Rusia fiton në kohë dhe në frontin e gjatë të luftës në Ukrainë. Të dy këto aksione, ai në Kosovë dhe ky në Izrael, i shërbejnë agresionit ruse në Ukrainë. Natyrisht, se aktet terroriste e kanë këtë qëllim. Ato i shërbejnë gjithashtu shtetit rus dhe Putinit, si dhe Kinës, në përpjekjet politike, ushtarake e luftarake për ndërtimin e një botë reaksionare me diktaturë ruso-kinez. Këtu është qëllimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".