Faktet flasin : Serbia e ka sponsorizuar sulmin terrorist në Veri të Kosovës sepse strategjia e Vuçiqit për pushtimin e shteteve të vogla të Ballkanit bazohet në politikën e trashëguar prej ish shefit të tij Sllobodan Millosheviqit

Faktet  flasin : Serbia e ka sponsorizuar sulmin terrorist në Veri të Kosovës sepse strategjia e Vuçiqit për pushtimin e shteteve të vogla të Ballkanit bazohet në politikën e  trashëguar prej  ish shefit të tij Sllobodan Millosheviqit
Faktet  flasin : Serbia e ka sponsorizuar sulmin terrorist në Veri të Kosovës sepse strategjia e Vuçiqit për pushtimin e shteteve të vogla të Ballkanit bazohet në politikën e  trashëguar prej  ish shefit të tij Sllobodan Millosheviqit

Gani Qarri

  • 11 October 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Fakti se ashtu siç sqaron në një artikull kushtuar ngjarjeve të fundit në Banjskë, edhe politologu dhe autori i mirënjohur gjerman, Aleksandër Rhotert, i cili ka një përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit që nga shpërbërja e përgjakshme e ish- federatës jugosllave, shkruan se “është e frikshme ngjashmëria” me verën e vitit 1990 kur paramilitarë serbë, njëjtë si në Kosovë, u kishin zënën pritën edhe disa oficerëve policorë kroatë; ngjarje tragjike të cilat i paraprinë edhe luftës në Kroaci, tërheq vëmendjen Kosovës, për kujdes të shtuar, ndaj veprimeve të terroristëve serb, që të mos arrijnë ta përsëritin të njëjtin skenarë të përgjakshëm edhe në Kosovë.

-Edhe politikani i njohur boshnjak Jasmin Mujanoviq flet për një strategji të tillë të rrezikshme luftarake të Serbisë agresore, i cili thotë se Vuçiq nuk do të ndalet vetëm me sulmin terrorist në Kosovë , por do të kalojë edhe përtej, në shtetet tjera përreth në fqinjësi, është paralajmërim vërtetë për tu alarmuar, dhe mobilizuar shpejt e në kohën e duhur, veçanërisht Kosova dhe të gjitha shtetet e vogla të Ballkanit Perëndimor, kundër një plani të tillë të mundshëm ekspansionist dhe destabilizues serb me sulm direkt, apo indirekt përmes grupeve të armatosura kriminalo-terroriste nga Serbia hegjemoniste.

Mujanoviq thotë se edhe Mali i Zi është në një lloj rreziku të njëjtë dhe nën presion të ngjashëm si Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, nga Serbia fashiste, sepse, që të tria këto shtete, përbëjnë shtyllën kurrizore që ndërlidhet me interesat strategjike të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Madje sipas Mujanoviqit “Mali i Zi është edhe pjesë e botës imagjinare serbe, të cilën njerëz si Vulin dhe Vuçiq e kanë ëndërr, ndaj nëse shkatërrohet koncepti qytetar i Malit të Zi, do të jetë shumë keq si për BeH ashtu edhe për Kosovën….kur dihet mirë se nuk ka asnjë skenar të keq politik për sovranitetin e këtij shteti të vogël, e që nuk do të reflektonte keq edhe në të dy këto vende”, beson Mujanoviq. Politika dhe klika nacionaliste serbe që e drejton për dyzet vjet Serbinë, siç thekson ai, është e “ngrirë” dhe tani Vuçiq po përpiqet të zbatojë idenë pushtuese e nënshtruese të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, politikë që për katër dekada ka qenë në luftë të hapur kundër Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, kundër idesë së Evropës, liberalizmit dhe të drejtave të barabarta civile.

Dhe kjo është një tragjedi e madhe pikësëpari për vetë qytetarët e Serbisë, të cilët kanë humbur gjysmë shekulli në errësirë dhe mjerim”, e sipas tij, edhe sulmi në Banjskë nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen serioze politike dhe logjistike të projektit shtetëror, gjegjësisht Republikës së Serbisë, gjë që është e padiskutueshme se vet ajo qëndron pas këtij akti terrorist, mendon Mujanoviq. Politikani dhe diplomati boshnjak beson se tani procesi i negociatave është ndërprerë , e ka rënë plotësisht në zero dhe është vështirë të riaktivizohet, pasi që është Beogradi, ai i cili nuk e dëshiron atë, sepse gjendet përballë presionit për njohjen e Kosovës.

“Për Kosovën, nga ana politike, kjo duhet të nënkuptojë se në këtë moment prioritet i tyre është ruajtja e kontrollit në të gjitha pjesët e territorit të shtetit të vet, ndaj çështja e sigurisë së shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti i parë i Qeverisë në Prishtinë.

Megjithëse do të ishte ideale nëse do të kishte përsëri një dialog, duhet të pranojmë faktin se Beogradit me sa duket nuk i intereson kjo”, por Beogradi priret drejt dhunës, hakmarrjes dhe konflikteve të reja dhe se, siç thotë ai, i vetmi vendim real dhe logjik që Prishtina mund të marrë është të mbrohet nga agresioni i Serbisë. Mujanoviq,po ashtu dyshon se BE-ja do t’i vendosë sanksionet e paralajmëruara ndaj Serbisë, ka mundësi që vetëm SHBA të vendosin disa sanksione shtesë ndaj liderëve të caktuar serbë në Beograd, por, për fat të keq, nuk pres ndonjë gjë të veçantë sa i përket Komisionit Evropian”, thotë politologu boshnjak.

E për më tepër, Mujanoviq është i bindur se do të ketë përsëri incident të ri, nëse nuk ka përgjigje të fuqishme dhe serioze për atë që ka bërë Serbia, përndryshe mënyra se si Perëndimi i zhvillon marrëdhëniet e tij me Kosovën është shumë e palogjikshme dhe në këtë kontekst duket se për administratën e Bidenit, Serbia e Vuçiqit, e cila vazhdon të mbetet aleate e Rusisë dhe Kinës, është një mike më e madhe amerikane sesa Kosova e orientuar në mënyrë demokratike” përfundon Mujanoviq.

Edhe Kryeministri Kurti ka thënë se sulmi terrorist nxori në pah vështirësitë, si dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë, pasi që provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni terrorist, kundër Republikës së Kosovës.

Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht e nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin”, ka paralajmëruar edhe vet Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti. Ndërsa Politologu dhe autori gjerman, Alexander Rhotert, i cili ka një përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit që nga shpërbërja e përgjakshme e ish-Federatës së jugosllave, i ka kushtuar një artikull interesant, ngjarjeve të fundit në Banjskë, ngjarje kjo për të cilën shkruan se “është e frikshme për nga ngjashmëria” me verën e vitit 1990 kur paramilitarë serbë, njëjtë si në Kosovë, u kishin zënën pritën edhe disa oficerëve policorë kroatë; ngjarje që në qershorin e vitit 1991,qoi në luftën e Kroacisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".