Serbia po synon dhe nuk heq dorë nga veprimi pushtues për ta bashkuar botën serbe në një shtet serb

Serbia po synon dhe nuk heq dorë nga veprimi pushtues  për ta bashkuar botën serbe në një shtet serb
Serbia po synon dhe nuk heq dorë nga veprimi pushtues  për ta bashkuar botën serbe në një shtet serb

Muhamet Kelmendi

  • 11 October 2023 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia synon pushtimin e tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mbi bazën e vendimeve të Versait të vitit 1919 në Paris, si dhe të vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër te vitit 1914

Politika raciste e shtetit te madh serb nuk shtrihet vetëm mbi Kosovën, por edhe mbi territoret tjera të Ballkanit Perëndimor, deri edhe mbi Shqipëri për të dalë në Durrës.

-Sipas Beogradit, kërkohet që Kosova të humb shtetin dhe të futen nën regjimin serbomadh. Po kështu është edhe pikësynimi serb mbi Bosnjën e Hercegovinën. Ky shtet konsiderohet nga Serbia në vend serb.

Pikësynimi serb pushtues i njëjtë është edhe ndaj Malit te Zi dhe shtrihet deri të Maqedonia e Veriut, duke pretenduar që Serbia të dali edhe në Durrës. Politika e tillë është bërë në Serbi nga shumë politolog, politikanë, akademike serbe, akademi dhe neofashist, si Çubrillovici, Ivo Andric, Çosic, Milloshevic dhe po vazhdon nga klika e Vuçiqit.

Kurdoherë prinë në këto plane kisha ortodokse serbe. Në deklaratën e Kryeministrit Kroate, z.Plenkoviq, deputeteve në PE, shume politikologëve gjermane e austriake, krahasohet veprimi terrorist në Banjskë të Kosovës me verën e vitit 1990 kur paramilitarët serbë i kishin zënë priten disa oficereve policore kroat, që i parapriu luftës në Kroaci në qershor të vitit 1991. Këtë mendim e shprehu edhe Aleksandër Rhotert, një politikolog dhe autori gjerman, kur me një artikull të botuar, bëri krahasimin e ngjarjes terroriste në Banjskë të Kosovës me ngjarjet në Kroaci. Politikani i njohur boshnjak Jasmin Mujanovic flet për një strategji luftarake të Serbisë që nuk ndalet vetëm në Kosovë, por kalon përtej, edhe në shtetet tjera përreth. Ai thotë:

"Mali i Zi është në një rrezik dhe nën presion të ngjashëm nga Serbia, si Bosnia e Hercegovina, përveç Kosovës, ku po vepron me paramilitaret serbe (...). Mali i Zi është pjesë e botës së famshme serbe, të cilën njerëzit si Vulin dhe Vuçiq e imagjinojnë. Imagjinata pushtuese shtrihet mbi Kosovë, mbi Bosnie e Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut".

Pikësynimi serbomadh është shumë i dukshëm. Në deklaratën e Ministrit të Ushtrisë serbe, të Punëve të Brendshme, të Ivica Daçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqit, përcaktohen interesat e botës serbe mbi tërë shtetet për rreth, nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Kosovë, Mali i Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut. Ky qëllim shtrihet edhe mbi Shqipërinë.

Me këtë politikë po udhëhiqet Beogradi. Veprimet terroriste në Banjskë, forcimi i Republikës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, angazhimet e larta për fitoren e politikës serbe në Mal të Zi dhe në Maqedoni, tregojnë se Serbia është në veprim për ta bashkuar botën serbe në një shtet serb.

E tërë kjo mbështetet në politikën serbomadhe të shekullit 19 dhe 20, kur u krijua Serbia e Madhe, me vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1978, me Konferencën e Ambasadorëve me 1914 dhe në takimin e Versait të vitit 1919 në Paris, kur u krijua Serbia e Madhe.

Mbi këtë politikë po ndërtohet agresiviteti terrorist dhe pikësynimi i pushtimit të shteteve në Ballkanin Perëndimor. Serbia e ka forcuar këtë politikë dhe mbi këtë po vepron me forcë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".