Nëse je serb kosovar që e pranon pavarësinë dhe i dënon krimet e kryera nga Millosheviqi, të pret dënimi i rëndë dhe futja në listën për likuidim nga Aleksandër Vuçiqi

Nëse je serb kosovar që e pranon pavarësinë dhe  i dënon krimet e kryera nga Millosheviqi,  të pret dënimi i rëndë dhe futja në listën për likuidim nga Aleksandër Vuçiqi
Nëse je serb kosovar që e pranon pavarësinë dhe  i dënon krimet e kryera nga Millosheviqi,  të pret dënimi i rëndë dhe futja në listën për likuidim nga Aleksandër Vuçiqi

Radomir Dimiç

  • 11 October 2023 - 21:23

 

Nga Radomir Dimiç

(Letër e hapur mikut/dostit)

Çka duhet të bëjë unë që ti pëlqej një qeverie, që kur Kosova e shpalli pavarësinë dhe u bë shtet i pavarur! Mendoj se jam serbi i vetëm që publikisht kam deklaruar se nuk jam i përfshirë në asnjë akt lufte, jam i lirë dhe kam shëtitur përgjatë Prishtinës, kur të tjerët nuk kanë guxuar as të dilnin e të ndihen të gjallë, sepse kishin ndodhur gjëra të tmerrshme nga policia dhe paramilitarët serb.

 Unë si kosovar, jugosllav me prejardhje serbe, i kam gjykuar krimet në Kosovë të bëra nga Sllobodan Millosheviqi në të gjitha gazetat dhe televizionet. Ndoshta është dashur të heshtë si shumë të tjerë kur u masakrua një familje në Suha Rekë, kamioni me kufoma të shqiptarëve në Danub, pastaj jam serbi i parë që ju kam kërkuar falje shqiptarëve, i pari publikisht kam pranuar pavarësinë e Kosovës. Ndoshta të gjitha këto veprime të mija të bëra në të drejtën e shqiptarëve po më kthehen si bumerang, për të keq. Më kanë gjykuar serbët pse kam shkuar të bëjë nderime te varri i Ibrahim Rugovës, si president shteti dhe njeri i paqes. Veprimet e mija politike më janë hakmarrë në zgjedhje duke mi vjedhur votat. E dinë ndërkombëtarët që kam marre vota nga shqiptarët në të gjitha komunat, e edhe në Drenicë, por qëllimisht nuk më kanë lënë të hy në parlament. Kam bërë gjithçka çka kam mundur për të drejtën dhe të vërtetën kosovare. Nga tmerret e shtetit serb si hakmarrje për të gjitha këto Serbia më vrau nga vuajtja, gruan, babin dhe vajzën. Të gjitha këto veprime të mija politike Serbia i ka kualifikuar me emër e mbiemër: Radomir Dimiç është tradhtar i Serbisë- Srpski Izdajnik!!!

Nuk jam si Slobodan Pertoviqi, Branislav Grbiqi, e të tjerë, si Lista Serbe që ti hidhem në përqafim dikujt për interesa të tija dhe klanit të tij, si Kral Petrit-Aleksandër Vuçiqit që ta kisha pastaj Radojçiqin e Veselinoviqin për krah e të bëjnë tmerr e krime në Veriun e Kosovës. Por ja që kisha të drejte sepse e kam ditur që Pablo Eskobari i Kosovës-Radojçiqi do ta minoj paqen dhe qetësinë atje, u bë pronar i Veriut të Kosovës sikurse edhe Vuçiqi pronar i Serbisë. Kjo është e vërteta, e vërteta ime që më dhemb dhe unë po e vuaj me gjithë familjen në Serbi. Të gjitha këto veprime të mija i kam bërë me vetëdije dhe duke u mbështetur në realitetin dhe të drejtën dhe liritë e njeriut. Ndoshta për pushtetarët në Kosovë është dashur të bëhem edhe synet dhe ta ndërroj emrin nga Radomir Dimiq në Ramadan Dimiq!!!??? Me OJQ-në time Kosova Multietnike do të dëshiroja të krijojmë ardhmëri, demokraci evropiane, ekonomi të zhvilluar dhe të bëhem mburojë e stabilitetit dhe ndërtimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Nuk kërkoj asgjë nga liderët Kosovar të më shpërblejnë për golgotën time të maltretimit e terrorit serb të trashëguar nga regjimi i Millosheviqit, nuk dua dekorate as mirënjohje, dua vetëm ca metra toke për një varr atu ku linda e u rrita dhe ku dua të vdes! E shkrova këtë letër të hapur por edhe me zemër të hapur, ashtu si ndihem dhe siç kam qenë gjithë jetën time! Po dua ta them pse nuk jam interesant pëë asnjë qeveri deri me tani. Kurse të ashtuquaturit ministrat e mëdhenj serb ishin të dëshiruar dhe të pëlqyer. Mendoj se kjo ka ndodhur për shkakun që unë nuk kam qenë dhe mnuk jam, e as që do të bëhem ndonjëherë njëri i nënshtruar ndaj Aleksandër Vuçiqit, e mos e dhashtë zoti të bëhem sikur ajo radikalka Rada Trajkoviç e cila aso kohe fliste se si gratë shqiptare janë vetëm makina për lindje të fëmijvë, apo sikur disa të tjerë që akoma janë në qeveri për ti gëzuar të gjitha benefitet e pushtetit. Ta zëmë e të pyesim pse Nenadt Rashiqi akoma nuk po deklarohet hapur nëse e pranon olanin franko gjerman për Kosovën? Ndërsa unë e them hapur dhe pa asnjë rezervë se është plan i mirë dhe duhet të pranohet. Unë për interesin e shtetit të Kosovës angazhohem dhe luftoj pas kompensim për asnjë cent, derisa serbët që janë në qeveri luftojnë vetëm për ti rujtur privilegjet e tyre. Pse akoma asnjë serb i cili është në qeveri nuk e ka thënë hapur se po, Albin Kurti është kryeministri im, e nuk është Aana Brnabiç, ose ta thotë hapur se Vjosa Osmani është presidente e imja dhe e të gjithë serbëve të Kosovës, por jo Aleksandër Vuçiq. Vuçqi është njeri që ju përshtatet interesave amerikane, dhe për këtë arësye i ka detyruar serbët që të depërtojnë në Kosovë, kurse tani po i detyron të dalin, me qëllim që përsëri ta destabilizon Kosovën, kurse ministrat serb heshtin sepse në Qeveri janë rehat dhe ndjehen të kënaqur super. Ndryshe duket që unë nuk jam i përshtatshëm për asnjë qeveri edhe pse kaherë e kam dëshmuar që Lista Srpska është me disponim dhe qëndrim antishqiptar, dhe kam deklaruar se Kosovën duhet ta pranojmë shtet të pa varur dhe sovran, që të mos na ndodhë edhe neve ndonjë Hamas i përgjakur, ndonjë konflikt i pa fund dhe i panevojshëm, sikur që po ndodhë mes Palestinës dhe Izraelit. Unë e them fare pa hezitim se serb të vërtetë janë vetëm ata që e pranojnë realitetin dhe shtetin e pa varur të Kosovës si atdhe të vetin, shtet ndaj të cilit duhet të jenë qytetar, sepse janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës, pjesë e histirisë dhe kulturës së përbashkët, pjesë e traditave dhe mentalitetit të kësaj shoqërije.Nuk ju thonë shqiptarët serbëve të Kosovës SHIFTARI por ju thonë atje serbët e Beogradit. Prandaj më së shumëti i dua njerëzit të cilët e kanë vetëveten e tyre, personalitetin dhe i ngjajnë vetëm vetes së tyre e jo të tjerëve. Për të gjitha shprehjet e mija kërkoj konsideratë dhe mirëkuptim!

Radomir Dimiç-Kryetar i OJQ-së "Kosova Multietnike"

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".