Serbia nuk po mëson nga e kaluara e saj gjenocidiale, është koha e fundit për ndëshkim me masa të ashpra përjashtuese dhe izolim

Serbia nuk po mëson nga e kaluara e saj gjenocidiale, është koha e fundit për ndëshkim me masa të ashpra përjashtuese dhe izolim
Serbia nuk po mëson nga e kaluara e saj gjenocidiale, është koha e fundit për ndëshkim me masa të ashpra përjashtuese dhe izolim

Skender Mulliqi

  • 15 October 2023 - 09:06

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

E dimë të gjithë së çka na solli një logjikë e tillë mesjetare serbe. Edhe sot, Serbia po vepron më të njëjtin mentalitet, më logjikë të njëjtë, më argumente të paqena. Ngjarja e fundit terroriste në Banjskë, ka shpërfaqur edhe njëherë logjikën shoviniste serbomadhe ndaj tokave shqiptare. Vuçiqi gjithmonë e ka mendjen të dhuna, më të cilin mjet serbët nuk kanë mundësi më ia arritur qëllimit.

 

Tash Kosova dhe shqiptarët janë në një pozitë krejt tjetër shumë më të mirë. Kemi shtetin tonë, më organet tona, të cilat e mbrojnë çdo pëllëmbë të vendit. A dinë Vuçiqi këtë gjë apo jo,tek e fundit nuk është më rëndësi. Diqka që e dinë mirë është së pas aktit terroristë më të cilin dështojë në ndarjen e veriut të Kosovës, është fakti së do të pëson edhe më turpshëm në ndonjë agresion tjetër shtetëror ndaj vendit tonë. Ende nuk pamë nga bota perëndimore , që Serbia të ndëshkohet më masa ekonomike, dhe madje më izolim të pushtetit kriminal të Vuçiqit. BE-ja po neglizhon në këtë drejtim edhe pse I është bërë e ditur mirë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së nuk do të këtë vazhdim të dialogut nëse Serbisë nuk I vihet embargo ekonomike, e Kosovës ti hiqen. Si duket Rusia e Putinit ka sinkronizuar aksionet e agresionit shtetërorë të Serbisë në veri në njërën anë, më aktet terroriste të Hamasit mbi Izraelin në anën tjetër. Putin është i interesuar jetikisht që të shpërndan sa të këtë mundi flakët e luftës në Ballkan, dhe tash në Izrael, si kundërvënie ndaj botës perëndimore. Rusia pa një shpërthim të ndonjë lufte të re, e ka të sigurt së do të humb luftën në Ukrainë. Më këtë logjikë Putini do të dalë humbës, së lufta e tij është luftë pushtuese ndaj vendeve sovrane. Është iluzion në kokën e tij nëse mendon që bota perëndimore do të heshtë ndaj tendencës të hapur për kthimin e ndikimit të humbur të ish Bashkimit Sovjetik. Atë epokë të errët e ka mbyllë reformisti, Mihael Gerbaqov. Edhe Putini i vogël i Ballkanit , Vuçiq është duke përdorë logjikën e diktatorit rus për bashkimin e të gathë serbëve në një shtet, apo realizimin e idesë për botën serbe. Serbisë ju kanë shtuar apetitet sidomos pas invazionit rus në Ukrainë. Ardhja në pushtetin e Malit të Zi të Millatoviqit, në Bosnje Republika Srpska, po e kërkon pa reshtur shkëputje nga Millorad Dodik, kurse në veri të Kosovës , presidenti serb, po vepron që më dhunë të ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu. Këto nisma serbomëdha në rajon nuk do të lejohen të realizohen nga NATO, kur dihet për interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike të BE-së, dhe veçmas të Amerikës në Ballkanin Perëndimor. Ka ardhur koha që të bëhen hapa konkret nga BE-ja , e cila shumë e ka përkëdhelur Serbinë në maratonën e dialogut më Kosovën. Është iluzion nëse kjo strukturë evropiane nëse mendon së regjimi I Vuçiqit do të diferencohet nga regjimi i Putinit, kur dihet për lidhjet e tyre tradicionale miqësore e vëllazërore .Agresioni serbomadh i ushtrisë serbe, Putinit, VOA,BIA, policisë, Listës Serbe, edhe pse Vuçiqi po e mohon , kanë dështuar në këtë ngjarje tragjike për ndarje të Kosovës .Këto formacione të Serbisë, në krye më Vuçiqin dhe Radoiçiqin të cilin e ka shpallur Serbia hero, do të thyhen edhe më turpshëm, sa herë që do të pretendojnë të pushtojnë Kosovën. Realizmi i elaborateve shfarosëse Qubriliqiane, dhe Memorandumi e SANU i vitit 1986, kanë vdekur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".