Kërkesa e Aleksandër Vuçiqit për zgjedhje të shpejta në katër komunat e veriut të Kosovës lojë demagogjike për ta anashkaluar përgjegjësin e sulmin terrorist me agjenda politike

Kërkesa e Aleksandër Vuçiqit për zgjedhje të shpejta në katër komunat e veriut të Kosovës lojë demagogjike për ta anashkaluar përgjegjësin e sulmin terrorist me agjenda politike
Kërkesa e Aleksandër Vuçiqit për zgjedhje të shpejta në katër komunat e veriut të Kosovës lojë demagogjike për ta anashkaluar përgjegjësin e sulmin terrorist me agjenda politike

Gani Qarri

  • 15 October 2023 - 09:10

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pas deklaratës së habitshme të Vuçiqit, i cili për ta rikthyer pushtetin komunal në duart e zgjatura të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës "lista srpska", ai vet tani, kërkon organizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Pra i njëjti politikan demagog i cili përderisa BE kërkonte mbajtjen e tyre, ai ishte kundër, kurse tani kur përgjegjësia për aktin terrorist serb po i adresohet atij dhe Serbisë hegjemoniste, megjithëse deri dje thoshte se nuk mund ti bindë serbët lokal për pjesëmarrje në zgjedhje, tani edhe garanton pjesëmarrjen e tyre, duke dirigjuar edhe "listën srpska" të deklarojë njëkohësisht me të, edhe ajo, na qenka gati, për pjesëmarrje në zgjedhje.

 

Po duket hapur, se presidenti serb përmes kërkesës me nxitim për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës, po mundohet ta amortizojë, sa më shumë që të jetë e mundur, atmosferën e tensionuar në veri pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Kosovës, ku një policë i Kosovës u vra dhe një tjetër u plagosë nga terroristët. Madje Vuçiqi personalisht, po dëshiron ta shfrytëzojë pikërisht këtë situatë për ta riinstaluar edhe njëherë në pushtet, me çdo mjet dhe mundësi, listën serbe, subjekt ky mjaft kontrovers dhe shumë i dyshimtë e konspirativ politik, që vet, në mënyrë të vullnetshme i ka braktisur institucionet e shtetit të Kosovës. Edhe tani “lista serbe” përsëri vepron sipas skenarit të Aleksandër Vuçiqit, në mënyrë që serbët lokal ti mbaj nën kontroll dhe plotësisht të nënshtruar, përmes faktorizimit të "listës" në skenën politike të serbëve lokal në Kosovë. Prandaj demagogu i pashoq Aleksandër Vuçiq, përveçse kërkon organizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, ai edhe garanton pjesëmarrjen e pakicës serbe në zgjedhje, dhe detyron shërbëtoren e vet, të ashtuquajturën "lista serbe" të deklarojë edhe ajo, se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje. Madje i detyruar nga Vuçiqi, edhe kryetari i të ashtuquajturës "listës serbe", Goran Rakiq, menjëherë pas Vuçiqit, u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës, që sa më parë të shpallin zgjedhjet për kryetarë dhe asamble komunale në veri të Kosovës, me mesazhin se janë të gatshëm të marrin pjesë në to. Miku i krye terroristit Milan Radojçiq dhe shërbëtori i presidentit kriminel serb, Goran Rakiq, deklaroi publikisht se vendimet politike janë marrë në koordinim me Beogradin dhe se ai do ta respektojnë kërkesën e Aleksandër Vuçiqit, për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. “Prandaj dhe po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, dhe kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës”, ka deklaruar Rakiq. Por pas aktit terrorist të udhëhequr nga nënkryetari i “listës serbe” këtij grupacioni konspirative serb dhe rrethanave të reja të krijuara në vendin tonë, Qeveria dhe shteti i Kosovës, pikësëpari duhet të kërkojë urgjentisht, Goran Rakiq dhe subjekti misterioz politik që ai udhëheqë, të kushtëzohet me dënimin e aktit terrorist serb, të 24 shtatorit, të distancohet publikisht nga krye terroristi Milan Radojçiq, i cili e ka marr përsipër përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e aksionit terrorist të 24 shtatorit, si dhe të dëshmojë se e njeh dhe respekton shtetin e Kosovës, në mënyrë që ti mundësohet pjesëmarrja në zgjedhje, përndryshe dora e zgjatur e Serbisë fashiste në Kosovë, e ashtuquajtura "listë serbe" duhet të përjashtohet nga pjesëmarrja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".