Dënimi i Serbisë është gur themeli i vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

Dënimi i Serbisë është gur themeli i vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi
Dënimi i Serbisë është gur themeli i vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

Muhamet Kelmendi

  • 16 October 2023 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Zgjedhjet në veri, në katër komunat me shumicë serbe, nuk lejohet kurrsesi të mbahen, pa u zgjidhur çështja e agresionit terrorist serb në Banjskë të Kosovës dhe pa nënshkrimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër. Akti terrorist në Banjskë të Kosovës është shumë i rëndë. Veprimet dhe qëllimet kanë qenë të rënda. Aneksimi i veriut të Kosovës ka qenë përfundimi i agresionit terrorist serb në Banjskë. Në këtë kontekst, nuk ka dhe as që duhet diskutuar ndonjë veprim,pa marrë përgjegjësinë e duhur shteti serb.

-Largimi apo mos përgjegjësia e shtetit serb iu jep kurajo dhe forcë, forcave terroriste serbe në Beograd për të vepruar me masa të tjera terroriste, deri edhe të masave ushtarake dhe fashiste për të paraqitur shtetin e Kosovës si terrorist. Këtë nuk duhet lejuar. Kosova kërkohet të merr mësim nga Izraeli se si duhet vepruar me terroristët. Askund në botë nuk tolerohen terroristët. Pse duhet Kosova të toleron? Këtë nuk duhet bërë. E dhëna se gjoja shteti serb dhe krimineli i luftës Vuçiq nuk ka ditur për aktin terrorist nuk qëndrojnë. Për këtë flet organizim i grupit, madhësia, armët e gjetura, planet e përcaktuara dhe pikësynimet e terroristëve për ndarjen e veriut të Kosovës. Serbia i ka në gjirin e vetë këta terrorist. I ka shëruar dhe i mbanë. I festoje si atdhetar dhe për të rënët mbajti ditë zie. A nuk mjaftojnë këto për BE-në dhe për NATO-n, e për SHBA-të! Faktet nuk humbin. Nëse nuk dënohet Serbia,qartë del bashkëpunimi i kompetentëve ndërkombëtar me terroristet serb në Beograd. Në të kundërtën duhet të dënohet shteti serb.

Nuk mund të bëhen marrëveshje me terroristët si Vuçiq. Izraeli nuk diskuton me terroristët e Hamasit dhe te Hesbollhut. Pse? Sepse me terroristë nuk bëhen marrëveshje. Terroristët nuk ju përmbahen të arriturave në dialogim. Këtë e tregoj personalisht krimineli terrorist Vuçiq. Vuçiq. Nuk e nënshkroi marrëveshjen e Bruxelit dhe as të Ohrit. Gjoja e pranoj gojarisht. Dhe në Beograd doli kundër. Këtë e dinte z.Borel, z.Lajck dhe z.Eskobar. E lejuan. Bënë terror në Kosovë. Kosova këtë më nuk duhet lejuar. Dënimi i shtetit serb dhe nënshkrimi i marrëveshjeve për të shkuar te dialogu. Pa dënim dhe nënshkrim nuk ka as dialogim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".