Lexoni edhe:
Nuk duhet lejuar që edhe Kosova të rrezikohet me modelin e shtetit jo-funksional të Bosnjës
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Miqtë tanë nuk duhet të na tregojnë përralla kinse për demokracinë, drejtësinë politike dhe sidomos përralla për sundimin e ligjit . Prandaj KQZ me organet tjera përcjellëse ligjore shtetërore duhet me shpall Listën Serbe si një organizatë të jashtë ligjshme dhe çdo zyrtar apo politika në të ardhmen, në territorin e Kosovës, nëse nuk e nënshkruan dekretin se do ta mbron kushtetutën e Kosovës dhe Integritetin e shtetit, ton duhet me u shkarkuar dhe mos me i lënë kurrfarë posti shtetëror as politik.
-Vuçiqi dhe Serbia me ftesën për zgjedhje po duan ta hedhin topin që ne të ardhmen e afërt të manipulojnë me qytetaret serb përmes listës Serbe për kundërshtim kolektiv dhe Serbia ne një far dore po donë por edhe ndërkombëtaret, me hedh prapa shpinës sulmin terrorist në veri, në Bajnska, pra për ta harruar sulmi e terroristëve te Beogradit zyrtar. Kosova, edhe nëse na bëjnë sanksione tjera, nuk duhet lëshuar pe, sepse edhe sanksionet qe kanë ardhur nga treshja anti shqiptare, sidomos e Lajçakut dhe Borelit që hapur mbajnë anën e Serbisë, por pro serb na u bë befasisht pas koketimeve me ambasadorin serb ne Uashington Marko Gjuriçin edhe vet zyrtaret amerikan Gabrial Eskobari dhe zyrtari Çollet që në fillim mbanin neutralitetin, por në fund e kthyen diskursin në anën Serbe.
Fatkeqësisht kundër Kosovës po punon edhe Tirana zyrtare sidomos Edi Rama që më shumë ngjan në avokatin dhe agjentin e Aleksandër Vuçiqit sesa në kryeministrin e Shqipërisë nën dhe në vend të vllahut, Edi Rama po sillet ndaj Kosovës si një Kopil Serb, njëjtë që mundemi me thënë se po sillen edhe disa ish zyrtar të ish pushteteve në Kosovë, politikan të korruptuar dhe shumë media Kosovare që janë në pronësi të Oligarkëve të korrupsionit, si të Devollve, Pacollve ,Llukajve , Shoshajve etj. Qeveria e Kosovës duhet ti ndërpres bisedimet me Serbinë. Menjëherë në momentin që Serbia ka tentuar të na e grabis Veriun e Kosovës me forca para ushtarake kanë marr fund edhe bisedimet. Serbia duhet të dënohet për sulm nga miqtë ndërkombëtar dhe ti dorëzon Kosovës terroristët serb që vranë dhe sulmuan policin tonë. Nëse nuk bëhen këto Borellit, Lajçakut dhe Eskobarit duhet me ju uruar një ditë të mirë dhe me ju thënë hapur se nuk kanë çka kërkojnë më në Kosovë rreth bisedave mes Kosovës dhe Serbisë!
Sa ju përket zgjedhjeve të reja që po i kërkon tani Serbia, me ato po tenton ta merr pushtetin civil dhe ta luftoj përmes komunave dhe pushtetit lokal pushtetin e Prishtinës, mbledhjet janë mbajt kush ka dashtë me votu kanë votu, kush KON dashtë me digju Beogradin kanë sabotuar por zgjedhjet e mbajtura janë zgjedhje legjitime dhe te ligjshme dhe kush i ka digju terroristët e Beogradit le ti ankohen sot Vuçiqit.
Prokuroria dhe Policisë duhet ti fut në hetime penale për terrorizmin tërë listën Serbe dhe çdo kush që e ka përgatit dhe ka punuar së bashku kanë thur plane pushtuese me terrorizmin kundër rendit kushtetues të Kosovës duhet me shkarkua nga posti i deputeti apo zyrtarit dhe duhet mu arrestua, ndërsa miqtë tanë ishalla çmenden sepse terroristët, armiqtë me dashtë me pushtua dhe me vra polic në shtetin ,Amerikë, Spanjë, Sllovaki....terroristë të ngjashëm si terroristët e përkrahësit e tyre, listat e tyre politike kishin përfundua në burg të përjetshëm, ose në karrige elektrike, ose para togut të pushkatimeve. Miqtë tanë nuk duhet të na tregojnë përralla kinse për demokracinë, drejtësinë politike dhe sidomos përralla për sundimin e ligjit.
Prandaj KQZ me organet tjera përcjellëse ligjore shtetërore duhet me shpall Listën Serbe si një organizatë të jashtë ligjshme dhe çdo zyrtar apo politika në të ardhmen, në territorin e Kosovës, nëse nuk e nënshkruan dekretin se do ta mbron kushtetutën e Kosovës dhe Integritetin e shtetit, ton duhet me u shkarkuar dhe mos me i lënë kurrfarë posti shtetëror as politik. Paramendoni çka kishte ndodh e çka kishin thënë, çka kishin vepruar miqtë tanë nëse Kosova do të organizonte, furnizonte me armë ushtarake , me para, me logjistikë, grupe paramilitare Shqiptare që do të sulmonin Serbin me qëllim që do ti pushtonin si shembull Luginën e Preshevës ose Sanxhakun !As zgjedhje as biseda nga momentin kur jemi sulmuar për tu pushtuar nga shteti dhe mercenarët, nga terroristët Serb.
Kanë vdekur bisedat, ka vdekur demokracia dhe ka vdekur ndikimi i miqve dhe ligjëratat e tyre kinse për sundim të ligjit dhe demokraci botërore. Kosova nuk duhet me harxhuar kot miliona për zgjedhjet e kota të Beogradit, por me ato pare le të armatosemi mirë sepse deri sa të jetë Kosova e dobët ushtarakisht kurrë nuk do ta gjej paqen as qetësinë por gjithmonë do te jem në rrezik nga Serbia dhe nga aleatët e saj , ''Nëse donë ta ruash lirin dhe paqen atëherë përgatitu mirë për luftë”, citat romak jo i kot!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".